Serbia integrohet, Kosova izolohet

Opinione

Serbia integrohet, Kosova izolohet

Nga: Arben Sylejmani Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 07:38
Arben Sylejmani

Miratimi i Strategjisë së Integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE nga ana e Komisionit Evropian tregon se Kosova gjendet mbrapa shteteve të rajonit sa i përket rrugëtimit të saj për tu anëtarësuar në familjen evropiane.

Madje, për dallim nga Serbia dhe Mali i Zi, që ato mund të integrohet në Unionin Evropian në vitin 2015, nëse i plotësojnë kushtet e caktuara, në këtë strategji për Kosovën thuhet se ajo e ka rastin për përparim të qëndrueshëm për implementim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Por, pyetja që duhet shtruar këtu është se si ia doli Serbia aq shpejt të përparoj në rrugën e saj drejt integrimit në BE, pas një izolimi të plotë ndërkombëtar për shkak të krimeve që regjimi i Millosheviqit i bëri ndaj shqiptarëve dhe luftërave të tjera në ish-Jugosllavi.

Nga ana tjetër, Kosova të mbes aq prapa shteteve fqinje në realizimin e reformave që i kërkon Brukseli, përkundër përkrahjes së pakushte të shteteve perëndimore për të ndërtuar një shtet ligjor dhe demokratik.

Përkrahja e pa kusht e miqve ndërkombëtar nuk dha sukseset e pritura për shkak të politikanëve tanë të papërgjegjshëm, të cilët për interesa personale sakrifikuan ndërtimin e një shteti funksional.

Me shpalljen e pavarësisë, filloi procesi i themelimit të institucioneve që i japin Kosovës epitetin e shtetit, siç janë: Ministria e Jashtme, ambasadat, konsullatat dhe ndërmarrje dhe Agjenci që në teori do duhej të ishin të pavarura.

Por, politikanë e lartë të shtetit këto institucione të pavarura i përdorën për t’i punësuar militantët e vet partiak, pa u marrë për bazë kriteri i meritokracisë.

Madje, ka raste që janë punësuar njerëz në poste kyçe të institucioneve publike që nuk kanë marrë mundin që të aplikojnë formalisht në konkursin e shpallur. Për këtë, mjafton të dëgjohet publikimi i aferave “Pronto1” dhe “Pronto2”,

Punësimi i militantëve partiak, e jo më të mirët siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi ka bërë që institucionet të mbesin prapa sa i përket përmbushjes së kushteve për integrim në BE.

Problemi tjetër pse Kosova mbetet mbrapa vendeve fqinje të theksuara më Strategjinë e Ballkanit Perëndimor, mbetet niveli i lartë i korrupsionit.

Pushtetarët tanë në vend se të krijonin në gjyqësor të pavarur dhe efikas, ata edhe këtu e shtrinë ndikimin e tyre në mënyrë që mos të ndiqen penalisht për veprat e tyre të jashtëligjshme. Praktikat e deri tanishme tregojnë se gjykatat tona kanë dënuar vetëm me kusht zyrtarët publik, të cilët janë shpallë fajtor për keqpërdorim të qindra mijëra eurove nga buxhetit të shtetit.

Andaj, kjo është arsyeja që Komisioni Evropian, vitin 2025 e sheh si mundësi integrimin e Serbisë dhe Malit të Zi në BE, kurse për Kosovën ende nuk ka një datë të mundshme për liberalizmin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat