Situata e keqe në Arsimin e Kosovës nuk ndryshohet me deklarata

Opinione

Situata e keqe në Arsimin e Kosovës nuk ndryshohet me deklarata

Nga: Milazim Maraj Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:38
Milazim Maraj

Vazhdon Spiralja e dhunës në shkolla të komunës së Istogut dhe në terë Kosovën. 

Përgatitjet e tanishme për testin PISSA nuk janë adekuate. Vetëm forma nuk e ndërron cilësinë. Nuk ka veprime pro aktive për ndryshimin e gjendjes.

Në SHMT në Gurrakoc rrahje të nxënësve shkruan Koha ditore, në Gjimnazin Haxhi Zeka po ashtu rrahje të nxënësve, në SHFMU ”B. Curri” në Istog, prindi rrah nxënësin në prani të mësimdhënëses dhe nxënësve. Shkollat tona nuk janë mjedise të sigurta. Në këto shkolla nuk ka qasje të drejt ndaj dhunës . Nuk ka edukim që parandalon dhunën. Kjo dhunë që ka shpërthyer në këto shkolla në këtë kohë, në pranverë do të jetë edhe më e theksuar dhe më e përhapur.

Përgjegjësia për këtë bije mbi  MASHT,DKA-në dhe drejtoritë e shkollave.MASHT është përgjegjëse për numrin e vogël të inspektorëve. Ministrat e MASHT Hoxhaj, Buja, Bajrami dhe tani ministri Bytyqi kanë premtuar rritjen e numrit të inspektorëve, trajnimin e tyre, krijimin e kushteve të favorshme për punën e tyre, duke pasur parasysh edhe rrezikshmërinë në punë etj. Nga këto premtime nuk ka ndodhë asnjë realizim. Madje ka ndodhë e kundërta. Numri i inspektorëve ka rënë, disa inspektor kanë shkuar në pension, disa të tjerë kanë shkuar në institucione tjera dhe inspektorati i Arsimit të Kosovës është paralizuar në masë të madhe. Kështu në Rajonin e Pejës nga 9 inspektor sa ishin në vitin 2008 tani janë 2 inspektor dhe udhëheqësi i zyrës, në Gjakovë vetëm 1 inspektor e kështu më radhë.  

DKA-të kudo në Kosovë janë shndërruar në zyre burokratike të cilat nuk dalin në teren.Drejtoret në këto shkolla mundë të i shohim vetëm në raste të veçanta kur kryetari i Komunës del në ndonjë vizitë e cila ndodhë zakonisht para zgjedhjeve. 

Drejtoret e DKA-vë nëpër shkolla dalin shumë rrallë apo kur dikush promovon ndonjë vizitë nga MASHT natyrisht më përcjellje të mediave. Kudo në bufe restorante sheh drejtor të shkollave në kohën e orarit të punës që bëjnë kokrrën e qejfit dhe merren më ndonjë biznes tjetër apo përfolmë dhe intriga politike kryesisht për subjektin që nuk i takon ai.  Ndaj tyre nuk ushtrohet  kontroll nga DKA si punëdhënës. Shumë prej tyre as që përcjellin punën e drejtorëve që kryesisht zgjidhen  servil  nga subjektet politike.

Drejtoret nuk janë të përgatitur për punën e tyre. Nuk kanë motive dhe për punën që e bëjnë. Drejtoret e mirë nënçmohen dhe përgojohen  të pa penguar nëpër këto çarqe. Shumica prej tyre janë të përkëdhelurit e partive politike që i kanë zgjedhur drejtor në kompensim të angazhimit të tyre në kohë zgjedhjesh lokale. DKA-të nuk kanë program të caktuar për të stimuluar përgatitjen dhe ngritjen e drejtorëve të shkollave. Dhuna nëpër shkolla vjen si pasojë e mos aplikimit të strategjisë për parandalimin E DHUNËS NË SHKOLLA. Kjo strategji  u përgatit nga Qendra e Edukimit të Kosovës (KEC) e përkrahur nga MASHT dhe financuar nga UNICEF. Në terë rrjetin a arsimit të Kosovës. Drejtor i këtij projekti ishte Prof. HalimHyseni i cili më përkushtim vëzhgojë gjendjen e sigurisë në arsimin para universitar të Kosovës. Ai ishte personalisht nëpër shkolla. Pas përfundimit të projektit u formuan Bazat e mbrojtjes të mjediseve të sigurta, jo të dhunshme dhe humane në shoqëri dhe shkolla. Pasi që u studiua mirë dhuna në shkolla, natyra e dhunës tipat e dhunës, për parandalimin e sajë u hartua  programi i funksionalizimit të rrjetit të mbrojtjes ndaj dhunës parandalimi i saj. Në këtë program u parapa edhe monitorimi dhe vlerësimi i dhunës. Për hartimin e  këtij programi prof.. HalimHyseni kishte studiuar përvojat më të mira dhe të avancuara  të arsimit në botë. Në këtë rrjet u përfshinë MASHT, DKA, policia e Kosovës, Qendrat për punë sociale, Këshilli i prindërve etj. Monitorimi i parë që u bë nëpër shkolla dhe rezultatet e para shumë inkurajuese. Më inspektimet që u bënë nga Inspektoret e Arsimit të Kosovës vërehej ndryshim shumë i madh i gjendjes jo vetëm në planin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve por edhe në ngritjen e dukshme të suksesit  ka  në nxënie.

Bazamenti i tipave të dhunës në shkolla është (Dhuna Strukturore). Kjo formë e dhunës është prezentë në të gjitha shkollat tona. Është formë që vështirë identifikohet dhe shumë vështirë për të u referuar nga nxënësi. Ndërkaq është dhuna më e rrezikshme që degradon procesin e mësimit, edukimin e nxënësit, demoralizon nxënësin. Disa burime të kësaj dhune janë: Planë-programi i pa përgatitur mirë, interpretimi i dobët i lëndës, mos respektimi i nxënësit, mjedisi i dhunshëm në shkollë, klasa e pa pastër, pa ndriçim të mjaftueshëm dhe pa temperaturë konstante. Etika dhe estetika e mësimdhënësit gjatë procesit të mësimit.Bashkëpunimi në raportet mësimdhënës, nxënës, nxënës – nxënës. Furnizimi dhe pajisja e shkollës më mjete konkretizimi dhe përdorimi i tyre etj. Ky proces nuk ka mundësi të menaxhohet pa Inspektor të Arsimit dhe pa një bashkëpunim të mirëfilltë të hallkave kryesore të Arsimit, MASHT(SIA)-DKA- Polici e Kosovës,Drejtori e shkollës dhe KP. Shkollat tona përballën edhe më shumë dukuri tjera negative nga të cilat pësojnë nxënësit e sotëm dhe e ardhmëria jonë si shoqëri. Qelës për ndryshime pozitive është IA dhe SIA. Ky institucion jo që nuk përkrahet por në forma prej më të ndryshme pengohet nga faktor të ndryshëm. Ndërsa në MASHT IA vazhdon të shihet si polic i vështirë që prek interesa të caktuara brenda dhe jashtë këtij institucioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat