Po vazhdimit të dialogut me Serbinë, por jo kundër interesave më të larta shtetrore dhe nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve!

Opinione

Po vazhdimit të dialogut me Serbinë, por jo kundër interesave më të larta shtetrore dhe nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve!

Nga: Agron Shabani Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 15:36
Agron Shabani

Një ndër çështjet, aspektet dhe pikësynimet kryesore ose esenciale (substanciale) të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore (qytetare) ose politike në Republikën e Kosovës, përveç lirisë, pavarësisë, sovranitetit, identitetit, eksluzivitetit dhe integritetit të përgjithshëm shtetror, nacional, institucional, funksional dhe politik, janë vlerat moderne ose bashkohore të qytetërimit të lartë evroperëndimorë. Respektivisht, liria, drejtësia, barazia, racionaliteti, poziviteti, moraliteti, solidariteti, edukata, kultura, emancipimi, zhvillimi dhe përparimi i gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë.

Duke i përfshirë ose nënkuptuar në këtë kontekst edhe ndjesinë dhe përkushtim esencial ose substancial për drejtësinë dhe barazinë e gjithëmbarëshme sociale, societale ose politike së bashku me punën e zellshme dhe profesionale si mjete kryesore për ndërtimin e një shtetit dhe shoqërie të vërtetë ose të organizuar si duhet. E tërë kjo në një shtetit dhe shoqëri të përparuar ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike ku dhuna, terrori, kaosi dhe anarkia, refuzohen si një mjete për të arritur qëllimet e ndryshme politike etj. Mbase, zëvendësimin e dhunës, kaosit dhe anarkisë me dialogun, diskutimin, konsenzusin ose kompromisin si burime të vetme dhe kryesore për ngritjen dhe krijimin e një mendimi ose opioni të përbashkët shoqërorë, qytetar ose politikë në relacionet ose konstelacionet e njohura vertikalo-horizontale ose anasjelltas. Kjo në radhë të parë për faktin se njerëzit ose qytarët e nje shteti të pavarur, sovran, integral, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik, në instancëtë fundit janë miq, aleat, partner, anticipant, pretendent dhe participant të njejtë dhe të barabartë të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Duke filluar që nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, ministri ose deputetit dhe deri tek njeriu ose qytetari i rendomtë. Pavarësisht asaj se njerëzit ose qytetarët e ndryshëm të një shteti ose të një vendi, dallojnë ose janë të veçantë nga njeri tjetri për nga postet ose funksionet e ndryshme pushtetmbajtëse ose politike, për nga forca ose fuqia fizike, organilke, politike, materiale, sociale, societale ose ekonomike, për nga kapaciteti i tyre intelektual ose profesional, për nga edukata, kultura, arsimimi ose emancipimi, për nga konstrukti i tyre shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, për nga gjuha, kultura, feja (religjioni), etnia, raca ose gjinia e tyre dhe kështu me radhë.

Një shtet ose komunitet politikë, definohen përmes refuzimit të dhunës si mjet apo si metodë të zgjedhjes së konflikteve ose mosmarrëveshjeve të ndryshme, apo për të qenë më i qartë, për nga zgjedhja e dialogut ose diskutimit publik si mjete ose instrumente të njohura politike ose diplomatike për zgjidhjen ose tejkalimin e konflikteve të ndryshme ndërshtetrore, ndërnacionale dhe të tjera, përmes të të cilave arrihet deri të marrëveshjet ose vendimet e mëdhe dhe të përbashkëta.

Në ketë sfond, ne u kemi borxh të përjetshëm grekëve të lashtë për zbulimet ose invecionet e njohura të politiktës, diplomacisë, skolastikës, retorikës, oratorisë, dialogut si dhe mjetëve ose disiplinave tjera shkencore ose humaniste të cilat paraqesin konturat , idealet, parimet, vizionet dhe veçoritë themelore të kulturës evro-perëndimore. 

Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi dhe shtetit të tërë, janë identitet dhe uniteti i tij polemik, uniteti i të cilit konsiston në debatin ose dialogun ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe puçen, bashkohen dhe pajtohen preferencat e ndryshme konceptuale, ideologjike, politike, partiake, fetare, kulturore, morale dhe të tjera, të cilat bashkërisht i japin një  populli (kombi) dhe një shteti emrin, vlerën, identitetin, ekskluzivitetin dhe fizionominë e tyre. Është dialogu ose diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e shtetit; janë stili, takti, gjuha (leksiku), gramatika ose forma e debatit ose dialogut, ato që krijojnë pasqyrën dhe imazhin e tyre. 

Mirëpo, po aq të rëndësishme janë edhe koncepcet, përceptimet dhe anticipimet e njohura aksionale dhe funksionale të punës ose angazhimit praktik dhe teorik. Kombinimi, unifikimin ose konvencionalizimi i spiritualizmit me idealizmin dhe materializmin. Respektivisht, i interferimi i anës refleksive (reflektive) ose teorike në anën praktike. Duke e bërë në mënyrë sintetike dhe metodologjike edhe integrin e shumë elementë të tjera brenda paradigmave të njohura politike dhe diplomatike. Respektivisht, integrimin dhe afirmimin e pluralizmit të vlerave të synuara parlamentare dhe demokratike dhe jo integrimin ose afirmizmin e  monizmit politikë me thekse të ndryshme dogmatike, demagogjike, unilaterale, monologjike, reaksionare ose anakronike të liderëve-shtetit ose shtetit-parti. Në të kundërten, siç dihet, pluralizmi politik ose partiak, nuk janë vetëm "një grumbull ideshë ose qëndrimesh të ndryshme elitare, egalitare, parlamentare ose pluraliste , të cilat as nuk duan të pohojnë dhe as të mohojnë çfarëdoqoftë në politikën ose diplomacinë e lartë shtetrore ose nacionale."

Përkundrazi, ato metojnë të hedhin poshtë secilin mazohizëm dhe nihilizëm radikal ose ekstrem së bashku me "komoditetin" ose "ekskluzivitetin" e relativizimin etikë apo antropologjiko- epistemologjik. 

Boshti  kurrizor i secilës etikë shtetrore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike, është aftësia ose zgjuarsia për universalizimin dhe globalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve të njohura shkencore dhe humaniste. Kjo do thotë se për të patur një karakter dhe shtrirje të përgjithshme (globale), etika e lartë shtetrore dhe nacionale, duhet të jetë universale. Mbase, ngritja, projeksioni dhe dërtimi i një etike universale humaniste. Domethënë, një gjakim i ri për virtytin dhe idealin  nëpërmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

U mor vesh se sa më precize të jenë marrëveshjet e ndryshme ose deklaratat, aq më të prirura dhe më të qarta do jenë ato për t´i identifikuar dhe definuar në mënyrë precize dhe pozitiviste të gjitha ato çfarë i duhen shtetit dhe rregullimit të gjithëmbarëshem shoqëror ose qytetar në të ardhmën. Për shembull, shtetët e zhvilluara  liberale ose demokratike të Perëndimit, kanë kokëqarje ose mosmarrëveshje të shumëta ligjore, administrative, juridike, politike, diplomatike, ushtarake, tregtare, ekonomike, konjukturale, manufakturale, pronësore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera me shtetët (apo, ish shtetët) e ndryshme marksiste ose bolsheviko-komuniste të Lindjes. Në çështjet e pronës dhe kapitalit-sidomos. Por, kjo nuk pengon aspak që vlerat dhe parimet e përgjithshme për liritë dhe të drejtat e njeriut, t´i  përcaktojnë ose determinojnë parimet dhe postulatet e njohura të etikës globale ose universale. Respektivisht, aplikimin e tyre në menyrë racionale, kritike dhe humaniste. Ndonëse, gjithënjë duke menduar dhe reflektuar në Deklaratën Universale për të Drejtave të Njeriut të vitit 1948 në San Francisko të SHBA-së. 

Ndaj, për çështje dhe aspekte të rëndësishme që i përkasin interesit të gjithëmbarëshem ose kauzalitzetit më të lartë shtetror dhe nacional të Kosovës dhe shqiptarëve si "demarkacioni kufitar" i Kosovës me Malin e Zi ose Serbinë dhe Maqedoninë, "asociacioni i pavarur i komunave serbe në veriun e Kosovës ose Mitrovicës", "gjykata speciale", statusin politik i Kosovës dhe të tjera: Përballë vullnetit të shumicës së atjeshme parlamentare, qeveritare ose politike (volonte de tous), është dashur tëpyetët, testohet dhe respektohet vullneti i sovranit. Respektivisht,  vullneti i përgjithshëm ose gjeneral (volonte generele) i shumicës abslote të shqiptarëve. Dhe, jo vetëm vendimet ose nënshkrimet e ndryshme unilaterale ose monologjike "urbi et orbi" ose "ultima ratio" kundër interesave më të larta të Kosovës dhe shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat