Kulmi i skandaleve të Hashim Thaçit

Opinione

Kulmi i skandaleve të Hashim Thaçit

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 15 shkurt 2018 Në ora: 12:51
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi këto ditë e bëri një papresedan që së ka ba askush nga te gjithë burrat e shteteve gjithandej botes. E tha haptas, pa marre, pa fije turpi, shkretoi ashtu siç dinë vetëm ai te shkreton, e tha këtë sepse ky njeri që 18 vjet nuk dinë te thotë ndonjë gjë te mire pos te bëjë skandal mbi skandale, të premton por që premtimet e dije sa ora bien ne rrenë. E,ky është ndër të skandalet më skandale, pra është kryeskandali i tij kur ai:

"E BËRI KRAHASIMIN E GJYKATËS SPECIALE ME GJYKIMET DHE PËRSEKUTIMET E HEBREJVE NGA HITLERI DHE NACIZMI"

Njeriu që i ka dy fije mend në kokë nuk do ta thoshte një gjë të tillë,sepse kjo nuk është e vërtet, por eshte shumë skandaloze qe do te thotë së kjo është kryevepra e veprave të turpshme skandaloze te tij kur ai pa fije turpi e krahason persekutimet e Hitlerit më këtë Gjykate Spesiale, e cila aspak nuk do tia humbë vlërën UÇK-se por vetëm dhunuesve te saj te cilët kanë ba krime gjate dhe pas lufte.

Po si mund të thotë njeriu një gjë te këtillë, kur dihet se Gjykata Speciale nuk udhëhiqet nga nazistet e Hitlerit, por është nën patronatin e bashkësisë ndërkombëtare, pra nen patronatin e miqve tanë pikë së pari të SHBA-ve dhe shteteve tjera Evropiane të cilat e çliruan Kosovën nga shovenizmi dhe diktatura serbe qe dojshin me çdo kusht ta zhdukë popullin shqiptarë në Kosovë, e çliruan Kosovën, na e sollën lirin, sepse pa ta nuk do te ishte e mundur te fitohet liria. Por, edhe pas çlirimit janë po këta miq te cilet me çdo kushte po e ndihmojnë Kosovën dhe zhvillimin e sajë drejtë së ardhshmes, që Kosova ta marrë rrugën e saj ne altarin e shteteve tjera te botës.

Unë nuk e di, vërtet nuk e di së edhe çka mund te bëjë ky njeri monstruoz qe ta heqim qafe njëherë e përgjithënonë sepse e mori n ‘qafe Kosovën dhe ardhmërinë e saj. Sa më shpejtë qe ky njeri te ikë, kuptimi i lirisë së Kosovës do të ishte më kuptimplotë, njerëzit do te ndiheshin me te lirë dhe do te merreshin frymë më çlirshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat