Kosova në dritën e 10 vjetorit të pavarësisë dhe 18 vjetorit të lirisë ose çllirimi të saj

Opinione

Kosova në dritën e 10 vjetorit të pavarësisë dhe 18 vjetorit të lirisë ose çllirimi të saj

Nga: Agron Shabani Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:03
Agron Shabani

Janë mbushur me tepër se 18 vite të çlirimit (lirisë) dhe 1O vite të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Duke e nënkuptuar këtu edhe Miqësinë dhe Aleancën e Madhe Nato-UÇK-së- gjatë kohës së luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, për të cilën tashmë janë shkruar libra, histori, antologji dhe enciklopedi të shumëta në analët e përgjithshme të historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.Respektivisht, njohjen ndërkombtare të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, sovran, integral dhe demokratik.

Mirëpo, edhe përkundër saj, liria, shteti, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i përgjithshëm ose substancial i Republikës së Kosovës në kuptimin e plotë të fjalës, po vazhdon të njoh sfida, udhëkryqe, tatëpjetëza dhe turbulenca të shumëta në kontekste dhe relacione të ndryshme shtetërore, nacionale, teritoriale, politike, ushtarake, administrative, juridike, fetare, kulturore dhe shumë të tjera.

Në Pjesën Veriore të qytetit të Minatorëve ( Mitrovices) ose të vendit tonë në kufi me Serbinë -sidomos. Mbase, pikërisht aty ku zatën ndodhën edhe resursët ose pasuritë me të mëdha minerale ose nëntokësore të vendit tonë.

Aty është edhe i ashtuquajturi " kori i madh" i britmave dhe ulurimave të ndryshme "senzacionale" ose "bombastike" të sinodit dhe mitropolisë së kishës serbe mbi "Kosovën si djep" ose "Jerusalem të shtetit dhe popullit qiellor serb" etj...!

Kjo edhe përkunder fakëve dhe dëshmive të shumëta antropokulturore, antropohistorike , antropogjeografike, antropogjenetike, arkeologjike, onomastike, paleontologjike etj., mbi Kosovën ( Dardaninë Antike ) tokë ose teritor etnik dhe historiko-gjeografik i iliro-shqiptarëve. Respektivisht, që nga etapat ose periudhat e lashta të Neolilit dhe të tjera ( lëxo: 4OOO vjet- para epokës sonë ) dhe deri ne ditët tona.

Ndërkaq, serbët siç dihet, në formë grupësh ose fisësh të ndryshme nomade ose gjysëmnomade, do të dyndën nga Karpatët dhe rajonet tjera të Rusisë etj....Për t´u vendosur dhe sistemuar kështu nepër vende dhe rajone të ndryshme të Gadishillit Ilrik ( Ballkanik) -dikund gjatë shekujve gjashtë dhe shtatë në mesjetën e hershme në formë grupësh ose hordhishë nomade ose gjysënomade.

Shih ti tashti edhe të të ashtuquajturat "demarkacionet kufitare" të  Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi së bashku me "asociacionin e pavarur të komunave serbe"në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, "gjykatën speciale" dhe paradokse tjera reaksionare dhe anakronike si shpata e Demokleut ose gogol i madh politik për Kosovën dhe shqiptarët!

Ka kohë që serbët vazhdojnë të paraqesin ose prezantojnë vetën, gjegjësisht, të "kaluarën" ose "historinë e tyre" në Kosovë  si "pengje" ose "viktima të pafajshme" të faktorit shqiptarë dhe atij ndërkombtarë.  

Si dukët "Trepça" së bashku me basenët ose minierat tjera të plumbit, arit, argjentit, zinkut, kromit, boksitit, kobaltit, thëngjillgurit dhe të tjera, ishin dhe ngelën "kishat" ose "manastirët" me të rëndësishme ose kryesore në "projektët" dhe "planimetritë" e njohura "fetare", "kulturore", "politike" ose "historike" të qarqëve dhe strukturave të ndryshme radikale, gjegjësisht, ultrafetare ose ultranacionaliste në Serbi.

Në këtë vorbullë, turpi, paradoksi, marrëzia dhe hipokrizia me e madhe politike dhe historike do ishte pikërisht ajo nëse dikush iu beson brroçkullave, thneglave,gjepurave, totemëve, reliktëve, fetishëve, dogmave ose demagogjive të ndryshme reaksionare, mesjetare ose arkaike të qarqëve dhe strukturave të ndryshme pseudofetare dhe ultranacionaliste në Serbi, Rusi ose dikund tjetër. 

Tashmë ka përfunduar (perënduar) koha e muzgujve dhe hijëve të lugatëruara të mesjetës. Iliro-shqiptarët janë indogjen dhe autokton në Kosovë , respektivisht, në Dardaninë Antike. Shqiptarët madje janë ndër popujt me të lashtë (shtetformues dhe kulturëformues) në Gadishullin e njohur Ilirik dhe pothuajse në tërë kontinentin e vjetër europian. Kjo nuk paraqet surprizë ose ndonjë zbulim të veçantë në shkencat e ndryshme shoqërore ose historike.Jo.

Në anën tjetër ndërkaq,  edhe komandantët (udhëheqësit) kryesorë dhe pjesëtarët tjerë të UÇK-së edhe sot e kësaj dite po vazhdoujnë të paditen, akuzohen, shantazhohen  ose kriminalizohen nga gjykatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë e kudo tjetër në bazë të fletëakuzave ose fletëpadive të ndryshme 8imagjinare ose fiktive) të regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviqit etj. Përkatësisht, në bazë të kurthave, intrigave, dredhive,insinuatave dhe inskenimëve të njohura ( sllavo- bizantine) të atyre që me tepër se një shekull i vranë, burgosën, përndoçën, i zhdukën dhe masakruan shqiptarët etnik dhe autokton në tokën dhe trojet e veta etnike dhe historike!!! 
Aty janë edhe ca zëra të ndryshëm vendorë dhe ndërkombtar që vazhdojnë të dyshojnë në moralin dhe pastërtinë e luftës së lavdishme të UÇK-së, të cilët, në rastin konkret nuk paraqesin asgjë tjetër pos zërave të vetmuar dhe izoluar në vetminë  dhe shkretëtirën e madhe të mendjes, zemrës dhe shpirtit që i shpartallon dhe davarisë mengjesi. Ata janë ´kolonë e pestë´ e Moskës dhe Beogradit në vorbullën e përgjithshme të luftëra tashmë të njohura psikologjike, speciale, propagandistike dhe të tjera kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

U mor vesh se luftëtarët e  UÇK-së dhe vlerat e njohura të luftës çlirimtare dhe heroike të një populli ose kombi të tërë, nuk e kanë vendin në "bankat e zeza" të gjykatave të ndryshme vendore ose ndërkombëtare, por në Olimpin (Panteonin) e vlerave me të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në "Trokadero" të Parisit edhe sot e kësaj dite; thonë se ndodhët një monument i lashtë i viganëve i cili paraqet një kudhër impozante me një mori çekanësh(çekiçësh) të thyer mbi të dhe jnjë mbishkrim që thotë: Hudhni çekanët banda armiqësore!Çekanët tuaj do thehën, ndërsa tempulli i shkëlqyer i popullit dhe i Perëndisë, përgjithmonë do mbetët.

"Asgjë të re në 'prokurorinë' dhe 'senatin bizantin' të Romës", do thoshte dikur Ciceroni i Madh.

Erich Frommi në veprën e tij "Të jesh apo të kesh" ( ose, të je apo të ke? ) në radhë të parë angazhohet për njeriun e lirë, për njeriun e suksesshëm, të pasur dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës.Për guximin, forcën, lirinë,individualitetin, subjektivitetin,  intimitetin, vizionet, idealet, simbolet, eksluzivitetin, spontanitetin dhe integritetin e tij. Përgjigjen në pyetjen se çka dhe për çfarë është në të vërtetë njeriu ose indivi në shoqëri? Erich Frommi e ngritë, projekton dhe sendërton pikërisht mbi substratin dhe dimensionin e gjërë sociopolitik, socioekonomik, sociohistorik, sociogjeografik, sociopsikologjik , antropologjik, antropolitik, antropokuturor, antropogjenetik etj. Mbase, mbi themelët dhe analizat e thella sociale, shoqërore dhe psikologjike mbi njeriun dhe shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi.Duke iu dhënë kështu përparësi absolute, respektivisht, ,ambiguitet dhe prioritet të plotë anës humane dhe etike(Condito Humana) dhe asaj shkencore dhe metodologjike(Sciennce of Man) të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.

Ç´është e vërteta, motivi, ideali, vullneti dhe guximi pët të jetuar i lirë , i pavarur, sovran dhe integral, janë virtyte dhe atribute të larta ose tepër madhore. 

Pak filozofi politike...

Filozofia politike na mëson ose udhërrefen vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla. Për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet me gjithëçka dhe me asgjë! "Bota globale është përfaqësimi i tij real." Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar.

Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimë të caktuara. Është pra një "luftë" ose "stuhi infernale që nuk pushon kurrë", ku qeniet njerëzore janë në kaos, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës si dhe plotësimit të nevojave dhe kërkesave jetësore. Të shkëputur nga materia, të lëkundur nga humanja ose njerëzorja, duke ngarenduar pas plotësimit të egove ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive, pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.

Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

Se këndejmi, në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë e re politike, respektivisht, brenda "filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste", sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës", gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore.

Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera. Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit. Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë.

Ndaj, sidoqoftë, edhe pse me 'zemër të pulës': Urime dhe gëzuar 1O vjetorin e shtetësisë dhe pavarësisë e dashur Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat