Shtet i pavarur a nën okupimin e Serbisë?

Opinione

Shtet i pavarur a nën okupimin e Serbisë?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 22:13
Gani Mehmetaj

Dardania e pavarur është kompromis, e tha shumë herë presidenti historik Ibrahim Rugova. Dy shtetet shqiptare janë e arritura më e madhe në njëqind vjeteshin e fundit.

Dardania e avancon çështjen shqiptare, nuk e zbeh. Ndërkaq, përvjetori i pavarësisë nuk duhet të bëhet mollë sherri a shkas grindje në mes të shqiptarëve andej e këndej Drinit.

Nuk duhet të ketë inate krahinore, as hatër mbetje kush është i pari i fisit e kush i dyti . Jemi komb modern, kemi një gjuhë, kulturë, traditë, histori, kemi heronj e simbolet e përbashkëta kombëtare.  

Në rrjetet sociale e portale hapeni temën: bashkimi kombëtar. Askush nuk ua ndalon.  Por mos iu ngatërroni njëri-tjetrit nëpër këmbë.

Debatet në FB e portale mund të rinisin për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ende të okupuara nga Serbia. Duhet të shqetësohemi për shqiptarët e okupuar në Maqedoni, për shqiptarët në Çamëri etj. Për Dardaninë e pavarur kot që shpenzoni energji. Urdhëroni e bashkojeni, s'ka shqiptarë që u del në rrugë.  

Dardania, shteti i dytë shqiptar është realitet. Të gjithë shqiptarët me mend në kokë kjo ngjarje duhet t'i gëzojë. Shteti i dytë shqiptar nuk u bë që të rivalizoj a zoti na ruajt të jetë shemra e të parit. Mundësitë tona dhe gatishmëria e SHBA-së, BE-së e NATO-s ishte për Dardaninë shtet të pavarur. Prandaj Rugova e tha se shteti i pavarur i Dardanisë është kompromis.

Kishim edhe ofertën serbe të okupimit me autonomi!

Rita Ora në dhjetëvjetorin e pavarësisë para 300.000 adhuruesve të vet në Prishtinë përformon "Vallen e Rugovës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat