Mos i mbroni kufijtë e ish Jugosllavisë me Malin e Zi se do të quheni Esat Toptana! - Bota Sot
Mos i mbroni kufijtë e ish Jugosllavisë me Malin e Zi se do të quheni Esat Toptana!

Opinione

Mos i mbroni kufijtë e ish Jugosllavisë me Malin e Zi se do të quheni Esat Toptana!

Luan –Asllan Dibrani Nga Luan –Asllan Dibrani Më 23 shkurt 2018 Në ora: 06:48
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Dje ishte një ditë në Kuvendin  e Republikës së Kosovës, që po shënon disfatën e radhës ndaj vetvetes!

Ratifikimit i synimit të “Marrëveshjes me Malin e Zi lidhur me Demarkacionin”  po e shkallëzon mosmarrëveshjen dhe situatën politike mes shqiptarëve. Dita e  djeshme ishte në Kuvendin  e Republikës së Kosovës,si “ditë e radhitur në mëkatet e shqiptarëve  ndaj vetvetes”! Ishte një ditë, që po shënon (disfatën e radhës)!... Kosovës, po i shkulet edhe një  krah që me shekuj, Qakorri dhe Rugova  mbanjnë mend  mitet e veta në rezistencë ndaj pushtuesve! Humbja  e 80 km ² tokë etnike shqiptare, “do të thotë” po i humb  tokat tua “turpshëm”  nga një  klasë  e pa (papërgjegjshme) politike!

Po qe veprohet  nesër  kundër vullnetit të popullit  dhe nënshkruat aktin e marrëveshjes, kjo do te thotë se po i hapim një “plagë të re Kosovës. Lind pyetja :

Pse ta ruajmë hartografinë, ku na e caktuan  sllavët  në mesin  e trojeve shqiptare?

Apel i popullit është  tek  “Kuvendi i Kosovës”, (drejtuar deputeteve e deputetëve) që të mos e nënshkruajnë këtë “akt të turpshëm që baballarët tanë   e mbrojtën me “gjak”,  andaj mos bëni tradhti  ndaj gjakut të tyre”. Deputet te Kosovës, ju të merituar dhe të pa merituar, vene gishtin në kokë dhe rikujtoni se çfarë  (skandaliteti i sollët  këtij populli që tri vite për Demarkacionin) qe  u shpik  nga një pjesë  e “politikajve  dhe pobratimave sllav”...!?

Rikujtoni  se ju  nesër në Kuvend duhet t’ju kërkoni sllaveve botërisht se “Kufijtë  e Kosovës  nuk duhet prekur në dëmin e tij”, por duhet të kthehen atje ku kane qene të “Molla e Kuqe”. Tokat qe po mendoni me i nënshkruar dhe falur “edhe andaj e këndej kufirit  janë toka shqiptare”.  Kërkoni kushte Malit te zi. Deputet të Kuvendit  merrne guximin dhe shprehne para botës,qe ata kufij janë, dhe ishin ne mesin e shqiptarëve?.

Tash bëni thirrje botës, se do i përmirësoni “gabimet e copëtimeve të tokave shqiptare qe i bëri Evropa”!.

Të dashur  gjysma e deputetëve të Kosovës  “rikujtoni  mbiemrat tuaj, nga toponimet  e  trojeve tona  nën Serbi deri të Molla e Kuqe”.”!

Qytetar , motra dhe vëllezër,patriot dhe luftëtar ,intelektual dhe historian,politikaj dhe shkencëtar  dilni zot atdheut tuaj. Mos e gjymtoni Kosovën!...Mos  e përgjysmoni, por kërkoni t’ja mbledhim gjymtyrët, (që na kanë mbet të shkapërderdhura  në  6 shtete ballkanike nga pushtuesit “sllavo grek”...

-Të dashur  gjysma e deputetëve të Kosovës  “rikujtoni  mbiemrat tuaj që i keni sot nga toponimet  e  trojeve tona  nën Serbi deri te Molla e Kuqe”.T’ju rikujtojmë se mbiemrat që mbani sot “i keni të trashëguar nga baballarët e juaj nga toponimet  tona qe na kanë mbet atje  në bazë të vendbanimeve etnike shqiptare,  jo më larg se në  vitin 1878 deri në 1912”.Atje na kane mbete oxhaqet  duke tymuar!-Atje na mbeten djepat tanë!... Në atë kohë  u bë edhe  marrëveshja sllavo turke për përndjekjen e shqiptarëve”... Pra hyni shihni  hartat aktuale , se akoma nuk kanë mundur ti zhdukin!.Këta mbiemra  i rezistojnë kohës qe ju ta ngrëni zërin te kërkoni edhe dëmshpërblemë dhe  rikthimin  e tokave tonanga atje e jo tei jepni falë nga kërrigat  e buta .

Atje  i keni rrënjët qe ne çdo mëngjes  ti rikujtoni këto toponime  krahas mbiemrave tuaj si: “Bllaca, Muhaxheri, Kastrati, Kurshumlia, Mehana, Terpeza, Shillova, Kapiti, Rafuna, Borovci, Vrapaca, Tullari, Maqedanci, Vllasa, Vrella, Visoka, Tmava, Bajçinca, Klaiqi, Putoku, Ratkoceri, Lepaja, Dukati, Mikullovci, Gjigolli, Reçica, Qyqalla, Pllana, Breznica, Jasahanica, Popova, Gjurovci, Rashica, Paçarada, Zhegrova, Stublla, Spanca, Sekiraça, Lipovica, Kukavica, Prebreza” e shumë,  e shumë të tjerë!...

Prandaj  mos falni toka më !...Mos ngushtoni  ma, ato bukuri   dhe mos  i përgjysmoni  vargmalet e Rugovës,  ato bregore  ma të rralla në Evropë. Kërkoni kushte Malit të Zi,për cungimin e te drejtave të shqiptarëve atje. Kërkoni more,  se populli iu ka dhënë votën ta mbroni e jo ta sakatosni  e t’ja trasoni    një rrugë vdekjeprurëse?...

-Kërkoni që të mbrohen, Flamuri , gjuha ,Kishat  mijëvjeçare shqiptare, që mos të tjetërsohen në sllavë! Kërkoni  qe te hapen rrugë e pika kufitare ne mes Shqipërisë dhe Kosovës me ato troje e mos bëni kufij. Deri më tash,ajo rrugë ka mbet si urë lidhëse gjenetikisht në mes shqiptarëve me shekuj. Kërkoni qe mos të boshatisen, ma trojet shqiptare atje në mungesën  e infrastrukturës dhe  presionit qe kanë shqiptarët atje?!.

Atje  akoma  në shumë familje shqiptare flitet gjuha  sllave në shtëpi nga   terrori  dhe represionet qe patën nga serbo-malazezët gjatë historisë , si qëllim asgjësimi e asimilimi. Deputet, mos u bëni tradhtar,  se do tu gjykoj historia. Zoti Ramush Haradinaj , mos bir ma në provime se thirrja  e juaj pa kushte për nënshkrimin e kësaj marrëveshje  të qon ne  tradhti dhe  heroizmi i yt i luftës po shuhet!

Lutja e fundit dhe apeli im është mos e bini veten të quheni “Esat Toptana”...

Ratifikimi i marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, mbi Demarkacionin, është  momenti qe ta ngrëni zërin para bote që shqiptarët  mos të mbesin pikë e zezë dhe  të izoluar për shkaqe te interesave te sllaveve !.

-Duhet t’i kërkohen kusht Evropës, qe ti heqin disa pika qe i vendosnin si prag   te izolimit  të ketij populli, që me shumë vështirësi, po e paguan këtë salltanetet  taksore te   “euro-sllavëve ” të rijnë.

 -Kur nuk dini dhe  ju mungon guximi kërkoni ndihmë hapur  aleatet  tanë strategjik që i kemi. Ata  iu këshillojnë se çka të veprohet, jo në forma verbale, por tamam politike. Apeli im është që të bashkoheni rreth kauzës tonë kombëtare, si “pozitë dhe  opozitë”. 

Veproni në interesin  e fëmijëve tanë , në interesin e  (kombit tonë).  Mos e nënshkruani, pa sens  dhe parametra  politike!!! Seanca parlamentare e Projektligjit për miratimin e Marrëveshjes së shënjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, mos të jetë dite  e zezë për ju  zoti Hashim Thaqi kryetar shteti ,për ju  zoti Kadri Veseli kryetar i Kuvendit ,për ju Ramush Haradinaj, Kryeministër aktual i Kosovës. Lutja e fundit dhe apeli im është mos e bini veten të quheni  “Esat Toptana”...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test