Sot, Çamëria, të jetë prioritet për shqiptarët dhe për Evropën, jo Kosova e pronarit Hashim Thaçi!

Opinione

Sot, Çamëria, të jetë prioritet për shqiptarët dhe për Evropën, jo Kosova e pronarit Hashim Thaçi!

Prof.Dr.Mehdi Hyseni Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më 25 shkurt 2018 Në ora: 17:03
Hashim Thaçi

Ndërtimi dhe përcaktimi i  strategjisë së objektivave prioritare poltike  dhe diplomatike të Shqipërisë londineze me ilirë metet dhe me edi ramët në krye, nuk është fare i lehtë,  sepse Shqipëria në vend se të fokusohet në zgjidhjen e problemit akut  dhe të nxehtë të Çamërisë, është përqëndruar vetëm në Beograd, sesi Serbinë ta “pajtojë” dhe  ta “afrojë” me Kosovën.
 
Këtë e dëshmon edhe mbështetja e Dialogut të Brukselit (2011-2018)  nga presidenti Ilir Meta dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillohet mes Prishtinës dhe Beogradit, në emër të “normalizimit” të marrëdhënive  ndërmjet Serbisë me Kosovën.
 
Mirëpo, kjo është  gënjeshtra më e madhe, që po  u bëhet shqiptarëve  si nga ana e lidershipit të Prishtinës, ashtu edhe nga ana e  Tiranës, sepse procesi 7-vjeçar i Brukselit nuk po zhvillohet për “normalizimin” e marrëdhënive mes  Beogradit dhe Prishtinës, por, për gjetjen e një    kompromisi politik serbo-kosovar për revidimin e statusit politik ndërkombëtar të Kosovës sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të  Kombeve të Bashkuara, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por këtë e konsideron si pjesë territorial të Serbisë.

Mirëpo, presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi (projektuesi dhe aminuesi i këtij dialogu), qe 7 vjet rresht e thotë të kundërtën, se   me hyrjen në këtë dialog, “Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën”!? 

Mirëpo, praktikisht kjo ende nuk ka ndodhur, ndryshe, çfarë kuptimi dhe rëndësie politike ka vazhdimi i Dialogut në Bruksel (2011-2-2018), meqë sipas Thaçit,  Serbia de fakto dhe de jure” e pasksha njohur Kosovën? – Atëherë, pse, edhe sot po vazhdohet ky dialog? – Sepse, sipas presidentit Hashim Thaçi ( pikërisht në këtë vit ):“Fundi i dialogut  me palën serbe në Bruksel, do të sjellë një Marrëveshje   historike gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që  do të ndodhë në vitin 2018, e cila do të rezultojë në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara " . (http://www.kosova-sot.info/lajme/247488/thaci-per-reuters-dialogu-do-te-perfundoje-me-anetaresim-te-kosoves-ne-okb/). 

-Nuk ka asnjë dyshim se, edhe ky prononcim i Thaçit, është konstatim kuturu, pa kurrfarë  “tavani politik”, ashtu sikurse të të gjitha deklaratat e derisotme të tij (2011-2018)  si ish-kryeministër, se gjoja “Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën”!? 

Sido që të jetë, Hashim Thaçi  me  vasalët e tij  “e ka hapur pazarin” me homologët e tij serbë të Beogradit, që postfestum pavarësinë e Kosovës, ta debatojë me Serbinë, ashtu siç po kërkojnë Moska dhe Beogradi, që me çdo kusht të zbatohet Rezoluta 1244 e KS-së së OKB-së, e cila nuk njeh pavarësinë e Kosovës. 

Pavarësisht përpjekjeve të tilla të Hashim Thaçit, të Edi Ramës dhe të Ilir Metes, që të vazhdojë Dialogu i Brukselit (2011 – 2018), Kosova  më nuk është prioritet politik as për Shqipërinë, as për Evropën e as për bashkësinë ndërkombëtare, sepse më 17 shkurt 2008, është mbyllur zgjidhja e statusit politik të Kosovës. – Është shtet i pavarur dhe i supervizuar nga njohësit ndërkombëtarë  (Amerika, NATO dhe BE). 

Pra, Kosova nuk ndodhet në plan të parë si prioritet i politikës dhe i diplomacisë së bashkësisë ndërkombëtare mbase, tanimë është e pavarur dhe nën mbikëqyrjen e Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së, që do të thotë se këta faktorë ndërkombëtarë garantojnë sigurinë, mbrojtjen dhe paqen e saj.
 
Prandaj, Kosova nuk ndodhet në kurrfarë rreziku, pavarësisht nga kërcënimet politiko-propagandistike të Beogradit dhe të Moskës, se dot nuk  do ta njohin pavarësinë e saj. Kjo është e mbrojtur nga Amerika dhe nga aleatët e saj evro-perëndimorë.
 
 Ata që kanë statusin e robit, nuk kanë bukë, nuk kanë shtëpi, as liri, as pavarësi, kanë prioritet, jo Kosova  e pavarur (2008-2018)
 
Shqiptarët e Çamërisë, të cilët,  për shkak  të gjenocidit dhe të dëbimit kolektiv  nga shtëpitë dhe nga toka e tyre stërgjyshore  nga ana e Greqisë fashiste  dhe kolonialiste, edhe sot e kësaj dite (1940- 2018) kanë ngelur jashtë vatrave të tyre si “nomadë”  nëpër shtetet e ndryshme të Ballkanit, të Evropës dhe të botës.
 
Ky  është problemi më i nxehtë dhe më i mprehtë, jo vetëm i Tiranës, por edhe i BE-së, edhe i NATO-s, edhe i Amerikës, edhe i OKB-së, që kërkon zgjidhje imediate dhe të drejtë politike, ligjore dhe humanitare.
 
Së pari, politika dhe diplomacia e kryeministrit Edi Rama, nevojitet që urgjentisht, të kërkojë një Sesion të jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për ta vërë në “rend dite” shqyrtimin e çështjes koloniale të Çamërisë.
 
Së dyti, t’i ushtrojë kërkesë urgjente Uashingtonit zyrtar, që çështjen e Çamërisë, ta vërë në “rend dite” për debat, në mënyrë që, sa më parë të kthehen në shtëpitë  dhe në vendlindjen e tyre më 1 milion çamë.
 
Së treti, të njëjtën kërkesë urgjente, t’ia drejtojë edhe Bashkimit Evropian (BE-së), që të marrë të gjitha masat ligjore,demokratike dhe humanitare në përputhje me standardet dhe me normat për mbrojtjen e të drejtave  dhe lirive të njeriut, duke e detyruar Greqinë, që pranojë riatdhesimin e mbi 1 milion çamëve në  vendin e tyre, si dhe t’i përmbushë të gjitha kërkesat dhe kushtet e çamëve, që kanë të bëjnë me kthimin e pronave dhe me kompensimin e  tyre, duke mos harruar edhe reparacionet e luftës etj, që duhe t’i paguaj Greqia, e cila ishte në anën e koalicionit fashist.
 
Pra, sot, për  politikën mbarëshqiptare dhe atë  evrpiane dhe ndërkombëtare, Çamëria është prioritet mbi prioritet, sepse mbi 1 milion çamë, të dëbuar me dhunë, me reprezalje, me masakra dhe me terror spastrues etnik  nga juntat e regjimeve fashiste paramilitare dhe militare të Greqisë (1940- 1944       ) me të drejtë po kërkojnë, që të kthehen në shtëpitë dhe në tokat e tyre stërgjyshore të Çamërisë së pushtuar nga Greqia.
 
Ka ardhur moment historik, që të gjithë shqiptarët si brenda, ashtu edhe jashtë SHQIPËRISË ETNIKE, të ngrejnë zërin dhe të vihen në veprim me të gjitha aftësitë dhe me kapacitet politike, diplomatike, ekonomike dhe  financiare, që t’i ndihmojnë çamët  për t’u kthyer në vatrat e tyre të braktisura shekullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat