Riorganizimi ilaqi i PDK-së

Opinione

Riorganizimi ilaqi i PDK-së

Nga: Bajrush Behrami Më: 5 mars 2018 Në ora: 14:52
Bajrush Behrami

Nënkryetari I PDK-se, z. Enver Hoxhaj, tha para ca ditesh, se janë shpallur zgjedhjet e brendshme për  këtë subject (PDK)  dhe këtë subjekt do ta përfshijë transformimi i thellë duke filluar nga strukturat më të larta deri tek ato më të ultat. Nëse ka një vendim të tillë, jo veç në letër, por edhe  një qëndrim politik, atëherë kjo deklaratë e z. Hoxhaj është një punë e mire dhe para anëtarësisë së gjërë të PDK-së duhet që të lëvizin gjërat në kërkim të individëve të duhur per pozita partiake. Por paraprakisht për tu bërë kjo duhet bërë edhe disa gjëra tjera për t’u konsideruar se kjo parti vërtetë ka hapur rrugën për të bërë një reformë të thellë ashtu siç u tha, nga zyrtari shumë i rëndësishëm.

Dihet se PDK-ja u krijua pas mbarimit të luftës dhe si e tillë pas disa vitesh doli të jetë partia e parë dhe më e konsoliduar, por konsolidimi i saj kishte nje trajtë tjeter nga ajo trajta e mirefilltë e të quajturit  “e konsoliduar”, sepse me kohë një pjesë e themeluesëve të saj dhe e  atyre që iu bashkangjiten rrugëtimit të saj, në vend që të krijonin hapësira pë demokratizim, ide konkurruese dhe masë kritike te cilat e  qojne perpara, krijuan klientela përbrenda saj e kjo me marrjen e pushtetit deformoi vijen programore dhe vet konceptin demokratik, sepse politika e tëbërit rrafsh u bë moto, ndersa kritikuesit ishin pa ndikim, sepse nuk kishin pozita ku mund te ndikonin. Varesia e kësaj klientele me se miri u pa pergjate kohës, “së artë’, në punësime, dhe në fitimin e pozitave të pa merituara te individeve te cilet kishin dhënë pak, apo aspak për çlirimin dhe pavarësisht që ndonjeri mund të kishte kapacitete, ishte bërë vegël e tutorëve dhe keshtu futej ne klientela dhe zbatime te vendimeve absurd. E kunderta do duhej qe të kerkoheshin individ që përve se janë të zotyët në performancën e tyre në rrugetimin drejt konsolidimit institucional, do duhej që së paku ta kenë një CV-I që u përshtatet rrethanave, moralo-politike. Në fakt  ishte klientela e cila e mbante këtë rrugëtim të individeve dhe grupeve të caktuara, duke i joshur me ato qe mund të përkthehen në të mira materiale dhe pozicione në pushtet.

Një pjesë e madhe e lidershipit aktual, jo veç në Kryesinë Qendrore, por edhe në degët e nëndegët duhet t’i jap fund te qenurit në pozita udheheqese të PDK-së, pra duke mos u kandiduar fare dhe duke u leshuar rrugë atyre që kanë ide dhe kreativitet në riorganizim dhe politika të caktuara drejt ecjes përpara.

Kjo pjesë fatkeqesisht, veç ndonjeri syresh, asnjëherë nuk ka prodhue ide dhe pragmatizem ne drejtimin politik të partisë, si e tillë duhet të iku. Por jo vetem kjo, por edhe ajo pjesa që ka  përfituar dhe eshte pasuruar duke shfrytezuar, qoftë pozita institucionale shteterore, qoftë pozita partiake. Kështu do ishte e mundur qe te zgjidhet një shtresë më përfaqësuese, më e ndersshme në raport me elektoratin dhe anëtarësinë e cila do krijonte nje imazh tjetër nga imazhi, jo i mirë qe u krijua tek votuesit përgjatë këtyre viteve, sepse imazhin e krijon individi me të bëmat e tij. Kthimi i ndonjërit nga ata qe ishin ne pozita të larta përgjatë këtyre viteve dhe kjo te quhet se u bënë transformime të thella, është mashtrim, sepse pikerisht keta individ, apo grupe qe ishin përgjatë viteve në krye të kësaj partië duke krijuar, klientela, fodullek dhe nepotizëm do ishte perseritje e gjërave për të cilat tanimë koha ka ikur. Dhe tjetra për konsolidimin e mirëfilltë do duhej që për një perudhë kjo të iku në opozitë, sepse vetem atëherë do I mbeteshin aktivist?t e vërtetë.

Shumë politikanë të PDK-së e kanë shfrytezuar partinë në maksimum si një gjë që prodhon të mira material, apo si në punësime të anëtarëve të familjeve, futja në borde  njerëz mesatar dhe pa pergatitje profesionale, avansimi nga  kafeneja, etj.

Imazhi i perceptuar në popull se PDK është parti e komandanteve duhet ndryshuar. E verteta është se komandantet duhet respektuar  për veprën e tyre madhore në çlirimin e atdheut, por që një pjes? e tyre u koriten pas lufte duke zhvatur. Madje një pjesë e zëvendësuan demokracinë me logjiken e dhënjes së urdhërave, duke krijuar një lloj subordinimi që nuk përkon me rregullat politike, apo vendime të cilat behen sa per sy e faqe, por qe asnjehere nuk zbatohen. Kryesitë e degëve, së bashku me Kryesinë Qëndrore, vuajnë nga shumësia e numrave e të qenurit anëtar te cilet emerohen, por nuk zgjidhen ne kuvende. Ky mund të jetë edhe hendikepi i kësaj partie, sepse me këte bëhet diskriminim për pjesën që punon dhe ka aktivitet, por që pozitat I zënë ata që emërohen praktikisht nën sqetull.

Leshim i madh është edhe fakti se ne kuvendet e degëve, apo në te ashtuquajturen Konventë e Partise, term I huazuar dhe që nuk di a figuron ne statut dhe dokumente tjera, ku per t’i zgjedhur kandidatet kerkohej që të rrumbullaksohen nja dhjetë numra. Me këte shihej hilja të cilët duan ta bëjnë, ata që dëshirojnë ti zgjedhin “të preferuarit”, sepse do duhej qe te rrumbullakohet vetem njeri, por shumesia e numrave u lihet që pastaj të bëhet mish-mash, duke future siç thash të përkdhelurit. Një qëndrim duhet marr nga struktura që ka për qëllim transformimin e thellë, qe nja 70 per qind të largohen nga pozitat udhëheqese, ndërsa ata që konkurojnë në pozita si (kryetar dege, apo kryetar partie) do duhej që me programet e tyre të fillojnë garën dhe t’ua shpalosin anëtarësisë synimet e tyre duke shkuar në degë e nëndegë, pra në teren dhe keshtu t’u mundësohet që anëtaret të percaktohen sa më mirë për kandidatet që garojnë. Dhe krejt në fund një porosi: Kuvendet sa më shumë t’i ikun ngjashmërisë dhe metodave të dukjes alla socrealiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat