Nënë Urime 8 Marsi-Dita e Gruas! - Bota Sot
Nënë Urime 8 Marsi-Dita e Gruas!

Opinione

Nënë Urime 8 Marsi-Dita e Gruas!

Nga: Milazim Maraj Më: 7 mars 2018 Në ora: 11:49
Milazim Maraj

Kushtuar të gjitha Nënave në përgjithësi dhe Nënës shqiptare në Veçanti.

Sot është 8 Marsi është dita jote Nënë dashur. Kjo ditë e shënuar pas shumë peripecive të gruas tregon pragun e përfundimit të pabarazisë në raporte gjinore të njerëzimit në Botë. Kjo ditë përkujton shumë vuajtje të nënave në terë planetin tonë. Përkujton  tmerrin nëse një  komision i pa shpirt do të vlerësonte fëmijën të shëndosh ose do ta vrisnin në Greqi. Përkujton  Nënën Shqiptare kur i morën  fëmijët e sajë,anë e këndë trojeve shqiptare për të i bërë jeniçer, por edhe për të përmirësuar racën e osmanilinjëve kurse ti NËNË e dashur nuk qaje por porositje:” MOS HARRO VENDIN TENDË BIRË!”.

Përkujtojmë masakrat serbe kur i nxirrnin  nënave  shqiptare fëmijën nga barku dhe këtë e bënte më bekimin e popit serb dhe rus. Kur i vritnin fëmijët në krah të nënës. Kur seksualisht dhunonin nënën në prezencë të fëmijëve. Kur i kallnin fëmijët në shtëpi dhe nënën e mbanin të lidhur për një pemë që të i shoh fëmijët e sajë tek po digjeshin. Kur nënës i tregonin fotografitë  duke masakruar djalin e sajë dhe duke i lëshuar zërin e incizuar të tij më britma e tij të tmerrshme nga dhembjet para vdekjes. Skenar i përgatitur nga njerëz të Vuqiqit, Daçiqit dhe Sheshelit.

Përkujtojmë ty NËNË e madhe që mbajte fëmijën në krah nga Kosova deri në Shqipëri, duke ecur dhe duke i mbajtur gjirin në gojë që të mos vdes nga uria ani pse tij vet ishe etur dhe uritur, e lodhur dhe rraskapitur. Sot ju përkujtojmë edhe nënat që iu vodhën fëmijët në maternitet dhe që ua dhanë një fëmijën e huaj të vdekur ose i dhanë një shpjegim neveritës të ka vdekur fëmija do të mbahet për analiza. Por ti nuk u dorëzove Nënë e dashur. Nuk të brengosi rregullimi dhe mbajtja e vijës së trupit tendë, por u krenove më shëndetin e fëmijës që e linde dhe e rrite më dashuri e kujdes. Sot kujtojmë Nënat e dëshmorëve, luftëtarëve, të burgosurve politik dhe veprimtarëve. Ju kujtojmë Nëna të dashura, iu përgëzojmë dhe falënderojmë për edukatën që iu dhatë fëmijëve tuaj.

Kujtojmë  juve Nëna për dashurin që na dhatë dhe amanetin që të jetojmë, punojmë dhe vdesim me nderë. Sot të përkushtohem ty o Nënë!, për të u falënderuar, për mundin edhe kurë baba na mungonte, ishte në burg, ishte në kurbet apo i vdekur,ti  Nënë e dashur kishe dy rrole të nënës dhe babës ,i mbaje mirë, më krenari dhe nderë.  Kur vajtoje djalin e vrarë në luftë na beje të ndiheshim të fort, është vështirë të vlerësonim nëse ishte vajë, këngë vajtimi, apo apel , ndoshta të gjitha nga pak.

Kur fëmijën e mbaje në ngarkojsë dhe korrje në arë, kur mbaje fëmijën afër e i bëje veshje kombëtare në vek, kur e mbaje pranë dhe mjelje bagëtinë, kur kujdeseshe për ne, gatuaje bukën, kur na mësoje në cilën dorë merret luga dhe në cilën buka, kur na mësoje çka është pushkë nderi e çka është turp. Urime Nënë  dita jote, të kujtojmë më shumë respekt edhe kur tani punon, edukon, shëron, projekton, ndërton ndërtesa,shtëpi shkolla,spitale, strategji  arsimore,ushtarake, politike,pastaj  kthehesh e merr fëmijën tënd nga Kopshti i fëmijëve pa hetuar lodhje dhe duke prodhuar shumë dashuri, kujdes për shëndetin dhe edukimin e tij.

Të lumtë NËNË. Të përkujtojmë edhe për këngën edukuese, që i këndon fëmijës   para gjumit, për leximin tendë të rrjedhshëm kur ai të zgjohet, për veshjen e kujdesshme dhe ushtrimin për të u veshur vet, përgatitjen  e tij për pavarësim, plot edukatë dhe mirësjellje, plot njohuri dhe shkathtësi plot respekt, tolerancë dhe mirëkuptim, integrim në shoqëri dhe ngritje profesionale në të mirë të njerëzimit në përgjithësi dhe vendit e popullit tënd në veçanti. Të lumtë o NËNË, këtë fuqi magjike,të dhuroj zoti  TY. Shumë urime Nënë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test