Arrestimi i Gjuriqit spektakël mediatik, detyrim shtetëror apo akt i vonuar?

Opinione

Arrestimi i Gjuriqit spektakël mediatik, detyrim shtetëror apo akt i vonuar?

Shefik Sadiku Nga Shefik Sadiku Më 27 mars 2018 Në ora: 10:53
Arrestimi i Marko Gjuriqit

Duke përcjellë reagimet e opinionit të gjërë me rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit, të bien në sy disa opinione shumë më shumë emocionale se sa racionale.

Hyrja ilegale e një zyrtari të lartë të një shteti në një shtet tjetër, pa dyshim se paraqet akt provokues për shtetin në të cilin ai përson hyn. Prandaj arrestimi i kujtdoqoftë si i tillë nuk duhet aspak të konceptohet si akt emocional, por një veprim i tillë paraqet detyrim shtetëror për shtetin të cilit i shkelet integriteti territorial.

Reagimet e individëve në rrjetet sociale, në portale dhe në media në Kosovë më shumë shkonin drejt së parës – pra një spektakli medial e më pak drejt detyrimit kushtetues

Ç’është e vërteta Serbia , jo vetëm kësaj here, por vazhdimisht e atakon dhe vazhdon ta atakojë sovranitetin territorial të Kosovës me veprime të tilla. Prandaj arrestimi i djeshëm i Gjuriqit nuk është asgjë tjetër por akt i vonuar i shtetit të Kosovës , sepse veprime të tilla si detyrime shtëtërore duhej të ndodhnin shumë më herët për të mos u përjetuar si mediatike, siç ndodhi dje.

I kuptoj regimet psiqike emocionale të individëve të ndryshëm , sepse te njerëzit tanë ndjesia për ta parë shtetin e tyre tamam si shtet , moti kohë ka ekzistuar, por nuk mund t’i kuptojë disa reagime të mediave serioze e aq më pak të përgjegjësve institucionalë duke garuar se kush më tepër po merr primatin e meritave për veprimin e djeshëm..

Madje për të qenë ironia dhe absurdi edhe më i madh , më rastisi të lexojë edhe ndonjë” analizë” të ndonjë “analisti” që gogja e qaujnë veten seriozë që tentonin që aktin e djeshëm ta interpretonin si  gjoja marrëveshje e Thaçit me Vuçiqin!!! Absurde, tejet absurde. Thaçi është president, por Thaçi nuk ka obligim t’i detyrojë apo t’i pengojë organet e shtetit që kanë detyrë ligjore ta arrestojnë këdo që cenon sovranitetin shtetëror. Thaçi mund të bisedojë sa të dojë, natë e ditë më Vuçiqin ama policia e Kosovës duhet ta pengojë dhe madje edhe arrestojë këdo që tenton ilegalisht të futet në Kosovë pa lejen e institucioneve të vendit.

Kosova duhet t’i kryejë obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore , pavarësisht nga ajo se Serbia e pranon apo jo realitetin. Pra kushdo që e cenon territorin tonë , organet përgjegjëse duhet të ndërmarrin veprimet ligjore i pranon ato Serbia dhe ndërkombëtarët apo jo. Me Serbinë duhet të flasim gjatë, me Serbinë duhet të merremi vesh për shumëçka , por me Serbinë dhe me askë nuk duhet të flasim se a duhet apo nuk duhet t’i arrestojmë ata që ilegalisht futen në territorin tonë. Për këtë i kemi ligjet.

Madje nga euforia e madhe që u pa dje dhe ndoshta edhe nga frika se do të ndodhë diç tepër e madhe , kam përshtypjen se organet përgjegjëse nuk i kanë kryer edhe proceduart më të zakonnshme për raste të tilla të kalimit illegal të kufirit . Nuk kuptuam a u mor deklarata me shkrim nga Gjuriqi pse ka hyrë ilegalisht në Kosovë. Këtë e dimë ne , por rendi dhe ligji e kërkon që nga kushdo qoftë të kuptohet pse ai ka kaluar ilegalisht. Pjesa e kalimit ilegal të kufirit duhet trajtuar si edhe për qytetarin e zakonshëm, kurse motivet politike të Gjuruiqit i dimë.

Dje Kosova kreu deturimin kushtetues ndonëse të vonuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat