Marrëzitë shqiptare

Opinione

Marrëzitë shqiptare

Nga: Gani Mehmetaj Më: 30 mars 2018 Në ora: 16:31
Gani Mehmetaj

- E di pse ia dorëzoi Thaçi gulenistat Erdoganit? me pyeti një ish koleg.

 -Nuk e kam idenë, nuk kam asnjë shpjegim logjik as politik, ia ktheva me sinqeritet.

-Ia dorëzoi, sepse Erdogani i premtoi Thaçit se do ta shpëtonte Kosovën nga pushtimi i Serbisë, pas arrestimit të Gjuriqit,  - ma ktheu triumfalisht.

Rrudha me krah. "Margaritar" të tillë nuk kisha dëgjuar në jetën time. Megjithëse ishte e kot ta kundërshtoja, e pyeta:  po ushtria amerikane e KFOR- i, përse janë këtu? Të tredhin miza?

Ai nuk dorëzohej, nuk donte ta shihte ushtrinë amerikane e KFOR-in :

 -Serbia dh... nga Turqia, - me tha i përgjëruar.

-Gjithnjë kam menduar që serbët frikësohen nga SHBA-t e Perëndimi, kurrë nuk me ka shkuar në mendje se dikush ua ka frikën ushtarëve turq që bredhin në Dardani me thika "xharrahi" ndër duar, duke i bërë synet fëmijët e shqiptarëve, -ia thash me tallje.  

Ishte e kot ta zgjasja më tutje. Mu kujtua një "margaritar" tjetër nga viti i kaluar. Flisnim më mirënjohje për SHBA-t e shtetet e Evropës Perëndimore, që na çliruan nga Serbia, kur njëri ndërhyri: po mos të ishte Turqia ne ende do të bridhnim nëpër botë a nëpër male.

Të gjithë e panë  me habi si të kishte zbritur nga Marsi . Ai pa na përfillur vazhdoi: - Aeroplanët turq e bombarduan Serbinë dhe e dëbuan.

 Asnjëri nuk u përpoq ta bindte në të kundërtën, qeshën dhe ndërruan temë.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat