Politikë komike, arresto Gjuriqin, përqafo Vuçiqin dhe Daçiqin!

Opinione

Politikë komike, arresto Gjuriqin, përqafo Vuçiqin dhe Daçiqin!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 30 mars 2018 Në ora: 18:00
Thaçi dhe Dacic

Kush i beson kësaj politike “dy binarshe” , mund të bjerë viktimë politike, që nuk do t’i dhimbset askujt si në sfondin e brendshëm kombëtar, ashtu edhe në atë jashtëm ndërkombëtar.

Këtë farë “ kaçamak-politike” provincialiste kontradiktore, nuk e  ha as Amerika e as Brukseli, ku qe 7 vjet(2011-2018)  me ndihmën e tyre po bëhet “Dialogu” serbo-kosovar në emër  të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Prandaj,  ky farë “qulli” (në Brukesl paqe, duke u përqafuar dhe ngritur dolli  me Vuçiqin, e në Kosovë provokim të konfliktit të armatosur me Gjuriqin) është zero politikë sa për t’u hedhur “hi syve” atyre që nuk marrin vesh në politikë, të cilët qe 20 vjet, titullarët e saj i votojnë pa asnjë mbulesë dobiprurëse për jetësimin e shtetit të së drejtsës dhe për demokratizimin e Kosovës. Prandaj, kjo farë zero politike nuk mund të cilësohet ndryshe, veçse falimentuese, sepse qe 20 vjet veriun e Kosovës e ka lënë “peng” nën Serbi.

– E, tash, pas 20 vitesh, u  është kujtuar presidentit Hashim Thaçi dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, që atë ta riktehjnë në integralen e sovranitetit të Kosovës, duke e arrestuar  Marko Gjuriqin, gjoja se ai  ilegalisht ka hyrë në Kosovë, më 26 mars 2018, në shpërputhje me procedurën e Marrëveshjes së vitit 2016, të nënshkruar në Bruksel mes pales serbe dhe asaj kosovare.

-Gjuriqi, do të duhej të arrestohej aty për aty, kur ka kaluar kufirin, pa e bërë atë “yll” të masmediave ndërkombëtare  dhe “ hero politik”  të Serbisë.

Nëse, vërtet, Kosova është rrezikuar drejtpërdejt nga hyrja ilegale e Marko Gjuriqit, së pari, urgjentisht, do të duhej të mbledhej qeveria e Kosovës, ku kryeminstri i Ramush Haradinaj, do të duej të merrte vendimin përkatës se si dhe, në çfarë forme, të arrestohej Marko Gjuriqi. Mirëpo,  ka ndodhur e kundërta, ndonjë “pashë” tjetër ka vendosur  dhe urdhëruar, që në atë formë të arrestohej “ambasadori” i qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq. Mirëpo, me këtë potez infantil nuk ka fituar asgjë politikisht, sepse automatikjisht Brukseli dhe Uashingtoni e denoncuan një akt të tillë me përmbajte apolitike, që ishte në kundërshtim me  procesin paqësor të Brukselit.
 
Me një fjalë, vështruar në prizmin politik dhe diplomatik,  arrestimi  i M.Gjuriqit ishte një budallallëk sui generis dhe shumë i dëmshëm për Kosovën.   Asgjë më shumë dhe, asgjë të mirë dhe të dobishme nuk sjell ( kjo farë politike me dy biga, që vepron jashtë vendimeve politike të qeverisë dhe të parlamentit të Kosovës )  për interesin kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, por, vetëm,  edhe një problem më shumë. –Mund të ndikojë aq negativisht dhe të ketë pasoja të rënda dhe të paparashikueshme, saqë të humbasë edhe mbështetjen e aleatëve  ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët i shpëtuan, i çliruan dhe i pavarësuan shqiptarët dhe Kosovën nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Arrestimin e Gjuriqit  e kapitalizoi Beogradi dhe Moska,  duke u pajtuar që bashkërisht të “zgjidhin problemin” e Kosovës sipas Rezolutës 1244 të OKB-së.
 
-Ky është kundërefkekti  politik dhe dplomatik i aktit të arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë, më 26 mars 2018. Asgjë tjetër.

Pavarësisht se ai paska kaluar ilegalisht kufirin e Kosovës (gjëqë kjo nuk ishte hera e parë e një kalimi të tillë arbitrar), politika dhe diploamcia e Behgjet Pacollit ka dështuar në këtë rast, sepse nuk ka përfituar asgjë praktikisht, duke qenë se M. Gjuriqi nuk është më i rrezikshëm sesa  padronët e  tij të “kupolës” shtetërore të Serbisë, Aleksandar Vuçiq (president) dhe Ivica Daçiq (“mali Sloba), të cilët po e bëjnë  dhe,  praktikisht po  e zbatojnë konkretisht në terren politikën kundër pavarësisë  dhe sovranitetit të Kosovës, duke deklaruar me qindra herë, se Serbia nuk do ta njohë Kosovën kurrë. Këtë slogan vetëm se  e ripohon Marko Gjurqi me vite të tëra, duke mos dalë nga skema strategjike e politikës dhe e diplomacisë së Serbisë së Aleksandar Vuçiqit dhe të Ivica Daçiqit, që të revizionojnë statusin politik të Kosovës së pavarrur, të cilën deri tani e kanë njohur 115 shtete të OKB-së (2008-2018).
 
Prandaj, arrestimi i “emisarit special” për Kosovën, M. Gjuriq, nuk do të duhej të bëhej fare në atë formë, që më shumë linte përshtypje se ka të bëjë me politikën e forces sesa me normat ligjore dhe kushtetuese të Kosovë. Fatkeqësisht ky ishte efekti politik, që la nën hije  të drejtën  ligjore të mbrojtjes së kufirit të Kosovës. Për më tepër, ky akt nuk është bërë në momentin oportun për shkak se, ende nuk ka përfunduar Dialigu paqësor i Brukselit, ku presidentët Thaçi dhe Vuçiqi po deabtojnë kinse për normalizimin e marrëdhënive mes Serbisë dhe Kosovës) , sepse  siç thotë proverbi popullor, kjo i bie “kur s’ke çfarë t’i bësh gomarit, i bie samarit”.
 
Pra, kot e arrestuan këtë  hyzmeqar politiik serb, pa i parandaluar dhe neutralizuar Vuçiqin dhe Daçiqin mbase  këta janë kryeprotagonistët e drejtimit të politikës dhe të diplomacisë së Serbisë (këta janë e keqja më e madhe për Kosovën), të cilët po lobojnë  në mbarë botën kundër shtetit të pavarur të Kosovës. Kjo luftë e tyre intensive politike dhe diplomatike, së fundi ka përfituar edhe  mbështetjen direkte të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin (duke marrë parasyshm edhe arrestimin  policor të Marko Gjuriqit), do të duhej të paralizohej nga politika dhe nga diplomacia e presidentit Hashim Thaçi dhe e Behgjet Pacollit (minister i Jashtëm), jo në mënyrë   spektakulare (në praninë e kamerave) të arrestohej Marko Gjuriqi (emisar politik i qeverisë së Serbisë për Kosovën), sepse kjo farë loje naïve apolitike, nuk pati kurrfarë peshe politike dhe diplomatike as për BE-në e as për SHBA-në. Këtë e vërtuan edhe deklaratat zyrtare të Deprtamentit Shtetëror Amerikan dhe ato të Brukselit zyrtar të BE-së.
 
Të mos flijojmë policinë e Kosovës për qëllime  dhe interesa politike pushtetore të Hashim Thaçit, apo të ndonjë lideri tjetër të Kosovës.
 
Sepse Arrestimi i “peshkut të vogël” serb, Marko Gjuriq , trembi  grerëzat e mëdha serbo-ruse sllave, që mund të rrezikojnë drejtpërdrejt, jo vetëm Kosovën, por edhe  jetën  dhe pronat e shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, si dhe të shqiptarëve të tjerë, shtetasë të Serbisë.
 
Të gjithë, duhet të mbajmë parasysh faktin se, presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi me aktet e tilla apolitike, duke abuzuar me policinë e Kosovës, vetëm mund të provokojë ndonjë incident, ku mund të vritet ndonjë polic  shqiptar i Kosovës, por jo, edhe të provokojë një konflitk të armatosur me Serbinë, sepse atë, automatiisht do ta neutralizonte KFOR-i me frocat e tij mbrojtëse të Kosovës.
 
Forca përdoret vetëm kundër forces
 
-Vetëm Slobodan Milosheviqi me bandat dhe me kriminelët policorë, paramilitarë dhe militarë ka përdorur frocën kundër politikës paqësore, që kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve, të kroatëve dhe të muslimanëve të Bosnjës, me qëllim të plaçkitjes së tyre dhe të rupushimit të territoreve të tyre për rizgjeruar kufijtë e Serbisë së Madhe.
 
Vetëm në këo raste drastike të invadimit, të agresionit dhe të pushtimit të territorit dhe të popullit të Kosovës, shqiptarët kanë të drejtë dhe për detyrë që të përdorin që të përdorin të të gjitha mjetet juiridike ligjore dhe ushtarake për ta mbrojtur Kosovën nga cilido armik, që mësynë pushtimin e saj. Kjo, nuk mund të jetë e diskutueshme për asnjë lider politik dhe për asnjë shqiptar të Kosovës, dhe më gjerë.
 
-Derisa të mbyllet Dialogu paqësor i Brukselit, as Hashim Thaçi dhe, asnjë lider tjetër politik  shtetëror i Kosovës, nuk kanë të drejtë, të urdhërojnë policinë e as FSK-në, që të përdorin forcën as në veri dhe, në asnjë pjesë të Kosovës, sepse nëse do të ndodhte diç e tillë, KFOR-i, do të parandalonte çdo formë ndërhyrjeje dhe të agresionit të jashtëm.
 
Me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në dreka  dhe në darka e në takime sekrete në Brukesl dhe në Amerikë, nuk dekolonizohet pjesa veriore e Kosovës.
 
*** Çfarë politike paqësore është ajo, me të duart e përqafon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, kurse me  polici e arrestoi Marko Gjuriqin në Mitrovicë, më 26 mars 2018?!?
 
Kjo politikë hipokrite “nxehtë – ftohtë” mund të “pi ujë” vetëm brenda politikës polarizuese  ndërpartiake në Kosovë, por, jo edhe në sfondin e politikës së jashtme me partnerët evropianë të (BE-së) e as me Amerikën ngaqë me ndihmën, me ndërmjetësimin dhe me bashkëpunimin e tyre, edhe ka filluar procesin paqësor të Brukselit me palën serbe. 
 
Prandaj,  Hashim Thaçi, derisa të përfundojë Dialogu i Brukselit, nuk mund të përdorë kurrfarë skenarësh të politikës së forcës, duke abuzuar me policinë e Kosovës, kinse për ta  shtrirë  sovranitetin edhe pjesën veriore të Kosovës.
Mirëpo, duhet të veprojë ashtu siç është dakorduar me Uashingtonin dhe me  Brukselin, që vetëm në mënyrë paqësore përmes Dialaogut të Brukselit (në bashkëpunim me BE-në dhe me Amerikën, të zgjidhë problemin e  Veriut të Kosovës. 

Ky opsion, do të thotë se, çdo veprim i përdorimit të forcës qoftë nga Beogradi, qoftë nga Prishtina, do të jetë i papranueshëm dhe, mund të sjellë masa sanksionuese politike dhe diplomatike nga  Brukseli dhe nga Uashingtoni.
Këtë, sidomos, duhet ta mbajë parasysh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vetë ( pa e pyetur as popullin) e ka zgjedhur këtë rrugë politike paqësore për rindërkombëtarizimin e panevojshëm të territorit verior të Kosovës, duke qenë se  statusi politik i saj, është zgjidhur me njohjen e pavarësisë unilaterale  nga SHBA-ja dhe nga 23 shtete të tjera të BE-së, më 17 shkurt 2008.
 
Policia e Kosovës nuk mund  t’i zgjidhë problemet e krijuara politike nga Hashim Thaçi dhe nga të tjerët
 
Përkundrazi politika e urtë dhe vizioanre kombëtare dhe ndërkombëtare, është ajo, që mbron policinë dhe ushtrinë e një vendi, jo e kundërta, sepse kur të vijë në shprehje veprimi i ndonjërit prej këtyre dy faktorëve të rëndësishëm për mbrojtjen e rendit, të sigurisë dhe të sovranitetit  territorial të vendit, atëherë, politika është e vdekur, s’ka politikë, por vetëm forcë dhe gjendje anarkike e jashtëzakonshme policore ose ushtarake.
 
Sakrifikimi i policisë dhe i të tjerëve nuk është heroizëm, as patriotizëm, as humanizëm e as altruizëm, por një lojë e rrezikshme për  pavarësinë dhe për sovranitetin e Kosovës, që mund të rezultojë në një zero të madhe politike dhe diplomatike ndërkombëtare.
 
Nuk mund të bëhesh hero e as kurrfarë personaliteti-lideri i famshëm politik kombëtar ose ndërkombëtar, duke i hedhur në zjarr dhe, duke i sakrifikuar të tjerët për qëllime  dhe për interesa të ngushta dhe të sëmura egosite dhe  karrieriste të absolitutizuara sipas “diagnozës” kronike politike të kultitit të individit në dëm  të interest të përgjithshëm të popullit dhe të Kosovës.
 
Me polici dhe me ushtri nuk zgjidhen problemet politike
 
Prandaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk duhet të keqpërdorë policinë e Kosovës për qëllime politike, , derisa është përcakstuar që problemet kontestuese me Serbinë , t’i zgjidhë në mënyrër paqësore përmes Dialogut të Brukselit (2011-2018) me ndërmjetsimin e BE-së.
Pra, dialogim paqësor me  Federica Mogherinin(shefe e politikës së Jashtme të BE-së) dhe me Aleksandar Vuçiqin, president  të Serbisë në Bruksel si, dhe në anën tjetër, “luftë” me Marko Gjuriqin në Mitrovicë, këtë politikë me “dy biga”, nuk  “ha” as Evropa Perëndimore e as Amerika, sepse politika paqësore  përjashton  çdo formë konflikti dhe të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat