Kosova nuk është zotërim feudal as i Erdoganit, as i Thaçit e as i Behgjet Pacollit…

Opinione

Kosova nuk është zotërim feudal as i Erdoganit, as i Thaçit e as i Behgjet Pacollit…

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 2 prill 2018 Në ora: 14:57
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

-Por, shtet i pavarur dhe sovran, të cilin e ka njohur edhe  vetë Turqia, kur e njohën edhe Amerika me aleatët e saj të Evropës Perëndimore (17 shkurt 2008).
 
Prandaj, si presidenti Erdogan, ashtu edhe qeveria dhe parlamenti turk, patjetër, sipas konventave, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe dispozitave dhe neneve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duhet të përmbahen nga çdo formë ndërhyrjeje arbitare qoftë sekrete, apo të hapur në çështjet e brendshme të Repubikës së Kosovës.

Në këtë kontekst si politika e brendshme, ashtu edhe ajo e jashtme e Turqisë me presdidentin Erdogan në krye, duhet ta respektojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, sepse kjo është e vetmja formë e logjikshme, e dobishme dhe e drejtë e bashkëpunimit dhe e mirëbesimit për inteteresat dhe për marrëdhëniet e ndërsjella ndërshtetërore mes Kosovës dhe Turqisë, pavarësisht se kush është në krye të saj, sot, Erdogani, apo nesër ndonjë lider tjetër turk.
 
Hashimi dhe Pacolli me vasalët e tyre policorë, mbështetën ndërhyrjen e Turqisë në punë të brendshme të Kosovës!?
 
Mirëpo, presidenti turk Rexhep T. Erdogan bëri gabim të madh, që veproi incognito me Hashim Thaçin, e nuk e njohtoi fare kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Nëse Turqia dëshrion të ketë marrëdhënie normale dhe miqësore mbi bazën e interest të ndërsjellë me Kosovën, atëherë, është e domosdoshme, që Erdogani dhe qeveria e tij të bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës, duke e mbështetur  popullin dhe shtetin e  SOVRAN të Kosovës, JO individët e sëmurë për pushtet dhe për pasuri siç po dëshmohen Hashim  Thaçi dhe Behgjet Pacolli,  që në rastin konkret të arrestimit dhe të ekstradimit të gjashtë shtetasve turq në Stamboll, e anashkaluan kryeministrin (Ramush Haradinaj) dhe kryekuvendarin e Kosovës(Kadri Veseli). Ky është një atak i fshehtë kundër qeverisë dhe kundër kuvendit të Kosovës ngase  pa dijeninë dhe pa vendimin e tyre u cenua sovraniteti territorial dhe shtetëror i Kosovës.
 
Pavarësisht nga raportet vëllazërore, miqësore, ekonomike e tregtare  të presidentit Hashim Thaçi dhe të ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.  Kjo nuk nënkupton, në asnjë mënyrë se Kosova është ndonjë “hallkë e vogël” në zinxhirin e gjatë të aleancës së re  ruso-serbo-turke qoftë në Ballkan, në Evropë, apo më gjerë. Përkundrazi, që nga 24 Marsi 1999, kur Amerika dhe NATO-ja bombarduan Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale, Kosova nuk i përket asnjë aleance tradicionale  ballkanike, evropiane, aziatike, afrikane, arabe rajonale, por vetëm AMERIKËS dhe ALEATËVE TË SAJ EVRO-PERËNDIMORË (BE-së dhe NATO-s). Ky është FATI dhe ARDHMËRIA E KOSOVËS, përkatësisht i KOMBIT SHQIPTAR DHE  I SHQIPËRISË ETNIKE, jo Turqia, as Rusia, as Azia, as Arabia, as Serbia e as Greqia etj.
 
Esadistët e rinj, mirë me Turqinë sikurse dikur Esat Pashë Toptani kundër Kosovës dhe  Shqipërisë
 
Këtë fatekqësi kombëtare dhe shtetërore,  veç monopolizimit tregtar dhe ekonomik biznesor 18-vjeçar (2000-2018), së fundi e provoi edhe ndërhyrja direkte politike e Turqisë në çështje të brendshme të Kosovës, me rastin e arrestimit dhe të kidnapimit   sekret të 6 shtetasve turq në Kosovë, të ndihmuar dhe në bashkëpunim me organet policore dhe sekrete të Kosovës, pa dijeninë e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës.
 
Prandaj, në rastin konkret, nuk ka pse të hidhërohet dhe të hedhë akuza presidenti Rexhep T. Erdogan kundër kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, sepse ndërhyrja sekrete e Turqisë (duke cenuar të drejtën e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës) ka bërë shkelje flagrante të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë rast fatkeq, jo Erdogani, POR kryeministri, kryekuvendari dhe kryeatari i Kosovës, do të duhej ta kritikonin dhe të kërkonin përgjegjësi ligjore nga Ankaraja zyrtare,  për shkak të përzierjes sekrete politike në punë të brendshme të Kosovës.
 
Pra, gabimi, faji dhe përgjegjësia ndërkombëtare, është në anën e Turqisë (sepse ka shkelur të të gjitha rezolutat dhe konventat ndërkombëtare të OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare që kanë bëjnë me mosndërhyrjen e një shteti në çështje të brendshme të një shtet tjetër), jo në anën e qeverisë së Ramush Haradinaj, e cila është anashkaluar nga puçistët politikë sekretë të policisë së Kosovës, si dhe nga ana e urdhëdhënësve të tyre, Hashim Thaçi (kryetar) dhe Behgjet pacolli (minister  i Jashtëm).  Këta dy funksionarë të lartë të shtetit të Kosovës mbajnë përgjegjësinë kryesore për “regjinë filmore” të kidnapimit dhe të deprotimit të gjashtë  (6) shtetasve turq, si dhe për mosnjohtimin dhe për mosbashkëpunimin me kryeminsitrin e qeverisë, Ramush Haradinaj dhe  me kryetarin e kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Këtë akt penal kundër popullit dhe shtetit, qeveria dhe kuvendi  nevojitet ta debatojnë edhe në kuadrin e Qeverisë, edhe në atë të Kuvendit të Kosovës,  në mënyrë që, të mos përsëriten gabime dhe tradhti të këtilla kundër shtetit të Kosovës.

Për këtë “incident” penal kombëtar dhe ndërkombëtar, është  përgjegjëse vetë Turqia, e cila panjohtuar dhe pa marrë pëlqimin e ligjshëm nga Qeveria dhe nga Kuvendi i Kosovës,  ka kryer vepër penale, duke dërguar në Kosovë agjentët operativë dhe aeroplanin sekret për kidnapimin  e shtetasve turq në Kosovë.
 
Prandaj, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan nuk ka të drejtë morale e as ligjore, që ta kërcënojë dhe ta krtikojë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pse ka shkarkuar  ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Drtion Gashin për shkak të përfshirjes në aksionin e arrestimit dhe të deporetimit sekret (pa marrë pëlqimin e kryeministrit  të qeverisë së Kosovës), sepse ai ishte një akt piratesk antiligjor, antikushtetues dhe antijuridik ndërkombëtar i përzierjes direkte të Turqisë në punë të brendshme të Kosovës.

Kjo lloj ndërhyrjeje e paprecedencë në çështje të brendshme të Kosovës, është e dënueshme sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe normave e parimeve të së drejtës ndërkombëtare.
 
Një pyetje e thjeshtë për presidentin Rexhep Taip Erdogan, a do të lejonte qeveria turke, që  agjentët e policisë dhe të shërbimit sekret të Kosovës, të hynin  në Turqi për kryerjen e  një operacioni të këtillë  sekret policor për arrestimin dhe kidnapimin e qytetarëve të saj, PA NJOFTIMIN, PA PëLQIMIN DHE  PA LEJEN PëRKATËSE LIGJORE TË QEVERISË DHE TË PARLAMENTIT TË TURQISË?
 
-Po qese do të ndodhte diç e tillë, përgjigjja dihet, të gjithë agjentët dhe policët e Kosovës, do të arrestoheshin dhe do të përfundonin në pranga me procedurë të shkurtur për shkak të përzierjes në punë të brendshme të Turqisë.

Fundja, si Erdogani, ashtu edhe Thaçi, edhe Pacolli, duhet ta kenë të qartë se Kosova nuk është  kurrfarë vetëshërbimi privat "hy e merr  e lë çfarë të duash", por është shtet, që ka ligjet dhe Kushtetutën e vet. Prandaj, ata që shkelin ligjet dhe Kushtetutën e saj në fuqi, edhe do të marrin përgjigjen adekuate, sipas veprës dhe sjelljes së tyre të jashtëligjshme dhe jashtëkushtetuese.  Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me kurfarë "turpi", por vetëm me drejtësinë dhe me zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës, si dhe të ligjeve ndërkombëtare, që garantojnë pavarësinë dhe sovranitetin nga çdo agresion dhe ndërhyrje e jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat