Me “ftyrë” e faqe të zezë

Opinione

Me “ftyrë” e faqe të zezë

Nga: Sinan Kastrati Më: 7 prill 2018 Në ora: 09:23
Sinan Kastrati

Kush ia vuri zjarrin Shqipërisë më 1997 e kush e ndau Kosovën më 1999?

-Hashim Thaqi dhe “komandantët” e uçk-së i bënë dhe vazhdojnë me këto të zeza edhe tash.

“Mos u brengosni, në torishtë kanë hyrë vetëm ujqit.

Rusia në Mitrovicë, Serbia në Kuvend dhe Turqia në aeroport: mirëseardhje me ftesë të pushtetit të Kosovës.”(Veton Surroi)

“Ftyra”, Fatmir Lima ... e Hashimi

Sot është 7 prill. Më 7 prill 1939 Italia naziste e pushton Shqipërinë.

Nuk kam pasur më shumë se 13 – 15 vjet, si nxënës i klasës së shtatë apo tetë kur e lexova romanin “Me valët e jetës” të Vedat Kokonës dhe “Para agmit” me autor Shefqet Musarajt, libra nga dy vëllime e bukur të trasha. Nga ato romane mësova se të premtën më 7 prill 1939 Italia e pushtoi Shqipërinë.

Me Shefqet Musarain u takova veç njëherë, në pjesën e parë të Qershorit të vitit 1979, në shtëpinë e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë. Kishte qenë një burrë thatanik tamam sikur një ish kusheri i afërm e katundar i imi, Nezir Cufa.

Edhe sot pas afro 80 vjetëve, Shqipëria nuk është ashtu qysh e dëshirojmë. Shqipëria nëna ka shumë halle e vuan nga shumë sëmundje.

Po Kosova?

Kosova, ani pse shtet i ri, edhe pas 20 vjetëve me gjithë ndihmën amerikane, angleze ende nuk po mundet me me ndejt në këmbë të veta nga shkaku se krejt udheqja, pa asnjë përjashtim është krimanale.

Të gjithë, në krye me Hashimin, si kryetar i Kosovës, Ramushin e Kadri Vselin, të dytë kryetarë, njëri i qeverisë e tjetri i Kuvendit, dyshohet se kanë kryer krime gjatë “luftës” më 1989, 1999 kundër shqiptarëve ndërsa pas “lufte”, çdo gjë që kanë gjetur në Kosovë, e kanë hangër me ilaket e veta.

Por ajo që është edhe më e keqe, edhe pas këtyre vjetëve “çrilim”, gjyqësia, prokuroria, arsimi, shëndetësia dhe përgjithësisht administrata e Kosovës, janë të politizuara deri ku s`ka më dhe udhhiqen nga analfabetë, do të thoja unë.

Kjo udheqje, këta ministra nëse i krahasojmë me ministrat dhe nëpunësit e tjerë shqiptarë, në mes të dy luftrave botërore, si Luigj Gurakuqin apo Faik Konicën, ndryshimi është, si nata me ditë.

Hashimi, Kadriu e ... Ramushi, të tretë, kush më shumë e kush më pakë, ishin pas besatua gjatë “luftës” se gjithë pasurinë e Kosvës ta ndajnë në mes vetit. Kjo po shihet. Ata kanë gjith ato shtëpia të mëdha e lksoze që nuk kanë pasur asnjë kryetarë shteti në botë, sëpakut jo ata me fuqi më të madhe në botë (ish pres. Bush e Klinton e as ata të Francës apo kryeministrat britanikë e kancelarët gjermanë) që i kanë,oborre me lue e bazene olimpike kur ato i mungojnë Kosovës, mund ti gjejmë vetëm të udheqja e Kosovës, ish “krerët” e uçk-së së Kretës.

E tash dua të dalë aty ku e kam lënë para një jave. Çdo javë e çdo në Kosovë është më e pasur me lajme taze se sa dita e java tjetër.

Kosova është e mbushur me skandale e me afera të llojllojshme.

Policia Speiale e Kosovës, ma flladitën zemrën

Java e kaluar, së pakut deri më sot, do të mbetet në “histori”: për dëbimin e gjashtë “gulenistëve” turq dhe për akcionin më të sukseshëm të Policisë Speciale të Kosovës në Mitrovicën e Veriut. Ma flladitën zemrën kur i pash se se hynë në mbledhje e kryetarëve të Veriut të Kosovës,në Mitrovicën e Veriut e i shtrinë përtoke të gjithë. Besoj se çdo Polici e Botës do t`ju kishte lakmi policëve tanë.

Na zbardhën FTYRËN policia.

Më shumë nuk dua të flas sepse është folur e shkruar mjaft, ani pse për dëbimin e turqëve, Kosova e tregoi “ftyrën” e vërtetë, se nuk është shtet që i respekton të drejtat e njeriut dhe herët e vonë, kjo ka me i kushtua shumë.

“Ftyra”

Eh ftyra e “ftyra”

Për fjalën “Ftyrë” e shfletova Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe”

Fjalën “Ftyra”, ky “komandant” e ka shkruar gabimisht. Duhet të shkruhet “Fytyr/ë, a.

Kjo fjalë në gjuhën ka shumë kuptime, përveç kuptimit themelor, që trgon pjesën e përparme të kokës së njeriut, që përfshin, ballin, faqen, mjekrrën, gojën, hundën, sytë dhe veshtë.

Por fjala “fytyrë” ka edhe edhe dhjetëra kuptime, kuptime figurative të tjera që tregon tiparet e jashtme të diçkaje, pamje të jashtme; faqe. Ndëron fytyre toka (vendi, fshati). Ia ndërruan fytyrën vendit.

Ia mari fytyrën, s`ka fytyrë, e preku në fytyrë, është njeri i pa fytyrë, dy gishta fytyrë, më mirë të shkoj koka se fytyra etj. etj. (Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, faqe 526, 527)  

Kush ishte “Ftyra”, “Korbi”, “Gjermani”, “Rreziku”, “Topi”, “Togeri”, “Ushtaraku”... “Dhjetëshi”, “Njëmbëdhjetësi”?

Është “fat” apo fatkeqësi që disa nga këta i kam njohur qysh kur isha i ri, kur studjoja Letërsinë e punoja si mësues Letërsie. Njërin nga ta, “Rrezikun” e kam pasur nxënës dhe një tjetër e kam pasur shok klase, të gjimnazit, Gani Krasniqin, “Baca” .

Nuk e kisha ndërmend që të shkruaj edhe njëherë për këto “ftyra” të dyta të tyre po mos ti kisha parë këto ditë dy shkrime, njëri për “Ftyrat” e komandantëve gjatë “luftës” e tjetrën, një bisedë “normale” të Adem Grabovcit, i njohur si shefit i shefave, në aferën “Pronto” me “Ftyrën” e “ftyra” e faqe të të zeza të tyre me “Bashkim Fina”, “Maghup-ë” të tjerë .

Unë zgjodha një pjesë të fundit të një bisede më të gjatë të këtyre dyve, aty ku AdemGrabovci e ka frikësua “Kupën”, Jakup Krasniqin i cili kishte dalur për fushe ne “kuvend” e “kundër” pdk-së.

“Grabovci:
Jakupit, veç shkova i thash n’vesh, thash qy thash e thirri, e thirri ftyren
vallahin, ta kan lokën.

Shala:
Hahahaha…

Grabovci:
Edhe u dorëzu, hahahaha

Shala: A
t’ngoj bile?

Grabovci:

Ngoji, meniherë, meniherë u tërhoq, derisa t’përmena ty hiç.”

Për “BashkimFina”, “Ftyra” dhe për Fatmir Limajn (Çeliku) dhe për Nexhmi Krasniqin, tash Drejtor i Policisë në Prizren kisha dëgjua edhe më herët dhe vendosa të shkruaj një shkrim të gjatë në disa vazhdime “A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës”. Në këtë luftë, ama luftë të vërtetë, unë dëgjova herozmat e tyre deri në mite e në legjenda të trimave, si Fatmir Lima, vetëm kundër vendasëve të tyre, të rrethit tim, të gjithë shqiptarë, disa edhe ishin vrarë dhe tashmë ato janë publike sepse kanë “përfundua” proceset gjyqësore e ku Fatmir Lima, si gjitherë është shpallur i pafajshëm.

Këta, Naser Krasniqi (Ftyra), Naser Shala (Bashkim Fina), Fatmir Lima, Gani Paqarizi, “Rreziku” e vetë Hashim Thaqi kishin mashtruar e rrejt, vjedhur, kidnapuar e burgosur shumë shqiptarë, aktivistë e të afërm me Ibrahim Rugovën e LDK-në. Pastaj, të burgosurit, të lidhur i kanë keqtrajtua fizikisht deri sa iu kanë “nxjerr spirtin”.

Hashimi i ka burgosur pabesisht Jakup Kastratin, ish kryetar i LDK-së dhe ish kryetar i komunës së Malishevës dhe Cen Deskun, zëvendësin e tij.

Pushkën e mush dreqi

“Ftyra”, “Bashkim Fina”, Nexhmi Krasniqi, shofer i Fatmirit dhe “avokati” Bajram Krasniqi e Fatmir Lima, përveç “thash e thëmeve”, këta kanë keqtrajtua e plaqkitur Halil Azem Kastratin, mësues nga Damaneku afër Turjakës.

Një bisedë, sa kam mbajtur mend e “Bashkim Finës”, “Ftyrës”, Fatmir Limës me Halilin, Fatmir Azem Kastrati, vëllain e Halilin, i vrarë nga policia serbe si luftar besnik, në Turjakë dhe Azem Januz Kastratit, babës së Halili, mësues, tash i ndjerë do ta tregoj, jo të plotë.

“Halili pasi ishte këthye nga Italia, në janar të vitit 1999 në Prishtinë i pret “avokati” Bajram Krasniqi nga Tërpeza afër Malishevës. Ky njeri, sipas dëshmitarëve dhe vetë Halil Kastratit ka bashkëpunua me policinë serbe dhe me “uçk-në” me dijen e Fatmir Limajt e të të tjerëve (“Ftyrës” ... )

Pasi që Halili e heton Bajramin kur i qon te një postbllok i policisë serbe, Halilit dhe një shokut të Halilit që ishin bashkë, iu kërkon para pasi që Bajramit “ia kishin marrë policia serbe afro dy mijë marka”.Halili nuk ia jep paret por të nesermen “policia ushtarake” e uçk-së shkojnë dhe e marrin në Damanek. Përveç të tjerave, Halilit ia kërkojnë edhe borqin që ia kishte Bajram Krasniqit.

Këtu Familja e ndershme me Bacën Azem dhe Fatmirin, vëllain e Halilit dhe Halili e kuptojnë hilen dhe lidhjet e udheqësve të uçk-së me sekserë e bashkëpuntorë të Serbisë, siq ishin Bajram Krasniqi, pse jo edhe “Ftyra”, Fatmir Lima e ... Nexhmi Krasniqi

Fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj Halilit dhe vëllait, babës e një miku të shtëpisë janë aq banale e me kërcnime deri në vrasje sa që as policia serbe më keq nuk ishte sjellur.

Pjesë nga “guha dhe goja e komandantëve”:

“Edhe Zoti me zhdryp, nuk e l`shojmë Halil Kastratin”.

“Hupni se po ja ... Q ... nanen”.

“Ky ka bâ propagandë kundër “vendlinjes” (fondit, “vendlindja th`rret”)!

Pastaj iu drejtojnë pushkën çka nuk ka qenë e lejueshme sipas normave ndërkombetare, rregullave ushtarake e traditave shqiptare edhe sikur të ishte pushka e thatë (pa fishekë)” nuk bënë të ia drejton pushkën askujt sepse në popull thuhet “E mush dreqi” (pop.).

Në fund, që kurrë s`e pam pam fundin e tyre, pasi i paguan Halili disa mijëra marka (3.500 marka gjermane dhe pasi e kishin rreh per merak, e lirojnë.

Këta ishin “komandantët” që i prinë “luftës” dhe tash po e udheqin Kosovës bash sikur me 7 prill 1939 kur italjanët e pushtuan Shqipërinë.

Ndryshimi është se më 7 prill 1939 ishtë ditë e premte, kurse sot, më 7 prill 2018, është ditë e shtunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat