Z. Thaçi karemi besnik i dëshmuar i Erdoganit, që nuk duhet të jetë kryesori i Kosovës në dialogun final me Serbinë

Opinione

Z. Thaçi karemi besnik i dëshmuar i Erdoganit, që nuk duhet të jetë kryesori i Kosovës në dialogun final me Serbinë

Nga: Florim Rudhani Më: 9 prill 2018 Në ora: 21:50
Florim Rudhani

Duke shikuar rrethanat e fundit të Kosovës, skenaret e fundit që u krijuan si duket dikush pretendon me fituar politikisht, por dikush    planifikon të fitoj sa më shumë nga Kosova. Tryezat filluan për bisedimet finale të Kosovës-Serbisë.

Gjermania ndërhyri në idenë e ndarjes Kosovës, por kjo ide është ka qarkullon tash nëpër kanale tjera. Ne nuk e dimë se çka është biseduar për Kosovën në takimin e Presidentit të Kosovës me shefin e  "Degsit" shërbimit francez.

Dialogu është i pashmangshëm Kosovë-Serbi, por nuk duhet të drejtohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës janë dy arsye e ato janë: E para z. Thaçi nga dialogu i vitit 2011 e deri në vitin 2018 e ka dobësuar Kosovën në relacion me Serbin në arenën ndërkombëtare, përveç që nuk ka pas transparencë dhe llogari nga z. Thaçi ndaj Parlamentit dhe publikut në përgjithësi ka sjell dëme Kosovës edhe në punët e brendshme, Lista Serbe është krijesa që ka faktorizu Serbin në Kosovë e cila u dal nga dialogu i deri tanishëm. Serbia përfitoj shumë në rindërtimin e rrënuar të imazhit të Serbisë në arenën ndërkombëtare.

E dyta,  ne e dimë afërsinë z. Thaçi me Presidentin e Turqisë z. Erdogan, duke shikuar në kohen e fundit të afërsisë së marrëdhënieve Turqi-Rusi dhe traktatin e fshehur Rusi-Turqi rreth largimit të influencës së Shba nga Ballkani, atëherë z. Thaçi është karemi i dëshmuar, besnik i Presidentit të Turqisë z. Erdogan. Këto janë dy nga shumë arsyet që dialogun e ri nuk duhet z. Thaçi ti kryesojë si palë nga Kosova.

Dialogu duhet të ket platformë e cila ndërtohet nga Akademie e Shkencave të Kosovës, dhe nga profesionistet e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatet e shquar.

Të paraqitet në Parlamentin e Kosovës duke krijuar një konsensus politiko-shoqërorë rreth platformes apo agjendën e Kosovës në Dialog me Serbin. Është e domosdoshme përfshirja edhe Shba karshi Be në "Negociatat finale historike Kosovë-Serbi".Prijësi i palës së Kosovës duhet të jetë një figurë unifikuse e Kosovës të çilen nuk e ka Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat