Ç’është lideri dhe lidershipi - Bota Sot
Ç’është lideri dhe lidershipi

Opinione

E enjte, 18 tetor 2018

Ç’është lideri dhe lidershipi

Nga: Xhafer Haliti Më: 12 prill 2018 Në ora: 17:08
Xhafer Haliti

Lidershipi është një proces me të cilin një person ndikon te të tjerët për të realizuar një objektiv, pra në çdo grup disa individë kanë më tepër pushtet se të tjerët. Ai që ka më tepër influencë shpesh supozohet si një Lider. Lideri përcaktohet si personi që ka autoritet dhe ndikim më të madhe në grup, për arritjen e qëllimeve të cakutara ose për të drejtuar një organizatë në mënyrë që ta bën atë më të bashkuar dhe koherente.

Ka shumë lloje liderësh dhe lidershipësh, në varësi nga grupet që ata drejtojnë, nga situata që u krijohet, dhe nga veçoritë personale që ata i posedojnë. Ka liderë në kohë të kufizuar, dhe në situata të caktuara, ose dhe pa kufijë kohorë.

Shumica e studiuesve mendojnë se lideri më i pranueshëm është Lideri Efektiv, pse “Efektiv” ? ngase bartë mbi vete këto cilësi: Është vizionist, posedon largpamësi, ka aftësi inkurajuese, është i besueshëm, optimist, dhe kyç i veprimtarive të grupit, dhe nga ana tjetër përcaktimi i një individi me Lidërship nuk është gjithmonë i lehtë, njëlloj si dashuria: është diçka që e ndiejmë dhe e njohim të gjithë, por nuk arrijmë ta përcaktojmë dot.

Dhe si përfundim, a janë të domosdoshëm liderët ?

Disa thonë se rëndësia e liderëve, është e mbiçmuar dhe në shumë kontekste nuk bën shumë dallime, po në atë se ç’mund të them unë është se nevoja për të pasur një lider, dhe lidershqip, ështe mjaft e madhe, sepse pa një udhëheqës nuk ka një sukses, dhe se udhëheqës të suksesshëm janë ata që i bëjnë të tjerët të ndihen të rëndësishëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test