Nga shkollat amerikane - në mejtepe turke!

Opinione

Nga shkollat amerikane - në mejtepe turke!

Nga: Gani Mehmetaj Më: 12 prill 2018 Në ora: 21:13
Gani Mehmetaj

Në kohën e mbretit Zog shqiptarët i dërgonin fëmijët e tyre në shkollat franceze, amerikane e italiane. Nga Dardania e okupuar elita shqiptare, veçmas shqiptarët katolikë i dërgonin fëmijët në shkollim në Itali, Gjermani e Francë. 

Fatkeqësisht pjesën më të madhe të asaj elite që dolën nga shkollat franceze, italiane, amerikane e gjermane Enver Hoxha i pushkatoi apo i kalbi në burgje. Të njejtën gjë e bëri edhe Jugosllavia e Josip Brozit me elitën intelektuale në Dardani e territorët tjera shqiptare. 

Në shekullin XXI në Shqipëri e në Dardani një pjesë e elitës politike intelektualisht të retarduar kanë nis t' i dërgojnë fëmijët e tyre në mejtepet turke të Gylenit e Erdoganit.

Godina e shkollës së famshme të Hari Fulcit sot është shndërruar-degraduar në Medrese turke për femrat shqiptare! Shembulli i shkollës me nam të vajzave "Nëna Mbretëreshë" të para nëntëdhjetë vjetësh në Tiranë, ka degjeneruar sot në shkollën e vajzave të mbuluara po në kryeqytetin shqiptar si në mesjetën arabe.  

Është fatbardhësi që këta nxënës nuk janë shumë, ndërsa pjesa më e madhe e shqiptarëve kryejnë shkolla të qytetëruara shqiptare, amerikane e të Evropës Perëndimore. Se ku do ta fusin kokën fëmijët shqiptarë me mejtepe turke, athua e kanë menduar prindërit mendjeshkurtër?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat