Salih Çekaj ishte në shërbim të mbrojtjes së shqiptarëve nga poshtërimi-III

Opinione

Salih Çekaj ishte në shërbim të mbrojtjes së shqiptarëve nga poshtërimi-III

Nga: Milazim Maraj Më: 17 prill 2018 Në ora: 09:16
Milazim Maraj

Vala për mohimin e vlerave kombëtare shqiptare jo vetëm që nuk ndalej por sa vije dhe rritej, e sinkronizuar mirë dhe e kamufluar më petkat që i shkonin tregut momental propagandistik në BE dhe Botë. Kjo propagandë prezantonte shqiptaret si kriminel, terrorist, nacionalist dhunues etj.   Deri sa propaganda serbe dhe ruse kundër shqiptarëve ishte në ofensivë, ne nivele të ndryshme që nga OKB, BE, dhe Gadishull Ilirik në Shqipëri lejohen “skemat piramidë” që u bënë shkas për fillimin e një lufte civile. Shteti ra para këtyre skenave. Kryetari i Shqipërisë nuk mundë të shkonte në Vlorë nga se kërkohej koka e tij. Ndërsa pas pak Falangat e poshtërimit shkuan në kufirin Shqiptaro-Grek dhe para kamerave i ftonin greket të futën brenda së për ata qenka çliruar Shqipëria. Në këtë kohë edhe z.RomanoProdi më helikopter ateroj në Gjirokastër.

Aty u takua më z. Bashkim Finon që ishte ministër i qeverisë teknike dhe që po shkonte të Takohej më z. Kosta Simitis. Zoti Prodi i dërgoj të fala zotit Simitis për të cilin si që shkruanin gazetat shqiptare dhe të huaja kishte shumë respekt. Por të falat nuk i dërgonte nga Italia por nga Gjirokastra që është në jug të Shqipërisë. Pas këtyre të falave pasoj një reagim i të madhit president i Amerikës BilKlinton i cili shumë shkurtë u beri më dije miqve që po përshëndeteshin në këtë kohë rrëmuje në Shqipëri: ”Kufijtë e Shqipërisë janë të njohur dhe garantuar. Shqipëria është shtet sovran dhe i pavarur, Kështu pushuan përshëndetjet ose u shtynë për një kohë tjetër më të përshtatshëm.Tani dukej se Shqipëria ka problemet e veta dhe së nuk ka më shpresë për kurrfarë ndihme nga shteti shqiptar. Por shpresa vdes e fundit. Angazhimet për përkrahje të Kosovës në luftë e cila po afrohej nuk ndërpriteshin. Nuk kishim mundësi tjetër. Gazetat e vendit shkruanin për pa aftësi të institucioneve të Shqipërisë për të parandaluar dhe menaxhuar krizën.

Ndërkaq armiqtë e përbetuar tentonin të i vulosnin në nivele të larta ndërkombëtare vlerësimet e veta rrejshme që më parë i kishin deklaruar dhe më pastaj kishin provuar të i realizonin më programe të sofistikuara dhe kamufluara. Tani pas reagimit të Presidentit të SHBA-ve shpresa e tyre ra nga kombinimi për  ndonjë marrëveshje të mundshme së paku tani për tani. Kjo po ndodhte kur ne ishim në përgatitje e sipër për çlirimin e Kosovës. Edhe shpresa jonë  për ndonjë përkrahje më serioze të Shqipërisë për çlirimin e Kosovës ishte venitur por, jo e humbur tërësisht. Tani në këtë situatë Serbia për të zhvendos vëmendjen  e dhunës së programuar shtetërore në Kosovë ndezi çështjen  e minoriteteve në Shqipëri. Ndërkaq serbet nga Vraka i kishte tërhequr në Kosovë dhe të rinjtë i kishte veshur polic në Kosovë. Ata tani silleshin shumë keq ndaj popullatës civile në Kosovë. Disa individ në  Shqipëri u treguan të pa përmbajtur për në shprehje të mllefit antishqiptar disa minoritar maqedonas. Por për çudi ai që po qante për maqedonas kishte emër turko mysliman, pastaj edhe një që e quante vetën zëri i pakicës egjiptiane tregonte së këtu ishte nga Faraoni por pa e sqaruar se faraoni kishte gjuhë amtare shqipen. Kjo për kohën kur po ndodhte ishte  e çuditshme por jo për këtë kohë tani.

Turqia nuk kishte mbetur  prapa më ambiciet e sajë për pretendime në tokat tona. Këto pakica që tani deklaroheshin nuk treguan më tutje ambicie për të u përfaqësuar në institucione të shtetit shqiptarë, por mbetën si tentativë e pa çartë  ose e pa furnizuar më tutje. Pas deklarimit të Presidentit të SHBA shpresat për ndonjë nismë për coptimin e Shqipërisë ranë.. Pak më shumë insistoj Greqia më falangat e poshtërimit në Himarë të përkrahura nga prifti ortodoks i cili vazhdon më te predikoj  dhe propagandoj greqisht kundër shtetit shqiptar. Në Maqedoni tani filloj një tjetër tentim vjedhje. Tentohej të vidhej origjina e  Nëna Terezës. Të quhej maqedonase edhe pse dihej çartë së ishin shërbimet sekrete nga Maqedonia atë qe e kishin helmuar babin e sajë. Për kundër asaj që vet Nena Terezë kishte deklaruar së është shqiptare. Madje edhe kishte kërkuar nga Amerika që ta shpëtojnë popullin e sajë shqiptarë në Kosovë. Në këtë kohë shoqata Nëna Terezë kërkonte, tubonte dhe shpërndante ndihma dhe medikamente anë e këndë Kosovës për të shpëtuar popullin e sajë nga poshtërimi dhe vdekja . propaganda për shqiptaret islam nuk pinte uji më.

Në këtë kohë Sali Çekaj  bashkë më shokët e tij ishin në aksione të shumëfishta. Të fuqizimit të fondit të Qeverisë së Kosovës, Këshillit të Solidaritetit të udhëhequr nga z. MarjanTunaj, në mobilizimin për luftën në Kosovë. Për sigurimin e armatimit i cili na mungonte. Në aksionet për të amortizuar dhunën në Kosovë. Në mbajtjen e klimës pozitive për lirinë e afërt të Kosovës. Në ruajtjen dhe krijimin e unitetit në mes të shqiptarëve duke i përballuar propagandat e rrejshme ndaj LDK, Dr. Ibrahim Rugovës dhe shqiptarëve të Kosovës, që pretendonin ta paraqesin xhelatin e gadishullit tonë si viktimë. Në uljen e tensioneve që krijoheshin si rezultat i lodhjes nga dhuna serbe dhe propagandës së shumëfishtë që po zhvillohej në Kosovë dhe Shqipëri. Në Shqipëri Salihu më shokët e vet nga Zvicra sillte armatim të nevojshëm për luftë kurse nga Shqipëria në Gjermani dhe Zvicër sillte libra dhe gazeta në gjuhë angleze dhe Gjermane që shpjegonin çartë çështjen e pa zgjidhur të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik.

Ai nuk kishte ende pasaportë të rregullt andaj ushtria e Zvicrës e arrestuan dhe fal angazhimit të zyrës së Kosovës në Tiranë përmes të kryetarit të parlamentit të Shqipërisë z. Pjeter  Arbënori nuk u ekstradua në Serbi si që pretendonte ambasada e Serbisë dhe Malit të Zi në Zvicër por u kthye në Shqipëri. Dy grupe të rinjsh nga Kosova  të stërvitur në Shqipëri tani më ishin të gatshëm për kryerjen e detyrave të caktuara. Grupi i parë i komanduar nga Salih Çekaj dhe i dyti nga Adem Jashari. Grupet kishin bartur një sasi të vogël armesh të cilat i kishin stacionuar në fshatrat e Deçanit, Skenderajt dhe Podujevës. Në veri të Shqipërisë tani më ishin krijuar depo të vogla më armë dhe municion të cilat barteshin për ne Kosovë.. Lufta po afrohej. Shkalla e gatishmërisë morale  po rritej pa pasur tjetër rrugëdalje. Nga amortizimi i dhunës tani situata kalon në mbrojtjen e pragut të shtëpisë. Në qeverinë e Kosovës kishte çrregullime të mëdha. Madje për këtë gjendje dhe këtë fazë ishin tejet të rënda. Ajo që funksiononte pa ndërprerë ishte morali për luftë dhe çlirimin e Kosovës pa llogaritur shumë koston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat