Kosova duhet të çlirohet nga diktatura e krimit dhe e korrupsionit

Opinione

Kosova duhet të çlirohet nga diktatura e krimit dhe e korrupsionit

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 23 prill 2018 Në ora: 18:18
Skënder S.Kapiti

Kërcënimi më i madh demokracisë dhe shtetit u  vjen nga korrupsioni dhe nga manipulimi i drejtësisë, kapja e kësaj nga politika dhe nga krimi.

Kjo e falimenton demokracinë dhe instalon në sistem  një diktaturër të elitës  politike të papërgjegjshme, të kriminalizuar, të pandëshkueshme ,  abuzive dhe spekulatore e madhe. Pas Çlirimit dhe Pavarësimit të Kosovës nga kolonizatori barbar serb, fatkeqësisht Kosova duke marrë modelin dhe shëmbullin nga Shqipëria, atë të sistemit  politik të padrejtësisë, të interesit personal mbi atë kombëtar, të papërgjegjshmërisë  dhe të kapjes së drejtësisë , të  kriminalizimit e të korrupsionit politik, gjë të cilën e pati paralajmëruar edhe opinionisti Gani KAPITI i cili e parashikoi se politika e Kosovës nuk duhet të marrë “leksione” nga politika eTiranës pasi ajo vetëm trauma e tollovi gjithnjë i ka shkaktuar Shqipërisë, këshillë të cilën ai e dha atëhere  në një emision televiziv në Tiranë  që në Dhjetor të vitit 1999.

G.Kapiti porosiste gjithashtu që Kosova duhej të merrte shëmbullin amerikan të ndërtimit të shtetit demokratik dhe të drejtësisë amerikane,

ashtu sikurse edhe në vitin 1992 Senatori  dhe Avokati i Madh i Çështjes shqiptare,Xhozef DIOGUARDI iu lut Sali Berishës që të ndërtonte në Shqipëri  një drejtësi si ajo amerikane, por që Berisha bëri të kundërtën , ai kapi edhe politikën edhe drejtësinë, ku si pasojë erdhi pastaj dhe u instalua në Shqipëri një sistem katastrofik drejtësie politike të kriminalizuar dhe të tejkorruptuar, gjë e cila e mbajti Shqipërinë shumë larg drejtësisë , të paqëndrueshme politikisht, të paaftë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë institucional,   e mbajti peng  Shqipërinë  dhe të pazhvilluar demokratikisht dhe larg integrimit  për në BE për rreth 27 vite.

Por  kështu mjerisht ndodhi edhe me Kosovën, që  ashtu sikurse edhe Shqipëria, e cila prej 27 vitesh pas vetërënies së komunizmit, Shqipëria kaloi dhe ra në sistemin pseudodemokratik , në atë të një diktature të re të regjimit politik pluralist, të diktaturës së krimit dhe të korrupsionit. Dhe po kjo gjë ndodhi edhe në Kosovë.

Edhe Kosova pavarësisht investimit të jashtëzakonshëm dhe vendimtar të SHBA-ve për Çlirimin dhe Pavarësimin e saj dhe për shtetndërtimin e Kosovës, politika dhe politikanët  e Kosovës nuk u treguan mirënjohës SHBA-ve, rolit, ndihmës dhe sinqeritetit të saj dhe as nuk  morën përvojën e SHBA-ve për Kushtetutën, për ligjin, për shtetndërtimin modern të Kosovës, por  morën atë të Politikës së Tiranës, dhe rezultati është ky i sotmi që edhe Kosova  ashtu si edhe Shqipëria ka mungesat dhe deficitin më të lartë në Europë për ligjzbatimin, për efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shtetin ligjor dhe për demokracinë .

Ky është fakt dhe e vërtetë, gjë për të cilën konstaton, ankohet e akuzon qytetari shqiptar si dhe diplomacia dhe institucionet demokratike të SHBA dhe të BE-së.

Ato, sidomos SHBA –të, si aleati më i madh i shqiptarëve  gjithnjë dhe pandërprerë i kerkojnë si Shqipërisë ashtu edhe dhe Kosovës që të realizojnë të njëjtat “detyra shtëpie”:  luftë kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit; kërkojnë dhe urdhërojnë : ndërtoni shtetin ligjor, dekriminalizoni politikën dhe drejtësinë! Porosisin  politikën dhe politikanët shqiptarë : interesohuni për interesin kombëtar dhe atë publik, për zhvillimin e demokracisë dhe për integrimin dhe jo vetëm për interesa personale e klanore pushteti e paraje!

Ky realitet i ka mbajtur peng të dy shtetet shqiptare; i ka mbajtur  ato në një gjëndje amullie, paqëndrueshmërie politike, mosbesimi te qytetarët dhe te nderkombetaret; si vënde ky sundojnë regjimet politiko-korruptive, të kriminalizuara, hajdutokrate dhe autokratike.

 Pse kërkohet  që në Kosovë të çmontohet ky sistem i kriminializuar dhe i korruptuar?

 Kjo sepse gjëndja në Kosovë është si në Shqipëri. Kjo diktaturë është diktaturë e krimit dhe e korrupsionit sepse sillet si diktat i “elitës” politike mbi drejtësinë, shtetin, shoqërinë dhe individin;  sillet si një diktat imponues e detyrues që vjen prej regjimit oligarko-kriminal i cili  është në majë të sistemit; sillet si një sundim antisistem i fortë dhe i pasfidueshëm. Kjo diktaturë krimi dhe korrupsioni sillet dhe funksionon  si një korporatokraci monopoliste që ka gllabëruar gjithçka, që bën çfarë dëshiron dhe nuk pyet për asgjë dhe as për askënd; një klanokraci korporative e cila  bën vetëgjyqësinë dhe nuk përgjigjet as para ligjit, as para Kushtetutës dhe as para votuesve, pra, as para demokracisë.

Kjo diktature libertariane e krimit dhe e korrupsionit politik në Shqipëri dhe në Kosovë ka ardhur sepse politika, drejtësia  dhe pushteti   i keq dhe i lig  e degraduan  demokracinë dhe  vlerat e saj.

Pikërisht ata të cilët e kanë montuar këtë diktaturë, janë amoralisht po ata të cilët spekulojnë, hipokrizojnë dhe manipulojnë me ligjet, me shtetin dhe me shoqërinë. Prandaj SHBA dhe BE nisur nga këto fakte dhe ky realitet i tillë i rëndë bënë presionin dhe ia imponuan politikës në Shqipëri miratimin e Ligjit të VBETTING-ut, pasi krimi dhe korrupsioni në Shqipëri e  kishin atrofizuar dhe paralizuar shtetin, shoqërinë dhe demokracinë. Dhe tani pas kësaj duket se VETTING-u po jep rezultate dhe në Shqipëri ka filluar çmontimi i kësaj diktature politike të krimit dhe të korrupsionit, gjë e cila duhet të ndodhë patjetër edhe në Kosovë. Duhet shëmbur kjo diktaturë e cila nuk është e interesuare as për zhvillimin, as për progresin, as për mirëqënien e popullit;as për ligjin dhe as për demokracinë; as për mirëfunksionimin e shoqërisë dhe as për integrimin.

Kjo lloj diktature krimi dhe korrupsioni e ka privatizuar dhe e ka manipuluar edhe ekonominë, dhe ekonominë e kanë në dorë po kjo mafio-politikë dhe mafiodrejtësi që është lart,  në majë të sistemit.

Kjo diktaturë krimi dhe korrupsioni po shkatërron edhe humanizmin, edhe shpresën , edhe patriotizmin.

Kjo sepse kjo diktaturë ka forcën shkatërrimtare të korrupsionit, krimit, të vjedhjes dhe të hajdutërisë dhe të parasë së pisët .Kjo diktaturë e kësaj kastokracie është shumë grabitqare  dhe shumë lakmiqare, grabitqare e madhe sa që nuk mund të krahasohet as me shtazët më të egra të botës kafshërore. Prandaj kjo elitë , kjo kastokraci dhe kjo diktaturë e tyre duhet të çmontohet nga politika, nga drejtësia  dhe nga pushteti edhe në Kosovë . Këtë e bën vetëm VETTING-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat