LDK e Rugovës viktimë e prijësve pasrugovian - Bota Sot
LDK e Rugovës viktimë e prijësve pasrugovian

Opinione

E hënë, 22 tetor 2018

LDK e Rugovës viktimë e prijësve pasrugovian

Nga: Islam Fejzullahu Më: 25 prill 2018 Në ora: 21:44
Ilustrim

Derisa nuk filloi përçarja dhe kongresi i karrigeve, dhe infiltrimi i anëtarëve të partisë ORA e Veton Suroit në LDK, implikimi i Isa Mustafes e Fatmir Sejdiut dhe ndarja e Nexhat Dacit, LDK tani ka mbetur shërbëtore e SHIK-ut dhe përfituesve tjerë ne poste ne emër të LDK-së!

Lajmi se koalicioni qeverisës ne  qytetin e Pejës ne mes të LDK dhe PDK; përkatësisht  Muhaxherit dhe Halitit dy përfituesve ma të mëdhenj nga subjektet e tyre politike ne aspektin material dhe politik nuk tregon asgjë tjetër vetëm vazhdimi i degradimit të LDK dhe ndihma e saj apo shërbimi i saj që i bën SHIK-ut dhe përfituesve tjerë politik e partiak! Gazmend Muhaxheri derisa ishte anëtar i ORA-së ne kuvend bashke me Teuta Sahatqiun e Veton Suroin sulmonin ne çdo aspekt  sidomos prijësit e LDK-së Rugova-Daci të asaj kohe. Me falimentimin e kësaj partie Vetoinit nuk iu nevojit me tutje partia sepse iu kthye biznesit duke mjel OJQ për kompaninë Koha, të porositurit e tij Gazi dhe Teuta e sa tjerë me implikimin e Fatmir Sejdiut e Isa Mustafes besa edhe të vet SHIK-ut iu bashkëngjiten LDK-së të cilën deri dje nuk lanë gur as dru pa hedhë mbi  drejtuesit e saj!

Janë këta: Isa Mustafa, Gazmend Muhaxheri dhe Teuta Sahatqiu përfituesit më të mëdhenjë nga LDK, njehrit edhe përgatitësit  ma të mëdhenjë të varrit për LDK-në! Sot kur i tërë spektri politik Kosovar kërkon të  formohet komision hetimor për të bëmat e SHIK-ut, kryetari i Pejës (anëtari i LDK-së njiherit varrmihësi i LDK-së ia zgjatë dorën kreut të gjitha të zezave për të cilat mase tepërmi këto ditë apostrofohet me akuza e kundër akuza për keqpërdorime dhe implikime kriminale-Xhavit Halitit, PDK në Pejë) për shpëtim respektivisht koalicion qeverisës komunal e që mendoj se dorë mase tepërmi ka edhe vet  Isa Mustafa me Lutfi Hazirin të cilët edhe janë simpatizantët ma te fortë ndaj PDK nga LDK.

Vallë akoma nuk u mbushen mend ky elektorat qe t’ia tregojnë vendin fillimisht këtyre veteranëve të LDK-së sa nga të cilët edhe do duhej ti japin llogari popullit, dhe ti kthehen si elektorat gjeneratës së re te cilët çdo ditë po dëshmohen në frymën Rugoviane dhe të atillëve të cilët vetëm tentojnë të përfitojnë nga partia e nuk mendojnë për popullin t’i dërgojnë në shtëpi edhe në përgjegjësi?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test