Serbia niset në udhën e vjetër të Ballkanit dhe çështja e Kosovës

Opinione

Serbia niset në udhën e vjetër të Ballkanit dhe çështja e Kosovës

Nga: Skënder Karaçica Më: 6 maj 2018 Në ora: 19:40
Skënder Karaçica

Këto ditë, Serbia me kryetarin A.Vuçiç ka marrë një udhë kogja të gjatë Beograd-Ankara-Moskë. Siç thonë në qarqet serbe në Beograd, ky vend i shpreh mirënjohje deri në qiell Rusisë së Putinit që e shpëtoi popullin serb të shpallet (popull gjenocidbërës). Në vizitën e kryetarit serb A. Vuçiç në të dyja vendet, me vete ka marrë  "tefterët" e kohës kur Mbreti Aleksandër Karagjorgjeviq dhe Turqia e kohës bënë projektin për shpërnguljen e "myslimanëve" shqiptarë në tokat e Anadollit. Ashtu siç pati vënë në programin e vet shfarosës Çubraloviqi, Ivo Andriqi dhe "bota akademike serbe" kjo pjesë e Evropës së "qytetëruar", me regjimin vrastar serb që të shpëtojë nga "invazioni" i popullit "primitivë" shqiptarë në Kosovë(sic!).

Kryetari serb A.Vuçiç po mendon se historia i ka harruar orët e vdekjes për popullin shqiptar dhe Kosovën, që i pati kurdisur me aleatin e saj historik Rusinë dhe të provojë të harrnojë miqësinë historike me Turqinë...?! Serbia niset në udhën e vjetër  të Ballkanit duke trokitur në dyert e Ankarasë dhe të Moskës, që për humbjen e Kosovës (1999) të marrë diçka si "bakshish" për "zemrën" e Serbisë, për tërë gënjeshtrën e madhe të përsëritur për dy shekuj patra Evropës dhe botës për tokën e shenjtë serbe (në fakt shqiptare), ndonëse sipas profesor Neol Malcolm ("KOSOVA -një histori e shkurtër" - botim në Prishtinë, 2001) thotë se kufiri i Serbisë me Kosovën gjithmonë ka qenë në Rashkë.

Udhën që ka marrë A.Vuçiç për vizitë në Turqi dhe takimi me presidentin Erdogan ka për qëllim të tregoj edhe njëherë "miqësinë historike" që e pati lënë testament dinastia e mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq me Turqinë dhe çështja shqiptare dhe Kosova për kohën vrastare dhe shfarosëse nga toka e vet etnike.

A. Vuçiç po i bën lajka Truqisë, krejt me motivin e njohur të orës historike të kurdisur në shekullin e kaluar karshi popullit shqiptar dhe Kosovës, që me realitetin e ri historik, në vitin 1999 shqiptarët dhe serbët u ndanë njëherë e përgjithmonë bashkë me vdekjen klinike të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë fashiste.

A. Vuçiç mund të shkoj në Ankara kur të dojë, por për shqiptarët dhe Kosovën tashti ka marrë fund "diplomacia" e shtrëngimit "vëllazëror" të duarve të regjimit serb. Siç ka vënë në analet e veta historia më e re politike dhe diplomatike e Serbisë, për qëllimet e veta dhe antishqiptare dhe të Kosovës, u bënë miq shtëpie edhe me turqit dhe me vllëzërit e Rusisë (me përkthyes serbisht-rusisht) vetëm e vetëm që mos të lëshojnë Kosovën!

A. Vuçiç mos harroni se keni marrë udhën e vjetër të Ballkanit dhe çështja shqiptare dhe Kosova tashti është bërë një realitet i ri, të pëlqeu apo nuk të pëlqeu...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat