Letër e hapur Mira Markoviqit, bashkëshortja e Millosheviqit

Opinione

Letër e hapur Mira Markoviqit, bashkëshortja e Millosheviqit

Nga: Ragip Guraziu Më: 11 maj 2018 Në ora: 11:06
Ragip Guraziu

Një politikan serb si burri i juaj, nuk ka mundur ndryshe të përfundoi jeta e ti, pos kështu siç përfundoi, dhe të bebet e tij dhe familjes se juaj që e përkrahët ju si familje, ndaj një populli liridashës, që janë pikërisht kombi shqiptar, e paguajt, Sllobodani në varrë ju si familje të shpërndarë në Rusi, Malin e Zi, vajza e juaj e kështu me radhe. Nuk po ju do më as shtetit i juaj Serbia, dhe po kjo Serbi arrestoi bashkëshortin e juaj dhe ai u përball me Gjykatën e Hagës, dhe vetvetes ia pruni egjeli se të bebet e tij ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në ish-Jugosllavi, jo serbë ushtroi dhunë, vrasje etj etj...

Si filluan intervistën e juaj të publikojë mediat botërore që nga fillimi...

''Mira Markoviq, bashkëshorte e diktatorit dhe gjakatarit të ndjerë të ish –Jugosllavisë e Serbisë Sllobodan Millosheviq, nga Moska, ku gjendet në azil politik, ka folur për ngjarjet e zhvilluara në ish –Jugosllavi aktore e të cilave ishte edhe vetë. No koment

Ajo ka dhënë edhe vështrimin e vet Kosovën, ndërsa nuk ka përmendur sulmet dhe ofensivat e Beogradit kundër të gjithë përbërëse të ish- RSFJ-së e edhe kundër Kosovës.

Ajo, për gazetën e Beogradit, ka thënë se sikur serbët e shqiptarët, pa ata që Markoviq i quan arbitra neokolonialë, të vendosnin vetë për jetën e vet, ajo ende do të ishte e përbashkët. Kështu do të ishte edhe me jetën e jugosllavëve të dikurshëm. Sipas saj, edhe formimi i shtetit të Kosovës dhe suspendim i Jugosllavisë janë rezultat i politikës neokoloniale.

“Ndonjëherë më duket se bashkë me mërgimin tim, iku edhe Jugosllavia”, tha ajo ndërsa në pyetjen se a mundet Serbia ta mbrojë dhe ta ruajë territorin e vet, siç e trajton Kosovën gazeta e Beogradi, ajo përgjigjet:

“Pas puçit të 5 tetorit 2000, shteti federal me në krye Vojislav Koshtunica dhe Serbia me në krye Zoran Gjingjiqin, ia dorëzoi Kosovën pakicës shqiptare që ajo në territorin serb ta krijojë shtetin e vet. Ky ka qenë koncept i asaj pjese të botës që veten e shpalli bashkësi ndërkombëtare. Kjo pjesë e botës dhe disa pjesë të tjera të saj në vitin 2008 njohën shtetin kosovar. Këtë shtet, pra, do ta mbrojnë ata që e kanë krijuar. Fati i këtij shteti varet nga raporti i forcave në botë”, citona gazeta të ketë thënë Markoviq.

Për çfarë fletë ti mori.....

Kombi shqiptar,nuk mund të jetë pakicë jeni në dijeni edhe ju por kjo ju ka mbet në gojë se tani me këto luftrat e fundit të ish-Jugosllavisë,për shpërbërjes se saj,e gjetën një budalla,burrin e juaj,që tani po e quajnë edhe Kasapi i Ballkanit,siç po e quajnë edhe Serbinë si shtet kriminel,gjenocidial,çetnik etj etj.

Po kjo një dëshmi shumë e fuqishme,pse pra nuk po guxon me jetue në shtetin tëndë,Serbinë,që kurrë e kurrës nuk ke për të jetuar dhe as vizituar Serbinë,pasi Sllobodan Millosheviqi,nuk ka qenë politikan,por një hajvan duke punuar me kokat e Sheshelit e Kushtenicës dhe çetnikve tjer,dhe gjitha të këqija që ja shkatuat shqiptarëve,jo vetëm me këtë luftën e fundit por me shekuj.

Sipas  jush, shteti i Kosovës është krijuar brenda natës dhe jashtë saj ndërsa duke folur për sukseset e bashkëshortit të juaj, Markoviq përmendi Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Që një Rezolut e till 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,,sa i përket Kosovës,është varrosur njëherëe përgjithmonë.

Kosova shpalli pavarësinë në pikë të ditës-jo natën...

Kosova këtë vit me 17 shkurt 2018 festoi 10-vjetorin e Pavarësisë. Festimet ishin shtrirë në të gjitha trojet shqiptare, por epiqendra e aktiviteteve dhe festës ishte në Prishtinë,Kryeqytetin i Kosovës.  Ku të ftuar ishin edhe liderët shqiptar të Shqipërisë, Maqedonisë, e Malit të Zi,etj.

Që në orët e para të mëngjesit për këtë 10 vjetor kanë ardhur urime edhe nga lider botëror. Ndërkaq, në Shqipëri të parët që kanë uruar pavarësinë e Kosovës kanë qenë Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët do të jenë pjesë edhe e festimeve në Prishtinë. Ndërsa nga liderët e huaj, i pari që ka uruar pavarësinë ishte ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton, i cili ka një rol të rëndësishëm gjatë viteve të luftës në Kosovë por edhe për pavarësinë.

Ndërkohë, seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK u bë po këtë ditë.

Sot dhjetë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë. Prej 17 shkurtit të vitit 2008 Ballkanit iu shtua edhe një shtet i ri, Kosova, e cila filloi të njihej menjëherë nga shtetet mike, ku deri më tani ajo është njohur nga 113 shtete në botë.

11 fakte rreth ditës historike

17 shkurti i vitit 2008 kishte qenë një ndër ditët më të ftohta të vitit, mirëpo kjo nuk i kishte ndaluar qytetarët të dalin dhe të festojnë. Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ju sjellim 11 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008.

1) Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta

2) Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi

3) Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

4) Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

5) Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

6) Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesmarrës ë seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.

7) Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë!

8) Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.

9) Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

10) Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyyra e kaltër simbolizon Evropën.

11) Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte, kishin qenë edhe mediat më të njohura botërore si: CNN, BBC etj.

Tani ndoshta Mira e ke të kjartë këtë sukses të Kosovës,dhe e ndarë nga Serbia ka qenë gjithmonë,por tjtër kush deshi që Kosova të jetë e okupuar nga Serbia,tani kombi shqiptar po bashkohet,trojet shqiptare do bashkohen edhe ashtu me njëfar forme veq janë Mira,të pelqej ty apo jo kjo nuk ka rëndësi...

Një poezi e botuar vite pas lufte nga një imam,Jonuz Hoxha, i cili nuk është në këtë botë,që pas luftës së UÇK-së i bashkua edhe luftës së UÇPMB-së pjesa e Kosovës Lindore që së shpejti do i bashkangjitet Kosovës,edhe trojet tjera,dhe nuk thuhet pakica shqiptare,Mira,te ka gënjyer Sllobodani,se jemi komb tani. Kam kopjuar diç nga libra e tij,''Këngët e Lavdisë'',që kjo poezi mbi gjysma e limbrit përfshirë,por sa për fillim disa rreshta nergut për ju Mira,kishte qenë e arsyeshme,pse jo t'i lexoni mbi varrin e bahkeshortit keta reshta që ta rehatoni pak....

Luftuam  në Kroaci në Bosnjë vramë shumë boshnjakë

Në Dejton bota më shpalli burrështeti më të aftë

Atje mora çmimin për Ballkan faktor stabiliteti

Bota me shpalli udhëheqës më të madh të shtetit

------------------------------------------------------

Në Jugosllavi shumë hpejt mua autoriteti më është rritë

Tërë këto luftëra i udhëkoqa në botë fama  m' ngit

Menduam se shqipëtarët e zgjodhën për strategji durimin

Kënaqeha duke u tallë me ta që e pranonin nënçmimin

--------------------------------------------------------------------------

Hovi neve serbve gjithmonë n' Kosovë na ka zbrit

Është dshur neve ta dijmë se  në Kosovë ka edhe Drenicë

Ka Drenicë të fortë e në të një fshat i quajtur Prekaz

Atje Mira ime e dashur ushtria jonë u bë horë e gaz

-----------------------------------------------------------------

Zëri i madh që këndonte këngën nga goja e Ademit

Në bark e shpirt ia shtinte tmerrin atij barbarit serbit

THojshin në jetë tonë kurr s'kemi parë këso njeri

Mos ka ardhur këtu e po lufton ai Kastrioti Skender BEU

--------------------------------------------------------------------

17 vjet nga Masakra e Reçakut, ju permend autori i raporti edhe ju Mira...

Fshati Reçak, shtrihet në të majtë të rrugës magjistrale Prishtinë-Prizren dhe gjendet 2 km në jugperëndim të qendrës komunale të Shtimes. Gjate luftes çlirimtare të viteve 1998-1999, Reçaku ishte ndër fshatrat e para të Komunës së Shtimes që organizuan njesit e para të Ushtris Çlirimtare të Kosovës që vepronte në Zonën Operative të Nerodimes. Shumë djem e vasha të ketij fshati veshen uniformen e UÇK-së dhe me armë në dorë luftuan për idealin më të lartë të popullit shqiptar, për idealin e lirise. Në Gushtë të vitit 1998, fshati Reçak sulmohet me një artileri të rënd nga forcat paramilitare serbe të cilet hynë në fshat, dogjën me disa qindra shtëpi, por pa dëme në njerz, arsyeja e shkatërrimit të shtepive ishte kujdesi dhe furnizimi nga fshatarët për UÇK-në.

Maskar e Reçakut do të nodhte atë dit kur në Prishtine u mbajtë mbledhja e Qeverisë së Serbisë. Në këtë mbledhje, në fakt demonstrate politike, ishin të pranishëm, përveq kryetarit MARJANOVIQ edhe tre nenkryetaret e saj: RATKO MARKOVIQ, i Partisë Socialiste të Serbisë, MILOVAN BOJIQ, i grupacionit majtist JUL, të cilit i printe MIRA MARKOVIQ, gruja e SLLOBODAN MILLOSHEVIQ, dhe VOJSLLAV SHESHEL, lider i Partisë Radikale Serbe. Këta të katërt haptazi kercnoheshin atë dite se do t’i qeronin hesapet deri në fund më terroristët shqiptare.

Me 15 Janar 1999 në orët e hershme të mëngjesit forcat e mëdha ushtarake- policore e paramilitare të këmbesorise serbe dhe civilet e armatosur serbë- vendas të Komunës së Shtimes, me në fund kishine hyrë në fshat dhe kishin masakruar civilet e parmatosur shqiptare, që nuk kishin mundur të dalnin nga rrethimi i hekurit. Sipas dëshmitarve, që i shpëtuan kësaj maskare të tmerrshme, fshatarët duarthatë në fillim ishin arresutar e dërguar në drejtim të Shtimes, e pastaj janë masakruar në Kodrën e Bebushit. Pesmbëdhjetë janari i vitit 1999 Reçakun e mbuloi me gjak. U torutruan për vdekje, u maskaruan dhe u ekzekutuan 45 civile. Në mesin e te ekzekutauarve kishte qytetarë prej të cileve ishin hequr pjesë të ndyshme të trupit, si: syte, kokat, zemrat etj. Kishte aty pleq, plaka të rinjë, moshash të ndryshme, por edhe gra,e fëmije të dy gjinive. Edhe sot e kësaj dite është i hapur varri i Sahide Metush Imeri, kurse kufama e saj ende nuk është gjetur. Numri i përgjitshëm i të ekzekutuarve ishte 45 veta.

Pasi paramilitaret Serb e kishin kryer krimin të nesermen më, 16 janar ’1999, dielli rrezon aq fort, duke e pastruar edhe qiellin, thuajse edhe vetë Zoti donte ta shaploste para botës atë që krijesat e tij dijnë ta bëjnë në mënyrën më të skajshme se shtaza: bishë e egër me vetëdije! Dielli dhe qielli i pastër, sikur donin ta ndriçonin edhe më tepër një zymtësirë të thellë të ndërdijes kolektive të të qenurit apo jo NJERI; dielli dhe rrezet e tij sikur donin ta vulosnin një gjë që për ne shqiptarët ishte kaherë e ditur se çka janë në gjendje të bëjnë kanibalët e “civilizuar” serbë, duke na zbuluar në luginën mortale 23 të masakruar në aso mënyre, sa njeriu i shekullit 21, vështirë mund ta imagjinojë; se kapë as mendja më e krisur. Dikush thuajse kishte bërë një koleksion sy të nxjerru nga shqiptarët e pafajshëm, dikush kokën, dikush dhëmbët, dikush mushkërinjtë, dikush...kush janë ata?! KUSH? 

VIKTIMAT KËRKOJNË DREJTËSI!

Dhe për të parën herë prapa atyre deklaratave diplomatike të tejkalimeve të shkeljeve të (mos)marrëveshjes për armëpushim ndërmjet Hollbrukut dhe kriminelit nga Beogradi, Millosheviqi, ish kryesuesi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Wolker, detyrohet nga përgjegjësia njerëzore e historike, të dënojë një akt të tillë duke thënë se ¨Ky është krim kundër njerëzimit¨.

Lufta mes Kosovës e Beogradit ka hapur varre të shumta, Prekaz, Rahovec, Kodra e Polacit, malet e Kleqkës e vende të tjera, por Masakra e Reçakut do të mbetet dëshmi e përjetshme e krimit serb në Kosovë. Ekzekutimet e civilëve ishin instrument i strategjisë serbe ‘’kundër kryengritjes’’ në Kosovë, për ta detyruar popullatën që të arratisej, për t’ia mohuar kështu njëkohësisht përkrahjen UÇK-së. Masakra e Reçakut të gjithëve po u sillte në mëndje, e para syve, tmerret e luftës në Bosnjë, Srebrenicë e ngjarje të tjera tepër të kobshme. Ky ishte edhe argument se dhuna serbe në Kosovë kishte marrë formën klasike të një gjenocidi të egër dhe primitiv. Zonja Olbrajt në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm Joschka Fischer, kishte propozuar reagim të ashpër dhe takim urgjent të Këshillit të NATO-s, për çka ishin pajtuar Cook dhe Vedrin. Këshilli Sigurimit, në Deklaratën e 19 janarit 1999, e dënoi masakrën e Reçakut dhe bëri thirrje për...’’nevojë urgjente dhe hetim të plotë të fakteve, duke ftuar urgjentisht që RFJ-ja të bashkëpunonte me Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte. Krimet kundër njerëzimit nuk mund të kualifikohen kurrë si punë të brendshme të një shteti. Në anën tjetër përderisa bota po e dënonte krimin e rëndë në Raçak, qeveria serbe mori vendimin pë ta përzënë nga Kosova V. Voker, për çka do të‘’qortohet’’ edhe nga Rusia. Shpallja e V.Voker si person non grata, mund ta de stabilizojë edhe më shumë situatën në Kosovë, do të deklarojë Ministri e Punëve të Jashtme Ruse. Vrasja e banorëve paqësorë, (po të jetë kështu) është një egërsi e përbindëshme që meriton të dënohet rreptë. Në Kosovë duhet tëshkojnë hetues ndërkombëtarë, pavarësisht se Beogradi është kundër. Më mirë ata se sa Avionët e NATO-s - do të shkruan gazeta ‘’Komersant’’ e datës 19 janar. Reçaku heroik dhe tragjik ishte një kthesë e madhe për Kosovën. Ndërkombëtarët tani më të involvuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk mund ta mohonin kriminalitetin e ushtrisë serbe. Masakra e Racakut përfundimisht e përjashtoi mundësinë e një marrëveshjeje për paqe në bisedime të drejtëpërdrejta shqiptaro-serbe, siç ishte propozuar për disa vite me radhë. Pas kësaj masakre urrit aktiviteti diplomatik në relacionin Uashington-NATO-Bruksel. Grup i Kontaktit, ku dhe të gjithë kishin arritur pajtimin se ideja për organizimin e një Konference duhej të kishte prioritet ndaj politikës së ultimateve. Më 29 janar 1999 Grupi i Kontaktit, i takur në Londër në Pallatin Lancaster House, në afërsi të Pallatit Mbretëror St.James, doli me Deklaratën historike për mbajtjen e Konferencës në Rambuje, dhe miratoi parimet e panegociueshme, mbi të cilat duhej të ndërtohej Marrëveshja Kalimtare për Kosovën. Gjithësesi ky hap u përshëndët nga shqiptarët. ‘’Kosova në Rambuje do të thotë Kosova në Perëndim, e Kosova në Perëndim do të thotë Kosova jashtë Jugosllavisë’’ falë krimit që ndodhi në Reçak e dhe luftes së Uçk-së.

Mirëpo edhe kjo masakër që senzibilizoi opinionin botëror për mizoritë që po ndodhin në një vend të Evropës kaloi pa u dënuar nga drejtesia.

Fillimisht, ndodhi paradoksi që në aktakuzën e Tribunalit të Hagës ndaj Slobodan Milosheviqit, Recaku të hyjë si i vetmi krim që forcat nën komandën supreme të të cilit kanë kryer në Kosovë në periudhën para 24 marsit të vitit 1999, ditës kur nisen Bombardimet e Aleancës Veriatlnatike.

Mirëpo, duke qenë se kasapi i Balkanit vdiq në qelinë e Scheveningenit, as për këtë masakër që la të vrarë 45 civilë nuk janë dënuar as urdhërdhënësit e as ekzekutuesit e terrorit. Këta kriminel e shumë kiminel të tjerë që shkatuan masakrën e Recakut, në media para disa vjetësh thuhej se kriminelet që e kanë kryer krimin do të arrestohen, sot e kësaj dite kriminelet e Masakres së Reçakut e shumë masakrave që ndodhen në Kosovë jeton jetë të patrazuar si zyrtar të lartë partiak në Serbi. As Tribunali i Hagës e as në Kosovë askush asnjëherë nuk ndërmori ndonjë veprim që do të ndihmonte sjelljen e këtyre krimineleve para drejtësis. Hauzuar,Nga Bajram Hajrizi-Reçak

Pra ja kush ishte Millosheviqi edh ju si familje,që tani përfunduat në humner

Një politikan serb si burri i juaj, nuk ka mundur ndryshe të përfundoi jeta e ti,pos kështu siç përfundoi,dhe të bëbet e tij dhe familjes se juaj që e përkrahët ju si familje,ndaj një populli liridashës,që janë pikrisht kombi shqiptarë,e paguajt,Sllobodani në varrë ju si familje të shpërndar në Rusi,Malin e Zi,vajza e juaj e kështu me radh. Nuk po ju do më as shtetit i juaj Serbia,dhe po kjo Serbi arrestoi bashkeshortin e juaj dhe ai u përball me Gjykatën e Hagës,dhe vetëvetes ia pruni egjeli se të bëbat e tij ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në ish-Jugosllavi,jo serbë ushtroi dhunë,vrasje etj etj...

Autori është gzetar-analist i pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat