Kërkesa për gjenocid - prit magar sa të del bar ...

Opinione

Kërkesa për gjenocid - prit magar sa të del bar ...

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 13 maj 2018 Në ora: 14:08
Lufta në Kosovë

Gjenocidin dhe krimet e lluftes i kam hulumtuar gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Jam i sigurt se donjë profesionist më i freskët apo, madje ndokush i shkencës, më mirë do e shtjellonte këtë çështje. Sidoqoftë, do përpiqëm më e përdor memorien.

Pas Luftës së dytë botërore, me aktet e OKB dhe disa konventa ndërkombëtare, të njohura si ato të Gjeneves etj. në një mënyrë,  me qëllime humanitare dhe të mprojtjes së njerzimit, është bërë kodifikimi i krimeve të luftes, i njohur si Gjenocid, i cili, përveç tjerash, përfshin përpjekjen e agresorit, për zhdukjen e një etniteti  apo pjesen e tij, që kualifikohet si gjenocid, përpjekjen për shpërngulje të një populate, duke mos zgjedhë mënyra as mjete, dhe pastrimin etnik si krim kundër humanizmit apo njerzimit. Për këto krime, OKB e ka themeluar Gjykatën e posaqme të drejtësis ndërkombëtare, me seli në Hagë, e ka aprovuar Statutin i cili e rregullon veprimtarin e gjykatës në fjalë.

Në aspektin penal

Për krimet në fjalë, përveç kryetarit të shtetit agresor, ati famkeqit, kasapit të Ballkanit, përgjegjësi penale mbajnë udhëheqësit e njësive militare, paramilitare dhe policore. Me fjalë tjera, duhet kërkuar në cilsi të kriminelit udhëheqsit e njësive për krimet në Reçak, Prekaz dhe shumë vende tjera të Kosovës, të kriminelëve, të cilët udhëheqnin agresivitetin me qëllim të shpërnguljes së popullates kosovare dhe me qëllim të pastrimit etnik.

Në aspektin juridiko-civil

S’do mend se, kryerja e krimeve të përmendura, përveç tjerash, shkakton edhe dëme materiiale, të cilat manifestohen në forma të ndryshme, psimeve të drejtëpërdrejta material, psimeve fizike dhe psimeve psikofizike. Ndaj, nuk ka dyshim në të drejtën e kompenzimeve të dëmeve. Dallimi qëndron në atë se, përgjegjës për kompenzimin e dëmeve është, shteti agresor e jo individët.

Çka pret oj Kosovë

Bëhen gadi  20 vite nga përfundimi i luftes, u kremtu ditëlilndja e dhjetë e pavarsimit të Kosoves nga gjakpirrësi, i cili historikisht u përpoq me e zhdukë popullin shqipëtar. Pse nuk vepron oj Kosovë?! Athua pse kompenzimi material shkon në favor të popullit të vuajtur e jo në favor të shtetit që të mund manipulohet.

Mbaj bindjen se betejat kryesore, në mes të klaneve të subjekteve politike, më shumë zhvillohen me qëllime të marrjes së pushtetit se sa me qëllime të formimit dhe forcimit të shtetit dhe për interes të popullit.

Çka thotë Statuti i GJND

Shpresoj se nuk më ka dalë nga memoria, ishte neni 34 i Statutit në fjalë i cili fliste se në cilësi të palëve, para GJND paraqiten shtetet anëtare të OKB. Ndërkaq, neni vijues ai 35, thonte se GJND,  si pale, mund t’i paraqiten edhe shtetet që nuk janë anëtare të OKB. Dallimi ishte se, shteti joanëtar, duhet t’i nënshtrohet procedurës për marrëveshjen me GJND, për kompenzimin e shpenzimeve të procedures. Kjo ishte e tëra.

Më mire edhe vonë se fare

Në qoftë se çështjen e gjenocidit nuk e inicon Kosova, si shtet viktimë, ndoshta, një ditë atë do e inicon Serbia, e cila e ka zakon që me sulme të mbrohet. Ndoshta don zoti që është ndërmarr qoftë edhe donjë veprim në këtë çështje. Nuk është kjo çështje vetëm politike por, për më tepër, çështje e cila kërkon përkushtim dhe punë tejet profesionale, punë në të cilën, çdo fjalë duhet argumentuar. Me fjalë tjera, procesi kërkon, angazhim, kërkon data, numra, llojet e pasojave duke filluar që nga numri i atyre që humbën jetën, numri i atyre që psuan lëndime, i atyre që i braktisen shtëpijat dhe shpenzimet e tyre etj. etj. Të hulumtohen kriteret edhe në aspektin ndërkombëtar për përcaktimin e dëmeve për pasoja të ndryshme.

Kërkesa për kompenzim mund të parashtrohet edhe jashtë gjykatës.

Pas luftes kundër Japonisë, SHBA nuk parashtruan kërkesë por morën vendim  për lartësin e kompenzimit për të gjitha llojet e pasojave dhe ua pagoi atyre ose familjeve të viktimave.

Izrael – Gjermani,  pas Luftës dytë botërore, Izraeli ia parashtroi Gjermanisë kërkesen për kompenzimin e dëmeve të luftës. Kuptohet, ky proces ka marr kohë dhe janë zhvilluar negociata maratonike por, më në fund është arrit marrëveshja, ndonse, edhe pranë numrit të viktimave dhe pasojave, mendoj se nuk ka shtet më të papërshtatshëm për negociata se sa Izraeli. Ndoshta vetëm Serbia mund t’ia kalon.

Ndoshta Kosova duhet të përgadit kërkesen dhe t’ia parashtron Serbisë, para se të shkon në gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat