Porosia e Muhamedit a. s. “pa vatan nuk ka iman”

Opinione

Porosia e Muhamedit a. s. “pa vatan nuk ka iman”

Nga: Kalosh Çeliku Më: 15 maj 2018 Në ora: 12:09
Kalosh Çeliku

Popull i dalldisur me politikanë të arratisur, janë shqiptarët: kur, e gjithë bota bën luftë për Shtet, shqiptarët turren pas mureve, shtëpive dhe pasurisë personale, familjare, klanore dhe partiake?! Pavetëdije, se kësaj pasurie të tundshme një ditë i bie zjarri. Ose, Lufta. Papritmas, shndërrohet nga ligje të Natyrës dhe faktorit njeri: Lufta, në shkrum e hi. Shteti, është pasuri e patundshme. I përjetshëm.

E mbytëm Natyrën (gjelbërimin) barin, parqet, drunjtë dhe lulet, që dikur na i mbolli sistemi komunist, sot në “demokraci” (“sallmadi”) ia hudhim krahëve ferexhenë e zezë me ndërtime të egra: në mes të parkut, brenda një nate lindin si këpurdhat pas shiut pallate, shtëpi, dyqane biznesi, tela me gjemba e ferra të sjellura nga katundi. Asaj kohe, ndoshta edhe me “arsye” për ta popullarizuar Shkupin shqiptar me popullatë “maqedonase” si pakicë kombëtare duke i zbrazur fshatrat.

Sistemi i atëhershëm komunist për plotësimin e kushteve jetësore, ndërtoi pallate, koperativa bujqësore, fabrika, xeherore e hekuranë për t’i shpërngulur fshatarët e popullatës maqedonase në Kryeqytet. I boshatisi ato vise malore piktoreske. U dhanë falas, edhe vende pune e banesa shtetërore, që sot u kthehet bumerang si politikë e gabuar e asaj kohe. I lanë fshatrat shkretë, ato bukuri natyrore ekzistence ku e kishin ujin, bukën, fushën dhe malin: drunjtë, pulat, lopët dhe delet. Erdhën në qytet, ku shteti i “vëllazërim-bashkimit” i shpërbleu me një vend pune dhe banesë.

Rrugë e gabuar politike, që fatkeqësisht e ndoqi pas Luftës të 2001 -shit edhe populli shqiptar. I brakatisi fshatrat shqiptar plot bukuri natyrore dhe begati, erdhi në qytet. Jo, si “vëllezërit” e tyre që gjatë sistemit komunist i priste vendi i punës dhe banesa, por rruga. Tregu i Bit-Pazarit. Çajtoret dhe kriminaliteti.

Shkak, që sot shoqërisë shqiptare i kanosen dy rreziqe politike: ai i sistemit komunist dhe ky i sotshmi neokomunist i partive politike të “vëllazërim-bashkimit”. Që të dy pa vende pune dhe ekzistencë materiale për jetesë. Prandaj, sot edhe kemi kaq shumë papunësi: kriminelë, hajdutë, zjarre dhe vrasjne edhe në mes të ditës.

Edhe pse, nateditë i kemi plotë me besimtarë kishat dhe xhamitë duke iu lutur Zotit për mëkate. E, nuk e kemi Shtetin. Nuk e kemi kuptuar siç duket Porosinë filozofike të Pejgamberit fundit Muhamdit a. s. se: “Pa Vatan, nuk ka Iman”.

Muhamedi a. s. në këtë porosi me të cilën u drejtohet besimtarëve myslimanë, nuk e ka pasur mendimin te shtëpia, por tek Shteti. Pejgamberi i fundit Muhamedi a. s. shtëpi e gra ka pasur me bollëk. Secila grua e tij ka pasur edhe shtëpinë e vet, nuk e ka pasur fjalën për shtëpi, por te “Vatani” (Shteti).

E shqiptarët, sot ku e kanë mendjen te “Vatani”, apo “Imani”?! Nateditë i luten Zotit për mëkate në xhami dhe ndërtojnë mure, pasuri personale, familjare, klanore dhe partiake duke uzurpuar edhe parqet e gjelbërimit. Drurëve duke ua vënë pamëshirë sharrat dhe futur sëpatat për festa fetare dhe zjarr për dimër.

Edhe, siç duket: shqiptarët, kot i luten Zotit për mëkate, kur e kanë harruar Porosinë filosofike të Pejgamberit fundit, Muhamedit a. s.: “Pa Vatan, nuk ka Iman”… 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat