Të largohet KFOR-i turk nga vendi ynë!

Opinione

Të largohet KFOR-i turk nga vendi ynë!

Nga: Gani Mehmetaj Më: 28 maj 2018 Në ora: 07:37
Gani Mehmetaj

Me shkruan Dardani nga Prizreni:"Ushtarët e KFOR-it turk në qytetin tonë e në vendbanimet minoritare myslimano-sllave merren kryekëput me rrethprerjen (synetin-gjymtimin) e djemve shtatë-tetë vjeç, me iftare e me përhapjen e islamit. Nuk ndryshojnë nga talibanët e Afganistanit në punë të fesë islame. Në Prizren na çmenden me organizimin e cirkut primitiv të anadollakëve në kohë ramazani, i nxjerrin fëmijët e shkollave fillore në rrugë që të tundin flamujt turk, shtrojnë rrugica ku jetojnë myslimanët goranë, bullgarë e turq.

Ushtarët turq më mirë të presin "luca" fëmijësh se sa koka shqiptarësh, sikurse dikur, me tha në shaka miku im, duke kujtuar kohë kur ushtria turke vriste e masakronte shqiptarë. Por të habitë fakti se si një ushtri, merret me syneti, organizime iftaresh e cirk anadollak".

Dardani  është i mllefosur me praninë agresive të KFOR-it turk në qytetin e tij, që ia kujton ushtrinë serbe, e cila po ashtu dikur privilegjonte myslimanët goranë, bullgarë e turq.  

"Është mirë që Komanda Qendrore e KFOR-it t'i largojë turqit nga Kosova, ashtu sikurse na i solli, sepse KFOR-i turk po e nxit urrejtje fetare, bënë diskriminime raciale, duke i privilegjuar ardhacakët aziatikë dhe duke i diskriminuar vendasit evropianë.

Nuk kemi nevojë që ushtrinë serbe ta zëvendësojmë me ushtrinë turke", me shkruan ai.

Nuk ishte në dorën time t'ia plotësoja dëshirën as t'i ktheja përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat