Opozitë e gjora opozitë?!

Opinione

Opozitë e gjora opozitë?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 31 maj 2018 Në ora: 14:48
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Po e rrëzojmë Qeverinë, jo s'po e rrëzojmë, po e rrëzojmë por s'po mundem me e rrëzu. Hajt se ndoshta e rrëzojmë më vonë me mocion, po presim derisa t'i bëjmë numrat të cilët nuk i kemi. Po shikoni më mirë është të mos lodhemi fare për më e rrëzu Qeverinë, sepse Qeveria ndoshta merr n'thu dikund e rrëzohet vetë.

Po, s'ka kush e rrëzon Qeverinë. Këta të opozitës kanë veç llafe, por s'kanë fuqi me e rrëzu Qeverinë. E, qeveria Harajdinaj po ecë me paterica, por s'po rrëzohet, s'po rrëzohet së nuk ka kush ta rrëzojë.

Por vetëm...!

Lëvizja Vetëvendosje e ka marrë këtë punë me kaull, seriozisht për me e rrëzu Qeverinë. Por s'po mundet e vetme, s'po mundet edhe nga shkaku se ate me "qellim" e sakataun ia hoqen nje krah, por po fluturon e vetme, ka nisë fuqishëm të sherohet.

Ajo plasi t'u e lutë LDK-në për me e rrëzu Qeverinë Harajdinaj. Por LDK si LDK që është, nuk mundët asnjë plesht me e rrëzu, e le ma me e rrëzu Rambon e fuqishem. LDK ka vetëm fjalë, por me fjalë nuk rrëzohet Qeveria. PDK kaherë ia ka hangër orën LDK-së, sa herë që i duhet PDK kjo shkon e i rrasët asaj.

Kështu bëri me vendosjen e Hashim Thaçit për President të vendit, të cilit krejt Kosova po ia sheh sherrin, kështu bëri edhe me Demarkacionin dhe liberalizimin e vizave, sepse në këto punë të pista kishte dorë edhe Isa Mustafa, prandaj duhej me ia la gjynahet diqysh Kryetarit të vet. Ani pse PDK pasi e mjelë dhe e shtrydhë si limonin e gjuan jashtë si macën e coftë. Edhe pse e gjuan përjashta si macën e coftë LDK prapë ka nisë t'i rrasët Hashim Thaçit, dhe u ba pikë e pesë përbrenda saj se kush është e kush jo që Hashim Thaci të kryesojë dialogun me Serbinë. Të vjetrit thonë ani le të jetë, kurse të rinjët po thonë fuqishem jo.

Kjo, pra është LDK-ja që nuk ia din hallin vetës, e ka hup rrugën në oborrin e vet, së këndejmi ajo nuk mundet me e rrëzu asnjë plesht e le ma Qeverinë. Kjo hanë me dy lugë herë me atë e herë me këtë. E,përderisa është kështu Qeveria Hrajdinaj po e luan lojën e vet, po kecën hava nga gëzimi, sepse veç e ka marr vesh së nuk ka kush ta rrëzojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat