A po i bie në mend pushtetit dhe politikës në Kosovë për 10 dhe 12 Qershorin

Opinione

A po i bie në mend pushtetit dhe politikës në Kosovë për 10 dhe 12 Qershorin

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 6 qershor 2018 Në ora: 15:52
Skënder S.Kapiti

Jemi në Qershor. Qershori ka dy ngjarjet më të mëdha monumentale në historinë moderne shqiptare . Ka 10 Qershorin e vitit 1878 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarja më madhore shqiptare e cila njohu ndërkombëtarisht egzistencën e Kombit shqiptarë dhe e shtroi detyrimisht problemin kombëtar shqiptar për zgjidhje.  Lidhja e Prizrenit  lindi dhe nxiti Rilindjen Shqiptare; hapjen e shkollave dhe të arsimimit shqip. Me Lidhjen Shqiprare të Prizrenit për herë të parë shqiptarët lëvizën si komb; me të filloi epoka e lavdishme  35 vjeçare e luftës ushtarake, politike, diplomatike dhe strategjike e cila çoi në Kryengritjen e Përgjithshme të Pavarësisë së vitit 1912 kundër coptimit të trojeve shqiptare nga shovinizmi sllavo-grekoortodoks dhe Europa.

Po kështu ngjarja tjetër e madhe gjithshqiptare është 12 Qershori i vitit 1999, si dita e çlirimit të Kosovës nga kolonizatori serb, liri e cila erdhi  me ndihmen dhe ndërhyrjen vendimtare të  NATO-s dhe me  luftën çlirimtare të popullit heroik të Kosovës, e cila është de fakto edhe dita e Pavarësisë së Kosovës. Kjo është ngjarja tjetër e madhe me rëndësi  epokale sepse për herë të parë në historinë kombëtare të shqiptarëve,   shqiptarët patën përkrah botën demokratike perendimore, SHBA , Europën dhe NATO-n, i paten  ne ndihmë dhe në mbështetje të aspiratave kombëtare për liri dhe për pavarësi, madje  edhe ato shtete të cilat janë autorët e padrejtësive që u bënë shqiptarëve në vitin 1913, coptimin e trojeve shqiptare. Por nuk e di se a po i bie në mënd akademise,politikës, pushtetit dhe shtetit në Kosovë  por edhe atyre në Shqipëri për t’i përkujtuar ashtu siç e meritojnë këto dy ngjarje të mëdha , si më të rëndësishmet në historinë tonë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat