Ligësi, Ligësi, Ligësi

Opinione

Ligësi, Ligësi, Ligësi

Nga: Lulëzim Krasniqi Më: 10 qershor 2018 Në ora: 14:36
Lulëzim Krasniqi

E ndiej veten keq me gjestin dhe veprimin që bëri kryeminstri Ramush Haradinaj, duke e larguar me dhunë mbesën e Mehmet Derallës nga foltorja. Shumë keq. E, edhe shumë me keq një femër me dhunë me largu prej foltorës, prej kujt, prej kryeministrit, pavarësisht se a ka qenë pjesë e programit apo jo. Po qe se nuk ka qenë pjesë e programit, me kohë është dashur që të mos vie deri te foltorja. Por, me rastin kur ka filluar të flas është dashur të lejohet ta përfundojë fjalimin.

Kryeministër ke bërë gabim trashanik. Nuk ka qenë punë e jotja. Hiç nuk ka qenë punë e jotja. Përveç kësaj kurrëfar burrnie nuk ke treguar me atë veprim. Përkundrazi ke treguar ligësi. Edhe ndaj kujt, ndaj një femre, ndaj një zonje. Ligësi. Ligësi. Ligësi.

Kryeministër, detyrë e jotja kushtetuese është t'i largosh të gjithë ministrat që janë të dyshuar si kriminelë. Ky do të kishte qenë veprim ligjor. Vetëm veprim ligjor. Se për burrni hiç nuk kemi nevojë. Hiç. Ama hiç nuk kemi nevojë për burrni.

Largojë të dyshuarit për korrupsion, dhe me aktakuzë. Të gjithë. Atëherë do të të besoj fort, fort do të të besoj se e do më të vërtetë Kosovën. Pa hile e do. Të besoj se pa hile e do Kosovën dhe i do vëllzërit tuaj që kanë dhënë jetën për Kosovën. Që, Kosova të jetë e lirë, e ligjshme, e zhvilluar ekonomikisht dhe demokratike.

Kryeministër, kujtoje së paku gjakun e vëllëzërve tuaj - heronj të Kosovës. Kujtoje dhe respektoje, dhe largojë të gjithë të dyshuarit për korrupsion nga Qeveria e me gjerë. Largojë kriminelët. Lejo drejtësinë të marrë frymë. Së bashku me partnerët tu në Qeveri. Lejoni drejtësinë të marrë frymë. Në të kundërtën na ka hangër dreqi. E ka hangër dreqi Kosovën.

Nuk di e je duke e parë, Kryeministër, a jo? Nuk e di? Dyshoj se jo?

Kështu siç është gjendja sot në vendin tonë, në Kosovën tonë, nuk na ka mbetur tjetër rrugë ne njerëzve normalë dhe të ndershëm, që vertetë e duam Kosovën, vetëm të ikim dikund në Kanada apo në Australi. Apo deri në fund të botës, vetëm që t'i ikim nga ju. Nga ju të gjithë. Sepse, me luftu kundër jush nuk mundemi. Nuk mundemi. Pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat