Kosova si shtet vuan nga pushteti analfabet

Opinione

Kosova si shtet vuan nga pushteti analfabet

Nga: Dedë Preqi Më: 15 qershor 2018 Në ora: 11:09
Dedë Preqi

Duket e pa kuptimtë, por është e vërtetë, nëse thëmi se, Kosova gjindet në krizën më të thellë institucionale, politike dhe ekonomike, përshkak të njerëzve të saj të pa ndërgjegjshëm, që shtetin e kanë marrë pa meritë, të cilin po e udhëheqin si është më keq dhe e trajtojnë shtetin si pronë të tyre, dhe më shumë, kur pushteti si dukuri specifike e një shteti, që duhet të paraqet gadishmëri dhe aftësi për të vënë në lëvizje gjithë realen e aparatit shtetëror, këta njerëz nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie, duke ia humbur kuptimin deri në themelet e tij.

Kur duhet të përpiqëmi para së gjithash, të kthjellohemi pak, ti kthjellojmë idetë tona se ku ishim dje, por edhe më herët, dhe derdhëm shumë mundi e sakrifica për të krijuar shtetin tonë, padyshim të mendojmë me logjikën e shëndoshë njerëzore, dhe të bëhëmi njerëz të kuptueshëm dhe të arsyeshëm me njëri-tjetrin, dhe mos ta mbajmë emrin shqiptarë vetëm në mënyrë figurative, por ti tregojmë vetëvetës e pastaj edhe botës, se shqiptarët janë të aftë të qeverisin shtetin dhe vendin e tyre.

Nuk ka pikë dyshimi se edhe gjeneratave të ardhshme do ti kërcënohet e ardhmja e tyre, që i duhet një përballje e fuqishme me problemet e këtij pushteti, i cili po rritet përditë e më shumë si një zingjir i pa këputur, shembulli i të cilit po na shkëput nga ardhmëria e lumtur e kësaj bote. Domëthënja kryesore e kësaj periudhe do të quhej e turpshme dhe e pa harrueshme, ndërsa u mbetët barrë e madhe gjeneratave të reja, që të marrin rrole e detyra të reja organizative, duke organizuar pushtetin në një formë tjetër dhe më të favorshme, që njeriu pa marrë parasysh, a është luftëtar i lirisë, apo i demokracisë, në rend të parë të mbetët atdhetar, besnik dhe njeri i vërtetë.

Kosova në startin e saj të shtetformimit, me vullnet u besoj luftëtarëve të vetë të lirisë, duke ua besuar edhe qeverisjen e shtetit, por ata luftëtarë të lirisë, për fat të keq me përjashtim, nuk mbetën të tillë, të vendosur dhe të fortë, por, duke e konsideruar pushtetin e tyre si pushtet në vetëvete, pa asnjë mëdyshje si një përparim kah realizimet e sakrificave të këtij populli dhe vendi.

Në qeverisjen e paqës lindën plot grupe dhe një hierarki e strukturave të ndryshme politike, që në strukturën dhe veprimet e tyre politike qëndrojnë largë vijave organizative dhe përparimit njerëzor të këtij vendi. Ata nuk realizuan fare premtimet e tyre që ia dhanë popullit gjatë fushatave zgjedhore, por nga ana tjetër, ata u bënë përfitues të mëdhenj të pasurive marramendëse përmes djersës dhe gjakut të këtij populli. Në një mënyrë, këta “luftëtarë të lirisë” u shndërruan në luftëtarë qyqarë të demokracisë, duke abuzuar me shtetin dhe popullin e këtij vendi, dhe duke dëshmuar se, sikur të mos kishte qenë Aleanca e NATO-s, sa për këta abuzues, nuk do të ekzistonte fare shteti dhe pavarësia e Kosovës.

Kosova po vuan nga keq-qeverisja e shtetit, jo që shtetin e muarën vetëm njerëz të pa përshtatshëm, mos të thëmi dhe njerëz që kishin afera kriminale e korruptive, por Kosova po vuan edhe nga politikajt analfabeta, që nuk kanë lidhje me politikën shtetërore dhe atë ndërkombëtare dhe po i prijnë që sa kohë këtij vendi. Ku janë intelektualët e Kosovës, studentat, magjistrat, doktorët shkencor dhe akademikët, që fare pak u dëgjohet zëri i tyre. Si ta lejojmë që shteti i Kosovës të nëpërkëmbët nga njerëzit e tillë, të cilët Kosovën po e mbajnë peng të interesave të tyre, sëcilës po i kërcënohet rrëziku i rrënimit të këtij shteti.

Ky rrezik qëndron thjeshtë për shtetin e Kosovës, duke analizuar kushtet dhe rrethanat në të cilat ekziston sot shteti jonë, i cili mbetët mbrapa nga çdo lloj përspektive zhvëllimore si nga brenda edhe jashta integrimeve ndërkombëtare. Nuk do të thotë se përpjekjet tona nuk kanë rrugë dalje dhe si të tilla  do të dështojnë, por duhet të bëhët e qartë se, shqiptarët në çdo kohë janë përballur me sfida të ndryshme, por jo edhe në këtë mënyrë, që të bie në kundërshtim me vetëvetën,  prandaj, nuk duhet ta miratojmë atë që po ndodh sot në Kosovë, por duhet ti  frikësohemi së ardhmës nga përshtypjet e këqija të këtyre pushtetëve dhe njerëzve të saj, të cilët këtë shtet nuk po e ndërtojnë, por në një mënyrë po e rrënojnë deri në themel.

Gjithnjë e më tepër paraqitet një gjendje e mjerueshme për qytetarin e thjeshtë në Kosovë, i cili sa do mundohet të orvatet vetëm për mbi jetesë, në të njëjtën kohë shteti nuk bënë asgjë për t’ua mundësuar sa do pak përmirësimin e kushteve të tyre. Nga këtu mund të llogarisim për diçka më elementare, nëse pushteti dhe pushtetarët e tij luftojnë për ngritjen e pagave të veta, ndërsa në anën tjetër është e prekshme dhe e frikshme jeta e shumë qytetarëve nga varfëria e skajshme.

Nuk duhet të ia lëmë gjithherë fajin të kaluarës, por mjafton ta shohim dhe ta përjetojmë të lumtur e me kujdes të sotmën, duke menduar edhe për gjeneratat e ardhshme. Egjithë kjo nënkupton se shqiptarët duhet të mbërrijnë te zotërimi i vetëvetës në një kuptim më të gjerë të lirisë dhe demokracisë, dhe të bëhëmi të rëndësishëm përballë vetës dhe pastaj edhe përballë të tjerëve, që ti shfrytëzojmë vlerat e jetës në mënyrën sa më të mirë.

Kosova si shtet po vuan nga pushteti analfabet, që nuk dinë të udhëheqin shtet, edhe pse është e rrethuar dhe përplot me intelektual të shquar të saj, me ç’rast në këtë formë po ndryshon edhe imazhi i vendit, duke u krijuar një lëmsh krizash politike dhe ekonomike. Edhe pse populli atakohet përditë me problemet e jetës dhe mirëqenjen e tij, duke i njohur fare mirë rrethant dhe zanafillën e pushtetit në fjalë, nuk ka guxim të flas lirshëm, vuan dhe  e mbanë gojën të mbyllur... Kjo shprehje nuk shpreh një gjykim moral, apo diçka tjetër, por tregon një strukturë keq-qeverisëse në qeverinë e vendit, që do të mirret si formë negative dhe pa përspektivë për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat