Ekipet e ndërmjetësimit, krijues e shoqërisë së re pozitive - Bota Sot
Ekipet e ndërmjetësimit, krijues e shoqërisë së re pozitive

Opinione

E hënë, 19 nëntor 2018

Ekipet e ndërmjetësimit, krijues e shoqërisë së re pozitive

Nga: Milazim Maraj Më: 22 qershor 2018 Në ora: 11:07
Milazim Maraj

Nga: • Vetëm më reagime proaktive parandalohet dhuna në shkolla.

• Reagimet reaktive nuk e ndryshojnë gjendjen e dhunshme as pasojat.

• Dhuna fizike është e shprehur edhe ndaj mësimdhënësve.

• Transparenca e plotë, kusht i domosdoshëm për identifikimin dhe parandalimin e dhunës.

Në Prishtinë u mbajt konferenca: “Ekipet e ndërmjetësimit në funksion të Parandalimit të dhunës në shkolla” Organizua nga KEC dhe ZFD në mbështetje të UNICEF dhe MASHT Kërkesat e disa mësimdhënësve dhe drejtorëve për ndëshkimin e dhunës më dhunë janë të pa matura, jo serioze dhe nuk premtojnë sukses.

Shpërthimin e dhunës duhet ta kuptojmë si rezultat  i mos, parandalimit të saj në zanafillë.

Mbyllja e kutive dhe përtesa për të trajtuar problemet e fëmijëve, nxënësve në shkolla prodhojnë dhunë.  Hartimi i strategjive, organizimi i trajnimeve dhe punëtorive janë të rëndësishme, por  vetëm zbatimi i tyre më kujdes dhe profesionalizëm jep rezultate pozitive. Grupet e ndërmjetësimit janë të rëndësishme jo vetëm për parandalimin e dhunës në shkolla, por edhe për përgatitjen e shoqërisë së re që gjeneron energji pozitive.

Që janë të aftë për të marrë përgjegjësi për jetë të qetë dhe punë të suksesshme. Grupet e ndërmjetësimit duhet të përcillen më inkurajim  përkrahje të vazhdueshme dhe motivim nga DKA, KP, drejtoria e shkollës dhe kujdestari i klasës. Përgjegjësia duhet të përcillet më llogaridhënie. Kjo mundë të aplikohet pas aprovimit të ligjit të Inspektoratit të Arsimit. Në këtë ligj janë paraparë gjobat për mos respektim të detyrave të punës në të gjitha nivelet e arsimit të Kosovës. Ky ligj mundëson veprim më proceduara më të shkurtra, përmbaron gjobat dhe do të jep rezultate pozitive.

Përndryshe dhuna në shkolla shprehet jo rrallë dhe në forma të ndryshme të përshkruara në dokumentet për parandalimin e dhunës në shkolla dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të fëmijëve. Në arsimin para universitar dhuna në shkolla është më e shpeshtë. Kjo vjen si rezultat i mungesës së edukatës në përputhje më zhvillimin të emocional të fëmijëve në moshën adoleshente. Mungesa e psikologëve në shkolla është një e metë tjetër. Në Kosovë ka komuna që nuk e kanë asnjë psikolog kurse listën e pagave e kanë të stërmbushur me punëtor, për një numër të konsiderueshëm nuk kanë nevojë.  Reagimi i policisë dhe organeve tjera relevante komunale dhe shkollore nuk i kompenson pasojat e krijuara nga eksesi. Të gjitha këto veprime janë reaktive, janë të domosdoshme por ndikimi i këtyre masave në ndërrimin e gjendjes së krijuar pas eksesit është i pa mjaftueshëm. Shumë raste nga këto eksese prodhojnë efekte tragjike dhe  kanë përfundim fatal. Një nga strategjitë e MASHT ka qenë parandalimi i dhunës në shkolla. Kjo strategji është përkrahur nga UNICEF dhe është përgatitur nga KEC. Prof Halim Hyseni dhe z. Petrit Tahiri  kanë vizituar shkolla nga të gjitha rajonet e Kosovës. Rezultatet e para ishin shumë shpresëdhënëse. Në çdo shkollë u formua struktura për parandalimin e dhunës në shkolla. Çdo shkollë duhet të ketë organin e vet për të drejtat e fëmijëve. Çdo organ ka për detyrë të raportoj në drejtorin e shkollës. Çdo organ i shkollës duhet të mbikëqyret nga drejtori i shkollës. Drejtoria e shkollës dhe DKA kanë për obligim të zbuloj dhunën në institucion. Dhuna duhet të identifikohet dhe caktohet lloji i dhunës dhe të deklarohet më kohë dhe në vend të duhur. Për këtë është paraparë kutia për ankesa. Çdo institucion ka për obligim ta ketë kutinë për ankesa. Për hapjen e kësaj kutie formohet komisioni i caktuar.

Hapja e Kutisë

Kutia për të Drejtat e  Fëmijës  hapet ditën e fundit të muajit vijues që    është ditë mësimi.
Hapja e kutisë  bëhet nga  komisioni i përbërë prej: 

Drejtori i shkollës
Këshilltari – Mentori për të Drejtat e Fëmijës-DKA.
Kryetari i Komitetit Shkollor për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës 

Rregullorja  për hapjen e kutisë është e bazuar në Rregulloren, QRK. 21/2013 për Protokollin Për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës Në Institucionet e Arsimit Para- Universitar. Kjo rregullore ka 11 Nene. Rregulloren duhet ta ketë secila shkollë dhe çdo DKA në Kosovë. Mos respektim i këtyre obligimeve mbanë përgjegjësi sipas Nenit 11 të kësaj rregullorja. Në rast të dhunës organet kompetente duhet të marrin informacione nëse kjo rregullore është respektuar. Rrallë ndodhë që konflikti të shpërthej pa rrethana paraprake. Por gati asnjë shkollë nuk ka kuti për ankesa. Kjo ka pamundësuar nxënësin që të shprehë brengën në formë të shkruar dhe mënyrë sekrete. Akumulimi i pa kënaqësisë, presioni psikik, ngacmimi i vazhdueshëm kibernetike apo seksuale qon në shpërthim të dhunës fizike. Drejtoritë  e shkollave dhe DKA, kanë përgjegjësi për mos respektimin e te drejtave të fëmijëve. Mos respektimi i ligjit dhe mos ndëshkimi për shkelje të obligimeve të punës  ka sjell pasojat e përmendura më lartë. Për këto në përgjegjësi duhet të thirren të obliguarit për përcjelljen e trajtimin adekuat dhe më  kohë të këtyre problemeve të vogla. Deri sa, as kush nuk po përgjigjet për shkelje të detyrave të punës, koston më të rëndë e bartin më të pafajshmit pra fëmijët. Për parandalimin e dhunës në shkolla janë organizuar edhe punëtori dhe projekte. Nga KEC- në përkrahje të UNICEF me aprovim dhe përkrahje të vazhdueshme nga MASHT.

Këto projekte të mira dhe  më interes për fëmijët në Kosovë japin rezultatet e vetëm  pas zbatimit të tyre në shkolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test