Në traget - Bota Sot
Në traget

Opinione

E martë, 13 nëntor 2018

Në traget

Nga: Fatmir Lohja Më: 23 qershor 2018 Në ora: 08:23
Fatmir Lohja

Po udhëtoja me traget, nga Durrësi  per në Trieste. Rreth orës dhjetë të mëngjezit dola mbi kuvertë.Deti ,i qetë, i pasqyronte rrezet e diellit në kuvertë.Dy rrezet djellore me jepnin ndjesi kënaqësie.Nga ecja e tragetit, më besdiste një fllad me arome kripe e alkooli.Syri nuk më ngopej me bashkimin e  kaltërsise së  qiellit ,dhe të detit.Ca re puplore vallëzonin për qejfë . Peshq të ndryshëm kërcenin aty këtu.

Linja detare kalonte pranë bregdetit Dalmat.Pamjet e mrekullueshme i fotografova me kënaqësi. Ishuj, gadishuj,gjire ,se cili më i bukur se tjetri jo vetëm se ç ‘ka falur Perëndija,por edhe dora e njeriut ka punuar me finesë.Jahte luksoze,veljera,gamone vraponin nga bregu dhe vinin drejt nesh,më pas merrnin kthesa, dhe drejtoheshin me shpejtësi në breg.Dukej sikur  garonin, se kush e bënte kohën sa më të shkurtër.

Në atë kënaqësi shlollëse, mendja me shkoi te histora e jonë kombëtare. Dikur emërtohej  gadishulli Ilirik.Nga mesi i shekullit nëntëmbëdhjetë,u fut një fjalë turqisht,ballkan,vargmale, në shqip,që çuditërisht edhe grekërve, komshijve mitik, ju erdhi për shtat.Në atdhe, nuk shquhem për nacionalist ,meqë politika, gjithnji, e ka keqpërdorur këtë term. Eshtë e vërtetë,që kam   dëshirë të mëdha,të mësoj sa më shumë, për historinë  e vendit tim. Tjetërsohem  sa kaloj kufijt shtetëror. Antenat mendore, më karikohen për të qënë vigjilent, nëse shoh fyerje ndaj kombit tim.

Pas dy ore kënaqësi, nofullat filluan të më dridhen.Vorbullat e erërave ,të shkaktuar nga levizja e tragetit ,dolën fitimtare mbi dy rrezet diellore të fillimit, të majit.U futa brënda dhe mora drejtimin për në restorant.Nuk gjeta rrallë të madhe.Përzgjodha çfarë pata dëshirë,meqë ishte vetësherbim. Po kërkoja një tavolë,me shikim nga deti.Me habi shoh dy profesorët e albanologjisë,që po  debatonin me pasion,ndonëse tavolinën e kishin plot.Sa më panë,më ftuan me bujari.Shkova te ata,i bindur se nuk mund ta shpenzoja kohën  më mirë.

Pas përshendetjeve të rastit,më treguan se po shkonin në Lozanë,të Zvicres, për të marrë pjesë në një konferencë shkencore ,me temë:”Prejardhja e gjuhëve të sotme Europiane.”

Prindërit dhe mësuesit,në fëmijëri, na kanë këshilluar në vazhdimësi,që mos të flasim kur hamë,se të shkon buka keq.Burrat,me musteqe të gjata,thonë shprehjen:”Biseda nuk ecën pa raki ,e meze të mirë.”Në ato momente, profesorëve u shkonte mbarë porosia e dytë.Si ata, edhe unë,  mora një shishe verë, të kuqe. Ngritëm gotat, duke i uruar njëri-tjetrit udhëtim të mbarë.

M’u lutën t’i dëgjoja me vëmendje.Më pas,prisnin nga rradakia ime    30 vjeçare, e mbushur me shifrat e treguesve  ekonomiko-financiare , edhe si djalë i shokut të tyre ,të përcaktoja se kush kishte të drejtë në arsyetim.Gjykim  krejtësisht i pamundur për mua.E pranova, për të mos jua prishur qejfin,dhe me bindjen se do të merren vesh vetë, në fund.Kur më thanë,se debatin, e nisur prej katër orëve,do ta rifillonin ,për ta dëgjuar unë,i hoqa shpresat, se mund të bënin marrëveshje shkencore.

Profesor Mentari,do të lexonte kumtesën me titull:”Gjuhët e vjetra mund të zbërthehen vetëm me fonemat e gjuhës së sotme Shqipe.” Ndersa tema e kumteses se profesor Beharit ,kishte titullin:”Gjuha e sotme Shqipe  ka prejardhjen nga ilirishtja.”

Debati shkencor shkapetej  që në nisje.Profesor Mentari e fillonte me kulturen shumere,gjashtëmije vjet para lindjes së Krishtit,dhe profesor Behari ,me ilirishitn,dymijë vite para lindjes së Krishtit. Si mund t’u ndaja davanë? Më kërkohej  të shtoja,a po të hiqja , me një të rënë të lapsit , katërmijë vite?

Të dy studjuesit, me fakte shkencore, mbronin idetë e veta.Sa kam mësuar atë ditë,do ta mbaj mend për tëre jetën.Të them të vertetën,pa mbajtur hatrin e asnjerit ,me të dy variantet,ndjehesha mirë, që jam shqiptar.Udhëtimin e besdishëm nuk po e ndjeja,se orët  galoponin në qejfë të tyre.Na shqetësonte vetëm ndihmës kamarieri,që vinte shpesh, dhe na rrinte shumë kohë mbi kokë,  kinse për të mbledhur  mbeturinat.As nuk fliste,e as nuk na merrte porosi, nga që vetësherbimi ishte i ligjeruar për kedo.

Profesor Mentari mbronte idenë: “Se perënditë Sumere, Egjiptiane apo Greke,  që levizin me nga dymijëvjet ,sipas sirasë së mesipërme, shpjegohen dhe kuptohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe ,të cilën e kanë folur edhe NOAH( Neo,Nuhi) me të tre djemtë , dhe në  Dhjatën e Vjetër konsiderohet  gjuha orgjinale e Perëndisë.Te  zanafilla,paragrafi 6;4,përmban proven e gjuhës se shqipe,me fjalën “ në fillim”.

Edhe ufologët e pranojnë, se gjuha që fliste  Noe ,me të djemt ,ishte gjuha e ufove.Eshtë bindëse, se  mësuesit,  nxënësit i kanë mësuar gjuhën,që kanë përdorur vetë.

Profesor Behari mbronte, se teza më e pranueshme  është se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve.I pari e ka shkruar Johann Georg von Hahn , një diplomat dhe studiues austriak i shekullit nëntëmbëdhjetë, i cili  njihet si themeluesi i studimeve albanoligjike.” Sipas disa studiuesve epiriotët dhe etruskët, të cilët në antikitet njihen edhe si pellazgë, janë po ashtu me origjinë  lidiane.Kanë  dialekt arian, që pa dyshim mund të haset në formën antike ,që flitej në Iliri. Dyndja e cilësuar indo-evropiane, që ndodhi në kapërcyell të mijëvjeçarit të tretë, u krye nga grupe të ndryshme popullsish baritore të ardhura nga stepat e Lindjes.”

Këtu fillonte shamata profesionale.Profesor Mentari këmbëngulte se shumerët ,kanë jetuar në mes ujrave të lumejve Tigër e Eufrat,që është quajtur Mesopotami ,sot Iraku, dhe nuk kanë punë aspak me stepat e Lindjes.Edhe ufologët, të njëjtin vend përcaktojnë, si gjenezën e njerëzimit.

Profesor Behari nuk pranonte asnjë arsyetim tjetër,përveç  se prejardhja indo-europiane vjen  nga stepat e Lindjes,sepse ka më shumë dokumenta për mbrotjen e mendimit të tij.

Prof. Mentari donte t’i mbushte medjen se Mesopotamia  është më pranë Europës, se stepat e Lindjes.Prof. Behari kundërargumentonte se sipas Herodotit,babit të historisë se njerëzimit,se ushtria Perse e  Kirit, dhe e  djalit të  tij, Dari, nuk kanë  shkelur  në Iliri.

Do të më kuptosh ti?- vazhdoi profesor Mentari ,me ton.-Shumerët janë 6000 vite para Krishtit.Dyndjet indo-eropjane janë  tremijë vite, pas shuemerëve. Historia e Noes, me arkën e tij, është ne vitin2370 parakrishit.Dari me Horodotin 500 vite parakrishtit.

Kam lexuar diku,se profesori  Zitçin,studjuesi që ështe marrrë me përkthimin e shkrimit me pyka,pra gjuhën e shumerëve,thotë se kultura e tyre u shua në vitin 2350 vite parakrishtit,meqë të ardhurit nga lart u mërziten nga mosbindja e tyre,- u futa kur gjeta pak hapsirë.- Në filim,në bibël është përkthyer zanafilla.Po për pragrafin 6.4, Zitçin, në fillim,e bën emër”   nëfilimët” , dhe emërton  krijesat e para,  që vijnë nga kryqëzimi i anunakëve (jashtëtoksorët) me gratë toksore.

Mos na fut në atë krah!Eshtë tjetër albanologjia. Nuk merret me atë drejtim.Unë kembëngul që të mos e lexosh kumtesën tënde,se do te irritosh helenët.,- foli i vendosur prof.Behari.

Pyes  për Helenët?- holli  pyetjen ironike prof. Mentari.-Herodoti i grekërve, dhe i yti,thotë se helenët ishin më frikacakët  në Greqinë e lashtë.Ai shkruan se trima janë; spartanët;  thrakasit; dorianët; joniadët.Për pellazget, thotë se janë popullsi nomade, shumë punëtore,dhe grekërit i degdisnin sa në një vend në tjetrin.Nuk i lidh aspak me ilirët, që sipas tij, janë të shtrirë ne jug nga Epiri  e arrinte në lindje, deri tek rrjedhja e lumit Moravë,dhe në veri, në brigjet e Danubit.
 Ti e di mirë ,se është fakt se  e shkruara mesapisht, e Italisë Jugore,  është  një degë e ilirishtes, në njëfarë mase si një dialekt i saj. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime të shkruara në një alfabet grek (dorik) .

Kam parë një emision  në  kanalet televiziv ,eksplorer,- futem për të qetësuar gjakrat, pasi mbaroi prof Behari.- Ciceroni i muzeumit, diku në Italine ë jugut,nuk i la operatorët amerikanë të filmonin gurët e skalitur në mesapishte. Amerikanët e shihnin që germat ishin në greqishten e  vjetër.Ciceroni  u jepte drejtë për konstatimin,por ju shpjegonte se gjuha  nuk është  greke.Po t’u tregonte se në cilën gjuhë janë të shkruara të dhënat,do të bëhej sherr i madh ,sepse shkenca ende nuk e ka vendosur, përcaktimin e asaj  gjuhe.Kjo ishte arsyeja që nuk i linte të filmonin.

Grekërit,në fillim të shekullit nëntëmbëdhjet, të ndihmuar nga ne shqiptarët ,filluan të ngrenë kokën ndaj turqëve, - e filloi me pasion prof. Mentari.- Sa e kapen veten kërkonin te mbulonin diellin me shoshë.Atë emision e kam parë edhe unë.Jam nxehur me atë dallkaukun ciceron. Nuk i kam lënë gjë pa sharë,sa u habitën edhe fëmijët,kur më dëgjuan.

Me këtë gjuhë të ashpër ,qe flet ti,grekërit do të nxehen dhe do të na bllokojnë ëndërren për të hyrë në BE- e cyti prof.Behari.
Ma lër politikën!Cili ka te drejtë nga ne?- me drejtohet papritmas mua, prof .Mentari.

Më kapi gafil.Ata debatonin për mijra vite.Ne ekonomistët, akuzonim komunizmin,se deri në fund të viteve tetëdhjetë,të shekullit njëzet,përveç rendimentit të patatës,dhe numurit të bagëtive të imta, të gjithë treguesit e tjerë ekonomik  i krahasonin me vitin 1938. Janë larg në arsyetimin ekonomistëve pesëdhjeta me pesëmijshin.Sot politika nuk i referohet më 1938-tes, dhe as vitin 1990, ku kuotat prodhimi bujqësor e industrial ,ishin  në kuotat minimale.Po të krahasohen shifrat me sot,do të rrenqethet mishi për renien e tyre drastike.Për të fshehur realitetin,kanë gjetur një term “ XHTP-I” që llogaritet me formula apstrakte,me shifra të pa nxjerra nga  evidencat,në një ekonomi informale.

Profesora! – ju drejtohem.- A keni ndonjë teme, që ju bini në konsensus?

Ju drejtove këte pyetje,për të mos i dhënë përgjigje pyetjes.Më ngazëllonin të dy variantet.Po të flisnja, mimimalje , njërin  prej tyre,do të mërzisja,me përgjigje jo shkencore,ndërkohë që i dua e i respektoj të dy në maksimum.Mendova se bishtonova bukur,por rashë nga shiu në breshër.Tonaliteti i bisedës u ngrit edhe më lart. Me konsensus ,duke i  lënë rrallë njeri-tjetrit të mbusheshin me frymë,të tëra bateritë i zhbrazën tek i mjeri, shtet demokratik. Për çfarë nuk e akuzonin të ngratin.Nuk fola asnjë fjalë për t’i dalë zot, megjithëse jam nëpunës shtetëror.Ma mbushen mëndjen se kishin të drejtë.I fillonin akuzat nga shkatërrimi i Akdamisë së Shkencave,në mosbotimin e librave shkencor,  e deri  në mos përgatitjen e studjuesve të rinjë,për të mësuar gjuhët e vdekura. Brezi i vjetër, një e nga një, po shkojnë të pushojnë në paqe.

- “Kush do ta vazhdojë punën tonë?”- me pyeten tok, me të njëjtin shqetësim, përkushtim dhe me  konsensus të plotë.

Na njoftuan, me foni, të bëheshim gati për të zbritur nga trageti.U ngritëm edhe ne, si të tjerët,për të shkuar në gabina, për të marrë bagazhet.

A e more vesh se nga ishin ata pleq,që nuk pushuan, duke u zënë për rreth shtatë orë?-e  pyet banakjeri -ndihmëskamarjerin.
Janë profesor shqiptar,me të njëjtin pasion mesdhetar, si profesorët grekë.

Po ju çfarë kombësie keni?- e pyes ndihmëskamarjerin,me që e dallova se italishten e fliste me aksent të huaji.
-Shqiptare si ti,- dhe më kapi në qafë.- Më kap edhe mua ndonjëherë kjo dallgë marrëzie,se jam emigrant.Sot ju dëgjoja me qetësi,se mbrëmë kam fjetur në shtëpi.

Kjo që arsyeja,që na rrije aq shumë kohë mbi krye?

Po.Doja të dëgjoja sa më shumë nga profesorët,se çdo fjalë e tyre me jepte krenari në çdo qelizë.I paçim me jetë sa më të gjatë!Banakjeri është grek. Kemi vite që lundrojme sëbashku në Mesdhe.Kur dalim në ujrat e detit Tiren,dhe sillemi nga Gjenova,Franca,Spanja,Afrika  Veriore prezantohemi si kushurinj të parë.Eshtë njeri i mirë . Na shkojnë mirë  edhe gratë, edhe fëmijët.Sapo trageti laget nga deti Jon,apo Egje, tjetërsohet  në vend. Jam i bindur se aroma për atdheun e frymëzon.Me çfarë kam mësuar sot, nga profesorët tanë, të nderuar,kam për t’i mbyllur gojën njëherë e përgjithmonë. Herodotin,që ai e quan babain e historisë njerëzore,na paska shkruar , se Helenët ishin fisi më frikacak, në tërë gadishullin Ilirik.- më tha ,me zë të ulët pranë veshit, ndihmëskamarjeri,kur u qafuam në ndarje.

Horodoti është përkthyer në shqip,- u kujtova t’i them,pa dalë nga dera e restorantit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test