Ngreh e mos këput, fol e mos u tut! - Bota Sot
Ngreh e mos këput, fol e mos u tut!

Opinione

Ngreh e mos këput, fol e mos u tut!

Nga: Dedë Preqi Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:53
Dedë Preqi

Dialogu me Serbinë, deri më tani e favorizon vetëm udhëheqësin e saj, apo z. Thaçi, duke ia rritë madhështinë, por kurrsesi popullin e Kosovës, cili përpiqët të sjell paqë dhe stabilitet në vend e rajon, duke dialoguar me palën serbe, që dje ishte kriminele dhe që ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, ndërsa sot kërkon të çfajësohet pa kurfarë kërkimfalje.

Negociatat do të ishin të domosdoshme në mes palëve, por duket e pa qartë se, pse z.Thaçi, do e merrte për sipër këtë rrol, që strategjia e tij nuk konsulltohet dhe sqarohet me lidershipin kosovar, kur dihet se qëllimët e palës serbe janë po aqë të rrezikshme, sikur edhe më herët në kundërshtim të çdo përspektive të popullit të Kosovës.

Ndërkaq, një tentativë e tillë e z.Thaçi, mund të jetë vetëm një improvizim, i cili në përçapje për të shpëtuar nga grackat e veta, dëshiron të na prezentojë strategji të efektshme, fundi i sëcilës mund të jetë shumë tragjike për palën shqiptare, nëse pala shqiptare lëkundet dhe do të ishte jo serioze, sikur deri me tani nën udhëheqjen e presidentit Thaçi.

Megjithatë, ke përshtypjen se në këtë drejtim autori i këtyre bisedimëve do të mbetët në mes të rrugës, kur me ato zik-zakët e veta të dialogjeve të mëhershme me palën serbe, nuk ishte në gjendje të nxjerr plotësisht një vendim dhe qëndrim për ta akazuar gjenocidin serb, që i shkakëtoj Kosovës aqë humbje të madha në njerëz dhe në gjëra tjera materiale.

Dialogu me Serbinë do të ishte i shterpë, nëse palës serbe dhe udhëheqësit të saj A.Vuçiq, nuk i shtrohet në tavolinën e Brukselit, dhe shpalohen të gjitha mëkatët e saj kundër Kosovës, sikur që janë krimët më të rënda që pas Luftës së Dytë Botërore. Përndryshe, do të na quante bota qyqarë, apo “kokë tula politik” që do të kërkonim përsëri mëshirë ndaj Serbisë, duke dyshuar edhe në demokracinë tonë, në fuqinë dhe aftësinë tonë intelektuale e politike, për të organizuar dhe udhëhequr shtet, kur kemi parahundëve akoma politikën e pasardhësve millosheviqian, të cilët kanë uri dhe etje të pashterrshme për këtë vend e urrejtje të pakufishme për këtë popull, dhe po tu jepet mundësia edhe njëherë, “do ta çjerrin dhe fshijnë nga harta  gjeografike”.

Deri më tani nuk e dimë se çfarë është duke u biseduar dhe duke u zhvilluar me palën serbe,  kjo nuk ka të bëjë thjeshtë me përgjegjësinë e kësaj pale dhe veprimet e saj kriminale ndaj Kosovës dhe popullit të saj, por ka të bëjë me tiparin e asaj që e quajmë dhe ngremë shqetësimin se po njëjtësohen gjërat dhe po përsëritën negociatat pa ndonjë qëllim të caktuar. Kjo do të ishte një lloj loje e palës serbe me palën kosovare dhe do e shtonte dozën e pesimizmit, duke e ia shtuar dështimet e betejave politike palës kosovare.

Kujt ia ka ënda që të pajtohet me të kaluarën e Serbisë dhe të pajtohet më të, pa u ndëshkuar fajtori  për krimin që e ka shkakëtuar, ai nuk e do paqën dhe rehatinë e këtij populli, ai nuk e do qetësinë dhe stabilitetin afatgjatë të këtij vendi, por kjo përpjekje si e tillë është vetëm rrënim dhe dështim i përpjekjeve për zhvillimin dhe ndërtimin e këtij vendi, me çrast në këtë mënyrë, thjeshtë do i  miratojmë krimet dhe tragjeditë e ndodhura në të kaluarën dhe që mund të ndodhin edhe në të ardhmën me Kosovën dhe popullin e saj.

Dhe pas gjithë kësaj vorbulle politike, qëndrojnë shtysa të nxituara nga ana e presidentit Thaçi, që përmes disa iniciativave dhe lëvizjeve të tij politike, i bënë thirrje palës serbe, me një fjalë të bëhët pajtimi në mes palëve, që një iniciative e tillë do e merrte natyrën individuale edhe jo kolektive, apo përshtypjen e të drejtave të një populli, i cili do të abuzohet akoma  në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo tregon se,  mundësia  për pajtueshmëri në mes palës serbe dhe kosovare, duhet të krijohen kushtet dhe rrethanat si një proces njerëzor dhe natyror, për të ndërtuar ardhmërinë dhe harmoninë në mes popujve.  Por, nëse prirja e individëve të caktuar për të përfituar nga natyrat e tilla, kinse të formohet bindja dhe optimizmi i pajtueshmërisë, ndërsa në anën tjetër, luhet me fatin e një populli,  duke mos arritur qëllime të favorshme për palën e arsyeshme, siq është pala shqiptare.

Përkundrazi, qëllimet e tilla kanë prapavija tjera politike dhe jo optimiste që lindin dyshime se këto nyje të vjetra historike nuk do të përmirësohen dhe tejkalohen asnjëherë, sepse qëllimet bazë dhe kriteret e vlerësimit të saj fshihen nga zëri i një populli, i cili përmes këtyre njerëzve e trajton rrënimin e vetëvetës si të pa shmangshëm, duke e ndier vetën të pa aftë, të lodhur, apo tradhëtar në rolin drejtuaes për të drejtat e popullit të vet, duke e lënë përsëri fatin e tij në duart e pa mëshirshme, apo në mëshirën e të tjerëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test