Për fazën finale të dialogut me Serbinë, të krijohet grupi i unitetit

Opinione

Për fazën finale të dialogut me Serbinë, të krijohet grupi i unitetit

Nga: Fikri Mehmeti Më: 1 korrik 2018 Në ora: 07:43
Fikri Mehmeti

Një platformë e përgaditur nga opozita dhe pozita bashkërisht, ku do të vendoseshin kërkesat dhe vijat e kuqe, do të ishte zgjidhja më e mirë për fazën finale të dialogut me Sërbinë, njëherit do të ishte një nismë e mbarë për të krijuar pastaj edhe një grup të unitetit, ose një komision të veçantë nga partitë opozitare në kuvend, dhe përfaqësuesi i të cilit do të ishte nga partia më e madhe opozitare, i cili do të ishte pjesë e dialogut. Përndryshe, pavarsisht pse Presidentit Thaçi i lejohet udhëheqja e bisedimeve, vendimet që dalin nga ky dialog duhet të ekzekutohen në Kuvend, dhe pa një koncenzus dhe pajtueshmëri me opozitën, nuk do të ketë rëndësi asnjë vendim që arrihet ndërmjet dy presidentëve.

Dialogu nënkupton edhe kompromise, sepse po të mos ketë kompromise nuk ka kuptim të dialogohet, e në këtë rast opozita duhet të jetë pjesë e përpilimit të platformës, pse jo nje platformë ku do të vendoseshin objektivat kryesorë dhe vijat e kuqe deri ku do të bëhej kompromis, nëse kërkohet.

Në anën tjetër, te qëndrosh anash duke kritikuar dialogun dhe udheheqësin e dialogut, dhe duke mos u bërë pjesë e një grupi të unitetit, i cili do të nxjerrte përfundime sa më të mira, vetëm për të përfituar poena politik dhe pastaj të i fitosh zgjedhjet, nuk është korrekte, pastaj, çka i duhet dikujt te udheheq me një Kosovë e cila do të kishte pushtetin e 3-të i dalur nga dialogu, dhe të qeverisë me një shtet ku një pjesë të saj nuk do ta ketë nën kontrollë, të cilën në asnjë mënyrë nuk mund të e përmirësoje.

Dialogu duhet të udhehiqet nga dikush, dhe opozita duhet të e thotë njëzëri atë emër. Nëse e pranojnë Presidentin atij i duhet një koncenzus me partitë opozitare, dhe përfaqësuesit e opozitës të jenë pjesë e dialogut, dhe pastaj të mos ketë problem ekzekutimi në kuvend për vendimet që dalin nga ky dialog, ose të udhëhiqet nga Kryeministri të cilit poashtu i duhet përkrahja e opozitës.

E zgjidhja më e mirë do të ishte të formohet një grup i unitetit, i cili do të përfaqësohej nga liderët e të gjitha partive parlamentare, dhe kjo nënkupton se çdo vendim që do të merret në dialog, për të do të vendosin të gjithë liderët ose përfaqësuesit e partive politike, sepse vetëm njëri nëse nuk e përkrah atë vendim, do të hdhej poshtë, kjo për arsye se për të kaluar në kuvend duhet të votohet nga 2/3 e dyfishta, dhe kjo do të sjellte një dialog të mirëfillt, dhe të menduar e analizuar mirë. Dhe në fund përgjegjësia iu takon të gjithëve, për çfarëdo rezultati. 

Grupi i unitetit nëse do të krijohej, do të mund të konsultohej me ekspert ndërkombëtarë, me vendet e quint-it, të cilët kanë qenë pjesë e marrëveshjeve të mëhershme, dhe vendimeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me vendin tonë, të cilët do të jepnin këshillat e tyre si ekspert për të dalur sa më mirë dhe përmbyllur suksesshëm këtë fazë finale, e cila duhet të përmbyllet me njohje të shtetit tonë nga shteti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat