Si i “avulloi” qeveria Haradinaj 53.1 milionë euro?

Opinione

Si i “avulloi” qeveria Haradinaj 53.1 milionë euro?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 7 korrik 2018 Në ora: 07:24
Pal Lekaj, Ramush Haradinaj

Në seancën e fundit, u rikthye debati për 51 milionët që qeveria Haradinaj ia  ndau kompanisë ‘Bechtel & Enka’ për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Shkup. Nëse ka një karakteristikë që i duhet njohur qeverisë që prej fillimit të saj, janë taktikat e larmishme, e madje të pabesueshme që lëvron për ta hedhur nga të mundet përgjegjësinë për detyrimet që ka marrë. Pas çdo denoncimi publik i akteve që mbajnë firmën e saj, asnjëherë nuk merr përgjegjësi. Fajin e kanë gjithnjë të tjerët. Duhet theksuar se në qershor, Qeveria Haradinaj mori vendim që t’i ndajë 1 milion euro shtesë për kompaninë ‘Bechtel & Enka’ për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, me arsyetimin se Qeveria duhet të paguajë këtë dënim për shkak të vonesave në pagesa. Edhe pse çdo vit me buxhetin e Kosovës u zotuan mjete sipas kontratës, Qeveria aktuale nuk i ka bartur mjetet tek punëkryesi. Me fajin e saj Qeveria Haradinaj nënshkroi një kontratë shtesë me punëkryesin, i cili do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 53.1 milionë euro. Qeveria aktuale akuzon atë paraardhëse për neglizhencë, por askush askënd nuk e ka paditur në Prokurori për të hetuar këto humbje financiare. Nëse ish- qeveria e kaluar do ishte fajtore, jam i sigurt se Haradinaj do e dërgonte çështjen në gjykatë. Paraprakisht publiku nuk u informua fare për këtë aferë  duke mos pasur ndjesinë as të vonuar se duhej informuar publiku më herët, e për habi nuk vlen pa sqarimin se përse një vendim kaq sensitiv u morë krejt tinëz? Pse kryeministri i shqetësuar për mjedisin nuk e paraqiti vetë, por u fsheh ministrit propozues Pal Lekaj,  pothuajse deri ditën kur u paraqit për votim në mbledhje të qeverisë. S’ka dyshim se në këtë skandal është i përfshirë vetë Haradinaj, me vartesitë e tij. Është një rast për t’u studiuar, i një vendi të varfër, por me politikanë tejet të pasur, të cilët përfshirë kryeministrin, kanë një standard jetese që nuk i justifikohet nga paga e që e shohin te media problemin.

Sipas një raporti të Zyrës Federale të Hetimeve, i cili citohet nga Dan Ariely, në vitin 2004, krimet e zyrës apo krimet e jakëbardhëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kapnin vlerën e 600 miliardë dollarëve. Për të njëjtën periudhë, të gjitha krimet tjera ordinere nuk e tejkalonin dëmin prej 16 miliardë dollarësh. Njësoj, edhe krimet financiare të Qeverisë Haradinaj tejkalojnë shumëfish dëmet financiare që mund të shkaktohen nga hajnat ordinerë. Mentaliteti qeverisë që klani “ Pronto” ka instaluar në vend që nga 2008 e tutje-vazhdon ende të jetë në pushtet, ka degraduar jetën e njerëzve të ndershëm, ku jetojnë mirë vetëm ata që janë me ta në politikë. Ku me politikë jetohet, me politikë ushqehesh, me politikë ndërton status, me politikë siguron arsimimin e fëmijëve, punën e bashkëshortes/it, me politikë krijon imunitet ndaj çdo përballje me drejtësinë.

Ramush Haradinaj, është tërësisht i varur nga oligarkët e vendit, njerëz që qarkullojnë para dhe favore, dhe është mjeshtër i propagandës. Kjo e “ justifikon” fare mirë se ku shkuan 53.1 milionë euro, me Pal Lekajn, si mjeshtër i hajnisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat