Shkalla e përshtatjes së vullnetit të popullit - Bota Sot
Shkalla e përshtatjes së vullnetit të popullit

Opinione

E hënë, 19 nëntor 2018

Shkalla e përshtatjes së vullnetit të popullit

Nga: Ali Hertica Më: 12 korrik 2018 Në ora: 08:54
Ali Hertica

Këtu futen organet e zbatimit dhe administratave,që kujdesen për deyrat praktike të qeverisjes,si taksat doganore dhe drejtësia mbrojtëse etj.Pjesa tjetër është kushtetuta,e cila tregon vendin që zë pushteti legjislativ dhe raporti midis pushtetit legjislativ dhe raportit midis pushtetit të tij ekzekutiv.

Të dyja pjesët mund të jenë objekt për vlersësim utilitar.Çështja është se a do të munden të dyja sistemet të rritin mirëqenjen shoqërore,duke përmbushur dëshirat e njerzëve në një shkallë sa më të lartë. Filozofia interesohet më tepër për parimet kushtetuese,sesa për pushtetin ekzekutiv dhe administratën,prandaj do të përqendrohemi në temën e parë.Si duhet të jetë ligjislacioni,përgjegjëja është se duhet të pasqyrojmë dëshirat e popullit të shumicës e jo pakicës siç janë serbët dhe përfqësuesit e tyre në parlament ku paguhen nga taksa e qytetarit dhe  çdo herë thërrasin ,,Kosova i Metohija,, igjet e mira janë ato që përmbushin dëshirat e njerëzve,më sakësisht,ligjet duhet të jenë në përputhje me vullnetin e shumicës.

Më pas do ta shohim se filozofia politike nuk është aq e mrekullushme pas këtij saktësimi,po përkohësisht do ta lëmë ashtu siç është dhe e dëshirojnë shumë liderë kosovar.Shkalla e përshtatjes së vullnetit të popullit më përmbushjen e ligjeve varet nga mundësia që ka ai për të marrë pjesë në nxerrjen e këtyre ligjeve.Sa më e gjerë të jetë pjesëmarrja popullore ,aq më tepër do të pasqyrojnë legjislacionin vullnetar të popullit,sa kohë që janë në veprim kushtet të tilla.Ky quhet argument utilitar i demokracisë.Në këtë rast duhet t’i kushtojmë vëmendje rezervës sa kohë që veprojnë kushtet e tilla,sepse do t’i kthehemi përseri.

Për të siguaruar ruajtjen e interesave gjatë marrjes së vendimeve dhe nxerrjen e ligjeve,njerëzit duhet t’i shfaqin këto interesa gjatë procesit të vendimarrjes,Ata duhet të thonë se çfarë duan,prandej duhet demokraci.Të gjithë duhet të kenë të drejtë t’i shprehin problemet e tyre.Shkaku nuk është se një monarki absolute,ose një elitë politike shfrytëzon gjithmonë mungesën e të drejtave të qytetarëve siç shfryëtzohen në Kosovë, dhe nuk e sheh interesin e tyre.Ka një shpjegim shumë më të pafajshëm,ekziston gjithmonë rreziku që interesat e tyre që janë jashtë të kapërcyshme dhe ,në qoftë se nuk ndodh kjo,ka megjithatë,një lloj rreziku që këto interesa të shikohen me një sy tjetër nga ç’do të dëshironim t’i shikonim të interesuarit vetë.

Argumenti utilitarist,duke e idealizuar problemin,e quan demokracinë e drejpërsedrejtë si formën më të mirë të qeverisjes,si një qeverisëje popullore e hapur ,ku të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në nxjerrjen e ligjeve dhe vendimeve politike kur është në pytje sovraniteti i shtetit.Sa më shumë të drejta që të ketë një njeri,aq më shumë mundësia krijohet për të nxitur çështjen e tij.Kështu që demokracia e drejtëpërsdrejtë mund të zbatohet shumë rrallë në shoqërinë kosovare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test