Gjirokastra - Bota Sot
Gjirokastra

Opinione

E martë, 23 tetor 2018

Gjirokastra

Gazmend Badivuku Nga Gazmend Badivuku Më 19 korrik 2018 Në ora: 12:52
Gjirokastër

...Argjiro me foshnjen u hodhën nga kto muret e kalasë për t’shpëtuar nga dora e egër...

Eshtë thjesht një gojdhanë për themelimin e ‘Qytetit të gurtë’. K’ndejpari me shekuj lan’ gjurmë kalimtarë të ndryshëm, jo të gjithë me qëllime fisnike. Për këtë vend në vitin 1672 shkroi kronisti Evlia Qalebiu, më vonë shkrimtari anglez Bajroni përshkroi mikpritjen, sofrat me byreqe, lakrorë, kulaq të grunjtë, pashaqofte etj. si dhe kronistë tjerë të kohës. Këtë qytet e shkelën në festa, mort, e gëzime, tregëtarë, skamnor, zanatlij, mjeshtër, marangoz, priftëri, hoxhallarë, çuna e goca, patriotë dhe diktatorë. Shumë nga ta i morrën, dhe i dhanë pjesë të jetës, dhe shpirtë k’saj treve. Një nga ta ishte edhe Ali Pashë Tepelena. Këtu gjetën lojën, shëruan fruthin, plagët, mësuan këngën, pritën dhe përcjellën dashamirë si e lypte nderi dhe tradita. 

Por, sot një sheti n’kalldërmet e bukur të punuar nga mjeshtrit e kohës është dëshmi se ky qytet ka pas me shekuj ndjenjën dhe shijen për të bukurën. Rrugicat e vjetra dhe të ngushta me mure guri japin ndjenj?n e lashtësisë dhe mjeshtrinë e rrallë të jugut shqiptarë. Shtëpitë e ndërtuar në kombinim nga guri dhe druri janë poashtu dëshmi i qëndresës dhe ngrohtësis. Dyqanet në sheshin kryesorë ushtronjë zejet si rrobaqepës, këpuctarë, shitës gjësendesh, librari dhe kafene. Qyteti është vend me një trashëgimi të rallë dhe të pasur.

Rrugicave ende mund të takon ndojë fshatar që me gomar o mushk hyn o del nga maja e sokakut pas ndonjë tregtimi nga qyteti i gurtë. Kërkesa dhe ofertat në këtë vend janë modeste, kryesisht janë punime dore dhe veshje femrash të punuara nga duart e vyeshme të zonjave me traditë. Në këtë qytet ka tolerancë sepse asnjëherë nuk debatohet për tre gjëra si: feja, paraja dhe partia. Nga kalaja e këti vendi syrin e njeriut e mbulojnë pejsazhet me bukuritë natyrore të ralla. Përjetim i paharruar është fjetja në bujtinat e vjetra me orenditë dhe dekorimet qindvjeçare.

Në kto dhoma larg nga standardi i kohës dhe reales takon ambient me mure nga guri, të shtruar me drasa e t’mbuluar me qilime kuq e zi, me dritare t’mbuluar me kadife ku njeriu ndjen qetësin apsolute, që mund t’prishet veq nga tiktaku i orës mekanike nga koha e ish sistemit. Muret kryesisht janë t’stolisura me foto të kryetrimit shqiptarë, plakut vlonjat të pavarësisë, luanit të Janinës, Kështjellës në Krujë, luftëtarëve vendas siq i quanin Çerçiz dhe Bajo Topullin, mësuesit të ndritur Qabejit deri te laureati i qmimit Nobel për letërsi, Kadares.

Nikoqirët e bujtinave janë shumë mikpritës, të afërt, komunikativ dhe shumë dashamirës, ke përshtypje që asnjëher nuk kishin ndi dhe pas sundues në qafë. 

Kjo anë është e njohur për trashëgimi kulture nga periudhat e ndryshme, nga lashtësia, si nga perandoria bizante, osmane, diktaturës enveriste e deri në shtëpinë muze të Kadares. 

Gjat shetisë në këto rrugica interesante nga dritaret e vockla pothuajse si frengji dëgjohej ndoj melodi me elemente të këndshme polifonike. Këtu u shkruan vargje për kalamajt n’djep, për rini, dashni, goca, burra, trima, për flamur, për kama, jatagan, këllëqe, kobure e mauzer. 

Ndoshta nga ngjarjet dhe zullumi që përjetuan gjeneratat e ndryshme një rrugë t’qytetit e kishin emru ‘Sokaku i të marrëve’. 

Nga kronistët e vjetër deri te ata bashkohorë më i veçanti është ai që përjeton dhe ndjenë frymën e këti qyteti. Një thënje popullore thotë: “Pasuritë më të mëdha janë ato që nuk i shef syri dot, por i ndjenë zemra” 

Gjirokastër, Qershor 2018

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test