Yryshët e Serbisë në kohë e hapësirë

Opinione

Yryshët e Serbisë në kohë e hapësirë

Nga: Nikkollë Kërhanaj Më: 23 korrik 2018 Në ora: 13:21
Ilustrim

Duke qenëse KNK-ja(Këshilli Ndërkombëtar i Kontrollit) dhe Fuqitë e Mëdha (Konferenca e Londrës, 17.12.1912, me Mehmet Konicën) e 22 mars 1913 pastaj, më 01 prill  1913 me Ismail Qemalin me shokë, në Konferenca në fjalë vendoset  për coptimin e trojeve shqiptare për t’iu plotësuar dëshirat e Serbisë, Malit të Zi e të Greqisë. Por, vendimi përfundimtar për statusin e Shqipërisë u mor më 29 korrik 1913. Megjithatë, asokohe,u mbajtën një varg seancash të komisioneve për disa vite me rradhë, konstatimi i të cilëve ishte se Shqipëria duhet të ishte autonome, por, e pashkëputur nga Perandoria Osmane.

Nga kjo, KNK-ja dhe Fuqitë e Mëdha, nga dimri i ashpër dhe problemet tjera politike të vitit 1914 (Lufta e parë Botërore etj.) nuk u krijuan kushtet dhe mundësitë për zgjidhjen definitive të çështjes së kufinjëve duke u zvarritur deri në vitin 1925, kur në pushtet (Shqipëri) vjen  për mbret Ahmet Zogu. Në Has u ndanë fshatrat përgjysmë, u ndanë familjet, miqësitë, familjet u varfëruan për së tepërmi, u bënë lypsarë për bukën e gojës. pa tokë bujqësore, dhe ate jopjellore nga e cila buka nuk sigurohej..Fshatarët  i rrahitnin malet për të çelur tokë të reja buke...

Hasi vis kodrinoro-maloro e shkëmbor, maja e Pashtrikut e xhveshur, ku bënte pjesë edhe Zymi, pa tokë buke e prodhime tjera të ekonomisë bujqësore e familjare, edhe ajo pronë tokësore e mirë, ishte përtej Drinit të Bardhë  prodhimet e së  cilës me vështirësi barteshin nga Krusha e Madhe dhe e Vogël e nga Pirana, për ta dërguar në kodrën e Zymit me lartësi mbidetare rreth 5-6 qind metra, pa rrugë e përmes maleve..

Qeveria serbe kishte ndaluar tregëtinë me qytetet përreth, me Prizren,  Gjakovë e Shkodër ku ishte “Tregu natyral i Hasit”. Kjo, me qëllim që popullësia e rajonit të Hasit të varfërohej skajsmërisht, të dobësohej, të dorëzohej e të shpërngulej për të krijuar zonë të lirë kufitare, të zbrazët  nga popullësia ndërsa pronat e tyre në rrefsh përbri Drinit të Bardhë t’i konfiskojë për t’ua ndarë kolonistëve serb e malazez. Për të realizuar këtë qëllim, kufiri qe vendosur përgjatë Drinit të Bardhë, me Bullgarinë përtej. Ndërsa, në anën veriperendimore Mali i Zi e kishte vënë kufirin apo “Karakollën” në Zgavza (Zgavra), afër liqenit  të “Zojzit”e të kishës së vjetër të “Shëngjergjit”. Si argument do të shenojmë se Jozë Pjetri (Dulaj), i cili e kishte një shitore pijesh në lagjën Berishë, kur shkonte përbri karakolles i thonin: “Xhaxha Jozo eja ta pijmë nga një gotë raki” ! Ndërkaq, në një kundërshtim të popullësisë së Shëngjergjit kundër kufijëve të vënë pa të drejtë, me ndarjen e maleve dhe se nga Ramaja e tutje e morën Malazezët, Menjëherë malazezët iu kishin kundërvu me armë dhe kanë hyrë në Zym e Shëngjergj duke torturuar popullësinë dhe duke plaçkitur shtëpitë familjare të vendit.  Kurbetçarët detyroheshin të kalonin kufirin me leje të posaçme për të shkuar në dyçanet e veta. Në fshatrat e Hasit të Brisë (të Thatë) kurrë nuk ka pasur popullatë serbo-malazeze, sepse nuk ka patur tokë buke,e as kushte jete për ta, por, as kisha e faltore serbe. Ndërkaq, në fshatrat e Hasit të Rrafshit, pasi nuk kishte serb, filluan për t’i sjellur kolonistët malazez, për ta përzier popullatën vendase, si në:

-  Në Ramajë i vendosën familjet:Tomasheviq, Tomanoviq,, Markoviq, Grujiq etj.

- Në  Lugishtë: Buçiqi, (1 shtëpi),e ndonjë tjetër...

- Në  Kabash: Gllusheviqi, Damjanoviqi(1),Sharoviqi (1), Ivkoviqi(1), Domazeti(1), Bullatoviqi (1)

 -  Kushnin: Petkoviqi (2), Kovaç (1),Jankoviqi(1), Jovanoviqi(1), ( të ardhur më 1934,35, 38),

 -  Rogovë: Boshkoviqi (1),Vllahoviqi,- Seliqi, Jovanoviqi, Lekiqi, Mandiqi etj. por edhe Beçiroviqi, Bajramoviqi,,  gjith. me rreth 50 shtëpi-familjare. Marosh: Angjellkoviqi, Boshkoviqi,, Vuçiqi, Vujoviqi etj gjith. Rrth 15 familje

Blinisht (Lipavec):-1, Gërqinë: 10 familje, në Demjan: 7 familje. Familje të tilla kishte edhe në Tupec të Gjonajve..Edhe pse kanë harruar, por fshatarët mbajnë mend se ishte një familje Spira me pesë vëllezër, të vendosur në tokat e familjeve Çoçaj dhe Brahaj.. Asokohe ishte e ndaluar  tregëtia, andaj edhe  malazezët u thonin  pronarëve të tokave që ishin duke punuar, “ Xhaxhi Barjame (për Bajram) hajdeni ta ndezim nga një cigare, sikurse në Zym që u  thonin “Xhaxha Jozo,hajdeni ta pijmë nga një gotë raki për shëndet”  “ Nga ta ( në Tupec) ka mbetur toponimi “Bunari i Vukadinit”. Ishin këta kolonistë, të sjellur pas viteve 1920-ta e më vonë, por u shpërngulën, me të formuar  Mbretniija Shqiptare  pas vitit 1941.

Deri në vitin 1925, pas kërkesave të shumta e të përherëshme të hasjanëve, kufiri u revidua dhe u vendos përmes majës së Pashtrikut, Karakolla malazeze që ishte vendosur në “Zgavza” afër Liqenit të Zojzit në Berishë të Zymit u shpërngul.  E mira është se, për ridefinimin e kufirit nga Drini i Bardhë përmes majes së Pashtrikut, në komisionin e Hasit (nga përfaqësuesit e Hasit)  ishte edhe Balë Cilë Dulaj i Zymit, në cilësinë e kryetarit të Komunës dhe në cilësinë e përkthyesit e të  menagjuesit.

Pasuri tokësore përtej Drinit kishin edhe kishat katolike,si, në “Paraspure”     “Meshëprifte ”, parcela që ishin në mes të Gjonajve e Krajkut.

Me vendosjen e kufijëve  (1925), menjëherë në Zym u vendos xhandarrmëria në kullën e Gjekë Kërhanit, u hap shkolla pranë kësaj poste të xhandarrmërisë(shtëpia e Gjekë Kërhanit)  në shtëpinë e Ndue Kërhanit, njëherit edhe një shitore për nevojat e nëpunësve të administratës komunnale e fshatit, po në atë shtëpi.. 

Edhe nga ky shenim i vogël del se pushteti serb, me ushtrinë e vet nëpër regjionet e Shqipërisë së vjetër Verilindore i ka sulmuar e dëbuar dhunshëm popullatën shqiptare për t;’ua dumbur gjurmët e tyre etnike duke ua suprimuar pasurinë e tyre të patjetërsueshme.

Ps. Disa familje poskan pas refuzuar vendosjen e tyre  me argumentimin se kjo  tokë nuk është e jona andaj edhe janë këthyer nga kanë ardhur. Por, pushteti serb, në çdo kohë deklaronte se shqiptarët i kanë dëbuar serbet nga pushteti, i kanë çarmatosur, u kanë futur panikë, andaj edhe pak ngapak janë larguar për të mos u zhdukur?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat