Pushimet e emigrantit

Opinione

Pushimet e emigrantit

Nga: Fatmir Lohja Më: 24 korrik 2018 Në ora: 09:13
Fatmir Lohja

U nis  Arbri nga Amerika  për të pushuar në mëmëdhe.Më përpara hartoi një plan njëzet ditor,për t’a kaluar  sa më bukur në Shqipëri.Në javën e parë do të qendronte në vendlindje .Gjatë kësaj kohe do të merrej  me riparimin e dhëmbëve, meqë kushtojne shtrejtë në Amerikë. Në javen e dytë do të shetiste me shokët e fëmijërisë anëkend vendit për turizëm.Në  javen e tretë,për  dy –tre ditë do të shkonte te dajat që e donin shumë. Në kohën që tepronte do të përgatitej për t’u rikthyer në punë.

Të afërmit e pritën me mall. U zotuan se do ta ndihmonin,  të rregullonte  llëmbët sa më mirë, edhe më lirë. Dy ditët e para,me këmbënguljen individuale të familjarëve, u bë tenderi në qytezë,se cila klinike stamatologjike do të fitonte ,për t’i bërë sa më mirë,e sa më lirë dhëmbët e djalit . Arbrit i dukej kohë e humbur kot, sespe për pesë lekë më shumë ,e më pak, nuk ia vlente barra qeranë,të prishte programin e pushimeve. Ditën e katërt,pa pyetur askënd, shkoi me këmbët e veta, te një klinike dentare që i pëlqeu më shumë.

Kërkoi të bënin një kontratë për punën ,ku të saktësohej çmimi, cilësia dhe afati i përfundimit .Nga pronari i klinikës,kjo kërkesë ju duk,sikur po i kërkonin të piqte “ qiqra në hellë”. Arbrit i ra në sy se çmimi u ngrit dyfish,sepse banonte në Amerikë. Të nesërmen, i shoqëruar nga i vëllai dhe shokët e fëmijërisë,të njëjten ngritje çmimesh, gjetën  anëkënd. Në qytezë qe hapur fjala se ai jaton në Amerikë.

Herët në mëngjez,në  ditën e gjashtë të pushimeve,i vetëm  u nis për në kryeqytet, duke u autobetuar , se nuk do ta fliste një fjalë në anglisht.  Në kliniken e parë u zbulua menjëherë se është emigrant ,sepse kërkoi kontratë. Në të dytën nxorri pasaportën Amerikane.Në të tretën ju panë disa dollarë me prerje njëqinshe. Sado që  fshihej,për  të mos u prezantuar si nënshtetas Amerikan, e zbulonin si të kishin aparate mina-kërkues në klinika,dhe çmimi shkonta sa dyfishi i çmimit për emigrantët në qytezë ,  pothuajse i barabartë me çmimet në Amerikë.

Në Tiranë u lodh,u mërzit.Pasi hëngri drekë u nis te stacioni i autobuzëve për t’u kthyer në qytezë.Pranë stacionit ,hyri brënda,sa për të bëre be,të një klinike dentare.U befasua kur pa dy shtajzovalle.A pse interpretoi bukur, nga eksperienca e fituar,a pse ju pelqeu Arbri si djalë i bukur,ato ju afruan për t’i shërbyer.E  vizituan për merak.I dhënë një çmim të ulët fantastik.I premtuan se do të mbaronin punë për tre ditë. Filluan menjëherë nga puna meqë ranë në ujdi.

Për të mos u lodhur me autobuzat urban, zuri vend në një motel pranë klinikës. Asistentja ,me ojna e dhe bojna, po i hynte në zemër, çikë e nga një çikë. Në natën e dytë e pa edhe në ëndërr. Kur i qirasi kërkoi të zbulonte se çfarë konceptesh kishin për martesën. Vashat u entuziazmuan,sa harruan edhe punën. Pa mbaruar njëra, e fillonte tjetra,të rreshtonte dëshirat e veta.Deshira e përbashkët e tyre ishte të martoheshin jashtë Shqipërisë.Për përcaktimin e  shtetit u bë goxha debat. Kur i pyeti për Amerikën,nuk patën konflikt.

Në ndënjen e dytë,me lezet, u hodhi pyetjen,se si   e pëlqenin bashkëshortin,i bindur se do të dëgjonte për traditën e grave shqiptare,të përkushtuara për t’i shërbyer shtëpisë. Për qejfë deshironte që asistentja t’i trashigonte më shumë.U ndezën Zanat.Duke plotësuar njëra-tjetren i zbrazën të gjitha ëndërrat në tavolinë. Arbri i ndiqte me habi.Nuk po e merrte vesh nëse po luanin estradë,apo e kishin me tërë mend.Jo në Shqipëri dhe në Amerikë,por as në librat humoristik nuk ka dëgjuar kërkesa të tilla nga gratë për bashkëshortët.U mërzit shumë, sa edhe e pasqyroi edhe në fytyrë.

Nuk ju pëlqejnë deshirat  tona? – ju drejtua mjekja.
Çfarë rëndësia ka përcaktimi im, - përgjigjet  Arbri me zë të ulët.
Ju jeni djalë në moshë.Nëse nuk jeni i martuar, edhe ju ëndërroni  si do ta keni bashkëshorten?- e pyeti asistentja.- Ne jemi të interesuara për mentalitetin e meshkujve bashkëkohor.
Beqar jam,por me deshira  jemi shumë larg.
Si t’i thamë ne lirshëm,na tregoni edhe ju deshirat tuaja për gratë?- u fut mjekia.

Arbri i zhgënjyer,nuk donte të rrëfehej.Femrat kanë futur dreqin në shishe,e  nuk po zbërthenin kasaforten shpirtërore të djalit,që jepte shënja të dukshme nga  zënja  e qymyrit.Nuk duroi më dhe i tregoi dëshirat e tija. Ai fol  dhe gocat qeshnin  me lot .Në fillim u shqetësua,me pas u frikësua nga gazhareja e mjekeve. Nuk po kërkonte marëdhënjet bashkëshortore të prindërve ,por të motrës me dhëndërrin, dhe të kunates me të vëllain. Për mendjen e tij nuk  kishte asnjë aryse pse të dukeshin humoristike.

Në përfundim të punës, përveç detyrimit,ju dhuroi edhe një bakshish të mirë,sa mjeket u çuditën me bujarinë e tij.U nis për në qytezë,i bindur se kryeqyteteset  gjithnji kanë dashur të duken më shumë se shoqet në provincë.

Ka plane i ardhuri,por kanë plane edhe pritësit.Edhe më përpara me qetësi, edhe tani me tifozllëk, vazhdonin kërkimet familjare për t’i gjetur një bashkëshorte të mirë. Hetimet  për nusen,kinse vazhdonin në fshehtësi të plotë,por  edhe   i ashtuquajturi sekret shetiste  cullak në qytezë.

Prindërit u gëzuan kur e panë me dhëmbët e rregulluara.Ngriten pretendimet për nusen e re. Nuk e lanë të pushonte ,sepse duhej të takohej me pretendentet për nuse. Në qytezë kishte moshatar,që   ende nuk e vinin ujin në zjarr, për të dorëzuar beqarinë. Pushimet po kalonin dhe Arbri nuk pranonte as t’i takonte pretendentet.A pse nuk i hynin në sy kur i shihte nga larg, apo nga trembja që kishte marrë nga mjeket në Tiranë,këtë nuk e përcaktonte rradakia  e tij. Nga prindërit,shokët e fëmjërisë kishin marrë porosi,mos të planifikonin guiden turistike,pa i gjetur nuse djalit.

Nëna në shtëpi qante, sepse ishte gati të shkonte tek të shumtit,sapo të rehatonte edhe djalin e vogël. Babait i dukej çudi beqariaja e të birit,sepse ai këtë punë e kishte kryer menjëhere, sa ishte kthyer nga ushtrija.Vëllezërit edhe motrat e këshillonin të mos ngutej,sepse është një vendim që merret një herë në jetë, nga njerëzit e ndershem.

Axhentët martesor  i ngrenin në qielll  pretendentet si për bukurinë, edhe për zgjuarsinë. Në fakt Arbrit nuk i hynte asnjëra në sy.Ishte i bindur se pa i bërë zemra tak,të mos bënte asnjë hap.Djalë, pa i mbushur të tridhjetat ,kishte kohë të vrojtonte  edhe në pushimet e tjera.Edhe në Amerikë nuk i kishte plotësuar kushtet për një jetë të qetë familjare.

Me nderhyrje të shumta, pranoi të takohej me një vazjë, që ja mbushi syrin në të parë.Arbri me të vëllanë, ajo me axhentin përbri ,hipën në autoveturën e tij.  Zunë vend në një restorant në periferi të qytezës.Axhenti  nuk pushoni si në makinë, edhe në tavolinë,për të shpjeguar  dobitë  e martesës.

Leri të flasin dy të rinjët!- e urdhëroi vëllai i Arbrit, i mërzitur.

Axhenti i porositi kamarierit  katër lëngje frutash. Me t’i sjellë ato,pagoi menjëherë vlerën në kuponin tatimor.Me ndrojte, të rinjët ,treguan për vete moshën,arsimimin…..Xheneracionet përputheshin pak e shumë, me informacionet e marra për njëri-tjetrin. Kur emocionet u larguan,axhenti  tërhoqi vëllain, medemek për të parë  lokalin edhe jashtë.

Arbri,të njëjten pyetje, që ju bëri mjekeve në Tiranë,ia  drejtoi pretendentes përball. U trand nga kërkesat e saja për bashkëshortin.E pa të arsyeshme ,të mos fliste asnjë fjalë,për të mos u nxehur më pas.Ajo fliste ngadalë,në dialekt,duke dhënë mesazhe të qarta, se është e vendosur në bindjet e veta.Fol e fol,mëse fundi i shpalosi pikpamjet e saja,për jetën në çift.

Tani jam gati të dëgjoj kërkesat e juaja, që keni për gruan?- ju drejtua Arbrit,duke e parë në kokërr të syrit.

Edhe Arbri e shihte i përqendruar në sy.I bëntë përshtypje kontrasti në mes bukurisë dhe zgjuarsisë së zonjushës.

Jemi shumë larg në pikëveshtrimet sociologjike,- u përgjigj me zë të ulët.
Pse?
Nëse keni dëshirë,m’u përgjigjni pyetjes!Keni ndenjur me ndonjë shoqe nga kryeqyteti ,këto kohët e fundit?
Kam jetuar  në Tiranë pesë vite ,për  të përfunduar studimet e larta.Çfarë kanë tiranset më shumë se unë?
Kërkesat për bashkëshortët i kanë ku e ku më pak se ju.
Po sociologjija çfarë lidhje ka me mua?

Arbri ,u mundua t’i   shpjegonte, se institucionin e martesës e studjon sociologjija.U përqendrua t’i  fuste në kokë,së martesa ështe qeliza bazë e shoqërisë njerëzore. Çifti bashkohet në liri të plotë. Eshte një kontratë dypalëshe ku caktohen të drejtat,edhe detyrat e palëve,për të; krijuar familjen ; mbajtur shtepinë ; rritur  dhe edukuar fëmijët; të përcjellë traditën nga brezi në brez; …..

-Pse e respektoj institucionin e martesës gjendem këtu me ju,- e ndërpreu zonjusha.

- Ju  respektoni në forma,por jo në përmbatje.

- Më bind?

-  Ju nuk dëshironi të lindni fëmijë,se nuk doni të prishni linjat e trupit.Pak e çudishme si kërkesë,që kërkoni t’i hiqni vetes mëmësinë.

- Fëmijë dua,por t’i adaptojmë si artistet e Hollivudit.

- Po trashigimninë a e ke menduar? Në Amerikë ke mundësi të adaptosh fëmijë  të bardhë,të zinj,të verdhë edhe të kuq.

- Kam besim tek vetvetja.E përcaktoj me shikim të parë.

- Ju kërkoni të mos punoni,sepse nuk deshironi të plakeni!?Cili rob i Zotit e ka deshirë pleqninë?A ja ke bërë vetes ndonjëhere këtë pyetje?

- Më duket se u zgjatëm shumë.Me thuaj kërkesat e tuaja për gruan?-  e ndërpreu e nervozua pretendentja.

Arbri,i bindur se ishin larg në mendime,për të mos i dhënë asnjë shpresë,i përshkroi me imtësi   përvojen e gjyshes  në mbajtjen e shtëpisë.E ndjera sa shumë e ka dashur.Kur e pyesnin pse e diferencon nga të tjerët,përgjigjej:”Eshtë rrapatushi i vogël i shtëpisë.”

Ju qënkeni me kohën e baba Qemos?
Ka mundësi,por edhe ju fluturoni me aeroplan me mijra metër mbi nivelin e detit.
Ju a jeni milioner?
Nga e keni marrë këtë informacion?
Shkusi që keni futur ju.
As si koncept nuk e pranoj shkuesinë.
Edhe këtë doni ta mohoni?
Mos u ngut! Po vjen më vëllain .Ai na u prezantua si axhent martesash.

Axhenti ,me t’u ulur në tavolinë,u bombardua me pyetje nga dy kandidatët për martesë.Ai ,as nuk skuqej,e as nuk zverdhej,por vetëm zgërdhihej mjaft keq,pa mbajtur përgjegjësi  për  transmetimin e më shumë gënjeshtrave së të vertetave.

Kur mbaruan pyetjet e të rinjëve, ai,në fillim ,nxorri liçensen e studjos për aktet martesore. Me pas raportoi se i paguante cent më cent detyrimet tatimore në shtet. Në studion e tij shkojnë klientë të ndryshëm për të prezantuar dëshirat e tyre.Pasi mbledh të dhëna për palët,organizon takimin ballë për ballë.Me këtë veprim përfundon kontrata e parë.Nese çifti lidhet  në martesë, është gati të organizojë dasmen,duke hartuar një kontratë të dytë.

Të kam thënë se ështe milioner,për në Shqipëri.Çfarë kujton ti,se priten me gërshërë paratë në Amerikë?-i mbështolli axhenti të gjitha pyetjet ,me këtë përgjigje në formë pyetje.- Zanati ynë i ka ca hile,pa të cilat ju nuk do të uleshin në një tavoilnë.Ju do të ndërroni unazat? Nuk kam kohë.Pas një gjyesëm ore kam një takim tjetër.
Jo,-  u përgjigjen të dy të rinjët në një kohë.

Qe një jo,me konsensus shpirtëror.

Ejani t’u dërgoj në shtëpi.Ju thashë se nuk kam kohë,- dhe axhenti doli përpara, për të bërë gati autoveturën.-Faturen e shpenzimeve do ju  dërgoj në darkë,-i njoftoi  kur ju dha dorën e ndarjes në qytet, edhe u nis me drita ndezur,për të marrë në qafë një çift tjetër.

Kur mbeten vetëm të dy vëllezërit,Arbri  kujtoi një histori të vjetër të gjyshës. Kur ajo ishte fëmijë,me bashkëmoshatarët e pyeten popin,që mbante një mjekërr shumë të gjatë.:”Kur fle e mban mjekrren mbi ,apo nën, jorgan?”Ai nuk ju ktheu përgjigje, sepse nuk e kishte vënë re këtë fakt.Tërë natën nuk  e zuri gjumi, sepse nuk njdjehej rehat as kur e nxirrte ,as kur e mbulonte  me jorgan. Në mëngjez u zgjua herët.Të parën masë, që mori për të fjetur natën, rruajti mjekrrën menjëherë.

Duke qeshur vëllezërit,u futën në një restorant për të festuar,meqë Arbri nuk u bë më mjekërr.Në tavolinë,Arbri i tregoi  me hollësi kërkesat e zonjusheve për martesë.

Të lutem shumë ! – i drejtohet i vëllai Arbrit.- Këto kërkesa mos ia thuaj kujt, se po i dëgjoi nusja ime, kam frikë se do të luaj  nga mend e kokës. E kam të veshtirë të rris i vetëm tre fëmijë.

Plani u pushimeve,i hartuar me qetësi përtej Atlantikut,u rrëzua barbarisht. Edhe në aeroport e nxisnin të shihte një vajzë të bukur,ndonëse e ka në gen, ta shohë e ta respektojë të bukurën në detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat