Territori i Kosovës është i patjetërsueshëm, individët shkojnë e vijnë, ndësa toka stërgjyshore mbetet e shenjtë për jetë e mot

Opinione

Territori i Kosovës është i patjetërsueshëm, individët shkojnë e vijnë, ndësa toka stërgjyshore mbetet e shenjtë për jetë e mot

Nga: Major Nazif Ramabaja Më: 27 korrik 2018 Në ora: 12:45
Major Nazif Ramabaja

Deklaratat e fundit për këmbim teritoresh, apo ndarjen e Kosovës i konsideroj tendencioze, të pa menduara mirë të cilat kanë dalë nga individë për shkaqe të politikes ditore dhe personale.

Këto deklarata i bëjnë dëm Kosovës dhe rrisin edhe më shumë apetitet e nacional-shovinistëve serb për mitin e shpikur se gjeja: "Kosova është djepi i Serbise".

Idetë e tilla janë të kahershme të inicuara nga "Babai i kombit serb", siç e quanin ata vetë, Dobrica Qosiqi, mandee madje janë lansuar edhe nga një ”akademik” i yni Rexhep Qosja i cili pas mbarimit të luftës në Kosovë, në vend që të angazhohet për pavaresinë e saj e cila me mund dhe sakrificë të madhe i realizojë aspiratat e shumë gjeneratave të mëparëshme që të jetë ilirë dhe pjesë e botës demokratike.

Ky ”akademikui ynë” tentoi për ta shti në agjendë të rendit të ditëse  ndarjen e saj në vija etnike,  duke e përvetësuar të njëjten, pra Kosovën, sikure të ishte mall i tijë për ta plasuar në treg tëlirë dhe dhënë çmimin sipas vlerësimit të tij, pasi që  këto ide janë te kahëmotshme dhe te vjetruara, ju ka dalë boja siç thotë një fjalë e urtë popullore, zbatimi i këtyre ideve në kohën e tanishme është i parealizueshëm, tendencioz dhe do të klasifikohet si përpjekje individuale e jo mendim i shoqërisë kosovare.

Tentimi për ta inkorporuar në agjendë te bisedimeve opcionin e ndarjes së Kosovës për shkak te naj "kompromisi te dhimshem" sipas Hashim Thaçit dhe ridefinu statusin saje do të mbetet vetëm tentim dhe një fontanë dëshirash i cili në realitet s´do mund të mirret me mend e asesi të diskutohet një gjë e tillë.

Shkëmbim i territorit  dhënia e 4 komunave në veri-përtej lumit Ibër: Zubin Potokut, Leposaviqit, Zveqanit dhe komunën veriore të Mitrovicës me sipërfaqe teritoriale 1002 km2 në këmbim me  Luginën e Preshevës me sipërfaqe 434,6 km2, i cili ndryshim ndodhi në v.1956 si plan i shovinistëve serb për ndryshimin e strukturës demogratike dhe për asnjë qëllim tjetër, është dhe do të mbetet mendim dhe ide personale dhe individuale të cilat s’do të kenë mbeshtetje dhe as përkrahje nga shoqëria kosovare, shpresoj edhe nga faktorë relevantë ndërkomëtarë në rend të parë SHBA-së dhe si të tilla do të dështojnë, ndërsa idelansuesve të këtilla ju them, duke ua përkujtuar se:

 Për Kosovë është Legjislativi ai i cili do ta ketë fjalën e fundit për të marrë në shqyrtim dhe vendosur një gjë të tillë si dhe zgjedhur kryenegociatorin i cili do e përfaqësojë vendin dhe negocion në bazë të mandatit, ndërsa sa u përket deklaratave dhe mendimeve individuale të Lutfi Hazirit individit të subjektit politike, janë organet e LDK-së të cilat dalin me propozime dhe marrin vendime konform statusit dhe normave tjera juridike e kushtetuese dhe se deklaratat e tija do mbesin si mendime individuale dhe asgjë tjetër.

Tkurrja e teritorit nën siperfaqen përafërsisht 10 800 km2 sa i kishte Kosova në "ish federatën" dhe e cila kishte të drejtën e vetos sipas kushtetutës së 1974-ës,  është një presedan dhe gabim që s’do t’i falet askujt, pa marë parasysh se kush do të jetë ai, akterët e tillë ”pseudopatriotat” duhet të mendojnë mirë se negociata për organizim të mbrendshëm teritorial, formim të një etnititeti të ri me kompetenca egzekutive do të mallkohen tash nga shoqëria kosovare dhe gjeneratat e ardhshme.

Tentimi i Hashim Thaçit për ta mandatuar vet-veten si kryenegociator, duke e anashkaluar Kuvendin dhe të zgjedhurit e Popullit të cilët duhet t’i japin llogari zgjedhesve te tyre, s`është asgje tjeter vetëm nje tentim si në kohën e luftës së fundit i cili shau e perqau dhe s’la gurë pa lëvizur vetëm e vetëm për ta pamundësuar unifikimin e forcave institucionale për një luftë te përbashkët ku do të faktorizoheshim dhe do rriteshin përojekjet për çlirimin e vendit me forca tona, kuptohet në koordinim, bashkëveprim dhe ndihmë të aleatëve ndërkombëtarë, në rend të parë SHBA-së.

Deklarata e tij, pra e Thaçit "S’do të lë gurë as bjeshkë pa lëvizur, për ta arrijtur një marrëveshje përfundimtare obligative" e cila nënkupton shtruarje në tavolinë të bisedimeve dhe rikthimin e negociatave për statusin e Kosovës është e pa pranueshme,  skandaloze, tendencioze të një kryeneqi dhe si të tilla hudhen poshtë dhe janë të pa pranueshme.

 Hashimi ka vetëm si mbulesë dhe kamufllim thirrjet për bashkangjitjen e opozitës grupit negociator, por që nënkupton thënien: Ejani me mua mundësomani që unë ta luajë rolin e mbretit në tavolinën e bisedimeve, e ju jeni dhe do të mbeteni piuna të mi të cilët do i përdori dhe lëvizi siç më bëhet qejfi dhe sipas dëshirës sime.

Spektri politik në rend të parë pozita, opozita, shoqeria civile, mediat si shtylle e katërt në radhë pas legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit kanë përgjegjësinë historike për ndalimin e Thaçit i cili me veprimet e tija të një të dashuruari në vet-vete, thyen kushtetutën e vendit, pa dhënë llogari, politike, morale dhe as juridike.

Nëse nuk ndalet hovi i "vetëshpallurit kryenegociator" nga instancat e lartëpërmendura është detyrë e opozitës  ta kryejë obligimin e vet duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet demokratike që i ka në disponim e në këtë drejtim LDK-ja e cila ka përgjegjësi pranë elektoratit, sepse e kishte instaluar në krye të shtetit me pëlqimin e vet, të tregojë fuqinë e saj në rend të parë politike, si subjekt politik dhe grup parlamentar opozitar më i madhi në kuvend,  ta pamundesojë një gjë të tillë në koordinim me grupet tjera parlamentare dhe pse jo edhe të pakënaqurit në pozitë, në të kundërtën do jetë bashkë- pjesëmarrëse e një të keqeje që i kanoset vendit me pasoja të pa parashikueshme për shoqërinë tonë në veçanti dhe tërë teritorin të Kosovës në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat