Avni Arifi mos ia fut kot?!

Opinione

Avni Arifi mos ia fut kot?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 2 gusht 2018 Në ora: 16:34
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Avni Arifi është një zyrtar i kamotshëm në AAK të Kryeministrit Ramush Harajdinaj. Ai posa Shefi i tij u bë Kryeministër “më zor” apo kryeministër i skandalit të radhës, menjëherë u emërua si shef i delegacionit ne bisedimet me Serbinë ne vend te Edita Tahirit e cila ajo vete e kishte bë punën bërllog. Unë nuk e di së si po i shkojnë punët ne këto bisedime, por e di se po “bërkëtët” po turret kogja fortë.

Këtij njeriu i ka mbete edhe ”kompiri i nxehtë” rreth shkrimit të statutit për Asociacionit te Komunave me shumicë Serbe. Ekipi ne hartimin e këtij Statusi i përberë kryesisht nga Serbet gati pa shqiptarë ,është në përfundim e sipër i cili duhet te përfundoi deri me katër gusht. Unë nuk e di se çfarë statusi po shkruhet, a po merren parasysh ato 23 vërejtjet qe Gjykata Kushtetuese i kishte kontestua ne Marrëveshjen e nënshkruar blanko nga Hashim Thaçi me 2015 pa dijtë së çka shkruan ne te, por si servil i Serbisë qe është ai fare nuk hezitoi dhe e nënshkroi. Mbetet te shihet, por a duhet besuar Arifit se ky draft i Statusit do te shkruhet ne përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës mbetet të shihet, çfarë nuk e besoj.

Por, Avni Arifi u radhitë edhe ky ne vargun e njerëzve me skandale. Ai ne emisionin Interaktiv deklaroi një gjë shokuese, mori n’thu kur nise te folë për politiken, për te cilën siç duket nuk merr vesh fortë: Ai duke biseduar me bashkëbiseduesin, tha së nëpër vende te rëndësishme, nëpër borde, etj. Në vend te eksperteve duhet emëruar militantët e Partive. Iu paska dokë pak kur shefi i tij e ka rrasë deri ne fyte Kryeministrin me z/ministra militant te Partive me gjithsejt 100 z/ministra tri here më shumë se në Kinë.

Ti heqësh ekspertet nga vendet kyqe nëpër Borde etj. Dhe në vend te tyre te futesh militant partish është më shumë së skandaloze dhe e turpshme, me ç’rast pati edhe reagime te ashpra nga analiste por edhe nga Shoqëria Civile. Një tendencë e këtillë i shkonë përshtat  Klanit Pronto dhe PAN-it ne te cilën është edhe vetë Avni Arifi. Kjo i bie së Klani Pronto dhe PAN-i nuk e paskan zhvatë sa duhet shtetit qe 18 vite, por duhet te krijohet mundësia qe këtë ta bajnë edhe me tutje bash në kohën edhe kur janë duke u zhbë nga skena politike. Dhe mu për këtë arsye kësaj i shkon për shtat qe Kosova te zhvatet, të vidhet, të plaçkitet edhe me shumë, edhe më tej nga këto Parti te futura ne PAN te cilat e kanë kapë keqa shtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat