Një lutje për PDK-në - Bota Sot
Një lutje për PDK-në

Opinione

Një lutje për PDK-në

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 4 gusht 2018 Në ora: 22:50
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Diçka nuk po ju ndihet zëri. Dikur ishit të zhurmshëm, nga të gjitha anët dëgjohej zëri i juaj ishit më të zhurmshmit në Parlament dhe gjetiu. Tashti diçka jeni shukat. As me gojë nuk po guxoni të bëni, as Kamishat e Surlet s’po ju bëjnë punë më. Diçka është tu ndodhe me ju, a jeni këndej apo jo, apo Kadri Veseli po ua merr shpirtin dalë nga dalë ,po ju ngulfate. Ua hupi famën qe e patet dikur, apo tashti veç po këqyrni se sa e madhe është gremina e juaj në të cilën do të bini shumë shpejtë në teë

Pasi që nuk po ju ndihet zani fare, jeni shukate, apo dikush ua ka mbylle gojën, s'po guxoni as me fole. Nuk e di a keni dëgjuar se Kosova prapë është ne rrezik permanent me lojërat që po i bane Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe dikur Kryetari i Partisë Tuaj me qetnikun dhe kriminelin Aleksander Vuqiq. Nuk e di se a pajtoheni edhe ju me qëndrimet e tij te cilat për çdo dite i ndërron, nuk i pretë sakica ne një vend.

Derisa ju po shukateni Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dikur i Partisë Tuaj, sot është me i zëshmi, gati se është bë yll nëpër media dhe portale me qëndrimet e tij për Kosovën dhe rreth Kosoves.Ne ato qëndrime është shume kontradiktor, nuk mundet kush me i ra n'fije. Ai haptas po e rrezikon Kosovën me deklarimet e tij. Ju e dini se ai dikur thoshte se Kosova nuk po humbe territor, dhe faktikisht Kosova po humbe territor nga te gjitha anët, humbëm disa hektar me Maqedonin,82.000 me Malin e Zi është vu pllaka ne Karaqeve përtej se cilës nuk guxon kush te kaloj, por Kosova rrezikon te humbe shume me shumë me Serbinë në këto biseda të turpshme qe po zhvillohen ne Bruksel nga ana e Hashim Thaçit.

Ju me siguri i përcillni prononcimet e tij ne media të ndryshme kur një dite ai thotë se Kosova nuk do të ndahet, kurse ne ditën tjetër thotë se Kosova do të ketë kompromise të dhembshme qe sytë gjak do të ju qesin. A jeni te njohur ju te Partisë se tij se cilat janë ato kompromise te dhembshme, dhe se a duhet të behën kompromise te dhembshme pa i pas hak askujt e aq me pak Serbisë kur ajo na ka hak neve, sepse na vrau, na i dhunoi nënat, vajzat dhe motrat tona, na e shkatërroi të tërë pasurin kombëtare, na i dogje shtëpiat na e shkatërroi të tërë jetën.

Herën tjetër ai shkon edhe me larg kur thotë e se do të bëjmë shkëmbim territoresh, do të bëjmë korrigjim te kufijve, do të marrin modelin e Holandës dhe Belgjikës dhe së fundi e mori edhe modelin e Rexhep Qosjes dhe Lutfi Hazirit duke e futur në lojë Luginën e Preshevës që ti bashkohet Kosovës, pa e thane asnjë fjalë se qka do të jep në këmbim për këtë Lugina e Preshevës mbrohet me reciprocitete jo me këmbim territoresh, atë se çka e merr Veriu duhet ta marr edhe Lugina e Preshevës. Ketë ndërrim e dëshiron edhe Vuqiq. Pse, sepse aty ne Veriun tonë janë pasurit nacionale të Kosovës, aty është nëntoka e jonë me vlerë bilionësh, me pasuri enorme pa të cilat Kosova vështirë se do te mbijetoi.

Te gjitha këto kane krijuar shqetësime ne opinion. Opinioni është i trazuar, shoqëria civile e ngritë zërin se nuk mund te ketë pazare me token e Kosovës, askush nuk ka te drejte te preke kufijtë e shtetit askush nuk ka te drejte ta shkel Kushtetutën, askush nuk ka te drejte personale te luaj me fatin e popullit te shumëvuajtur ne histori. Atëherë pse dikush dëshiron te ia kthej Kosovës përsëri historinë e saje te dhembshme dhe te përgjakur.

Kundër këtyre opsioneve te Presidentit Thaçi është edhe vetë populli sepse vetëm populli është sovrani i saje, kundër këtyre kalkulimeve janë edhe partneret e Koalicionit PAN, kundër këtyre kalkulimeve shumë më e fuqishme është edhe opozita e cila me asnjë kusht nuk lëshon pe dhe kërkon qe Presidentit te Kosovës Hashim Thaçi ti ndalet turri. Janë kundër edhe te gjithë analistët dhe opinionistët të cilët per çdo ditë po e ndrisin zërin e arsyes qe te ndalet ky njeri i rrezikshëm per Kosovën. Miku i jonë nga Amerika Daniel Server tha këto dite së nëse preken kufijtë e Kosovës, merr fund shtetësia e Kosovës, kurse tjetri mik i Kosovës që beri shumë për Kosovës Diogradi i qoi fjale popullit të Kosovës se duhet hjek nga pushteti këtë klase te korruptuar sa nuk është bë voneë.

Pra, vetëm ju të PDK po shukateni ua ka qorruar zoti sytë dhe nuk po e shihne furtunën që është tu ju ardh ne derë dhe qele gur gojën. Kjo të do të thotë se edhe ju e merrni përgjegjësin para popullit, por edhe ku po mbetet krenaria e Juaj brilande qe e bate ne lufte, por qe rrezikon te humbeni ne paqe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...