Kosova shtet i paralizuar - Bota Sot
Kosova shtet i paralizuar

Opinione

Kosova shtet i paralizuar

Nga: Ragip Guraziu Më: 7 gusht 2018 Në ora: 14:10
Ragip Guraziu

Êshtë një fakt tepër i dhimbshëm që Kosova është një shtet i paralizuar, pa institucione funksionale, me qytetarët pa perspektivë për të jetuar në Kosovë. Është një fatkeqësi e madhe për këta qytetarë të shumëvuajtur, që nuk e kanë përjetuar akoma dorën e shtetit serioz për të mirën e tyre, dhe Kosova si shtet në letër ende po vazhdon të mbetet shteti tërësisht në duart e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, pra si një shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, madje edhe me kryeqytetin, me Komunën e Prishtinës tërësisht jofunksionale e deri tek sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional.

Në gjithë këtë shtet jofunksional, e vetmja gjë që funksionon deri në përkryerje është krimi i organizuar, ndërkaq sistemi i drejtësisë hesht, dhe lë të kuptojë se është lidhur fort zinxhiri i krimit të organizuar nga niveli lokal e deri tek ai qendror, në tri shtyllat e shtetit, e deri tek të gjitha institucionet, pa asnjë dallim, që ligjërisht do të duhej të ishin të pavarura e deri tek te gjitha partitë aktuale,prej atyre me të mëdha e deri tek këto të sapoformuara.
Derisa e kemi një shtet të tillë, që nuk jep asgjë për të mirën e qytetarit, që është i kapur dhe uzurpuar nga krimi e korrupsioni, edhe qytetarët me të drejtë janë të fokusuar tërësisht te liberalizimi dhe si të nisë ikja masive jashtë shtetit, sepse më qytetarët nuk shohin perspektivë për të jetuar në Kosovë, në shtetin e krimit të organizua.

Dy dekada anarki, vutje e qytetarëve.....

 Për këto dy dekada,krimit të organizuar, është shndërruar në shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, madje edhe me kryeqytetin që i ngjan një labirinti, pra me Komunën e Prishtinës tërësisht jofunksionale, e deri te sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional. Punësimet në institucionet e shtetit sipas përkatësisë partiake, lidhjeve familjare dhe atyre kriminale, e kanë forcuar zinxhirin e krimit të organizuar nga niveli lokal, e deri tek ai qendror, në tri shtyllat e shtetit, e deri tek të gjitha institucionet, pa asnjë dallim, që ligjërisht do të duhej të ishin të pavarura e deri tek të gjitha partitë aktuale, prej atyre më të mëdha e deri tek këto të sapoformuara.

Qytetarët e paknaqur se si  po funksionon Republika e Kosovës

Qytetarët, të pakënaqur me mënyrën se si po funksionon Republika e Kosovës si shtet i ri, tërësisht jofunksional dhe duke injoruar interesin qytetar, mbeten të shqetësuar nga fakti se për dy dekada të realitetit të ri në shtetndërtim, nuk ka zhvillime pozitive, por shteti i Kosovës po vazhdon të mbetet tërësisht në duart e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, si një shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, edhe me Komunën e Prishtinës- kupola e kryeqytetit, tërësisht jofunksionale e deri te sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional. 

Dikush pomendon se ; se shpëtimi i Kosovës do të ishte ndërprerja më e shpejtë e mandatit të këtyre institucioneve, shkuarja në zgjedhje të reja dhe pastrimi i plotë i politikës për të bërë një Qeveri më ndryshe. Siç thuhet, me Qeverinë megalomane Po aq kritikë dhe të zhgënjyer  edhe qytetarët e zakonshëm. Edhe opozita  po tregohet e papërgjegjshme dhe nuk po jep alternativë bindëse për ndryshim më të mirë të qeverisjes, por po bëjnë vetëm luftë karrieriste për pushtet. 

 Por ka nga disa qytetarë që nuk e fajson këtë qevei momentale...

 ''Gjendjen e ka gjetur dhe e ka marrë të shkapërderdhur pushtetin dhe krejt jofunksional dhe duhet të jemi të lumtur për këtë që është e nuk e kemi më keq"..."Mirëpo, ne si qytetarë duhet të jemi më të kujdesshëm në votimet që vijnë, t'i çelim mirë sytë se kujt po ia japim votën, jo atyre që kanë shoqëri e lidhje familjare e klanore, por vetëm njerëzve që punojnë dhe vlerësojnë interesin e të gjithë qytetarëve të pakorruptuar e të painkriminuar. Tani, me këta njerëz kemi shtet e pushtet krejt jofunksional, shkon te njëri në zyrë të kryesh një punë e ai të dërgon tek tjetri. Këso lloj Qeverie realisht nuk kemi pasur as në kohët më të vështira, është një anarki dhe papërgjegjësi totale".

Qytetarët po  duan një shtet funksional,me prezencën të fuqishme ushtarake ( tamam Ushtri), lideret shtetëror dhe partiak qytetarët po i duan ata të përgjeqshmit e jo ata të papërgjegjshmit,të korruptuarit dhe të tejkriminuar,Jo shtet të mafio-aligarke por Shtet Fuksional,Qeveri fuksionale,Kuvend fuksional,dhe presidencë fuksionale,dhe jo si tani asnjë sistem nuk e kami fuksional deri me tani.Haradinaj: Për inat të Thaçit, nuk e dëmtoj Kosovën.
 Hashim Thaci në mënyrën e vet, po mudohet të sjell Serbinë në Kosovë,duke e shpërbërë edhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, vetëm e vetem për t’i shpetuar Gjykatës speciale, dhe këtë mund t’ia siguroje Serbia,  e shpjegon dhe e paralajmeron rrezikun për këmbim territoresh me Serbinë, të cilën shefi i shtetit kosovar po e kamuflon me shprehjen kinse ‘korrigjim kufijsh”, ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve ballkanike Daniel Serwer.

 Pyetja qëbajnë qytearët, a po kthehet Serbia permes pushtetarëve tanë mbeshtetës dhe komplotist, teresisht në Kosovë,edhe permes Asociacionit të Komunave serbe, ku tanime draft statuti është dorezuar në Bruksel, nderkaq që qeveriai nformatën për te do ta marrë vetëm pasi ai t`u jetë dorëzuar autoriteteve të Brukselit nga ana e ekipit menaxhues serb  për themelimin e asociacionit, ekip ky i përbërë nga 4 serbë.

 Si dhe pse  na e kthyen kjo klase politike tradhtare e komplotiste dhe  e tejinkriminuar e pushtetarëve, Serbinë “këmbëkryq” në Kosovë, edhe permes statutit të ri të asociacionit të komunave serbe, i cili tashmë është në përfundim të hartimit dhe i cili synon e kerkon edhe mundësinë e ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive.
 
Deri kur populli do te heshte dhe do te vazhdoj të toleroj pazaret mbi dhjetevjeqare të pushtetareve “tygjare e komplotiste” duke filluar nga presidenti e duke perfshire te gjithë pushtetarët e tjerë, për të rrezikuar kështu edhe fundin e shtetit të Kosovës, vetëm  e  vetem që këta detyrimisht të shpetojnë nga gjykata speciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...