Është për t'u çuditur mentaliteti i këtyre liderëve të cilët po thonë së në dialog më Serbinë duhet të mbyllet dhe priten kompromise të dhimbshme. A nuk ju mjaftoi Pakoja e Ahtisarit kësaj elite politike, e cila në brendësinë e saj pos fjalës pavarësi asgjë nuk pati në favor të popullit shqiptar, nga shumica na shndërroi në pakicë, na benë shtet multi etnik, duke i favorizuar pupullin pakicë serb, pako e cila serbët i bënë superior dhe popullin shumicë shqiptar i diskriminon në çdo aspekt.
Deri kur do t'i prijnë karnavalit këta individë të pa dijshëm, të cilët në gojën e tyre e kanë fjalen kompromis dhe asnjëherë nuk e dinë se normalizimi i raporteve shtetërore dhe i fqinjësisë së mirë krijohet me reciprocitet e jo me kompromise të dhimbshme. Ne pranuam pakon e presedentit Ahtisari, pa e lexuar, pa e ditur përmbajtjen e saj, pako e cila i mashtroi të pa dijshmit më fjalën pavarësi, ku popullit shqiptar 'ia vrau ëndrrën e bashkimit kombëtar, nga 97% e populluar më shqiptar e shndërroi në shtet multi etnik, iu dha serbëve të drejtën e vetos, që Kosovës t'ia paralizoi të gjitha rrugët drejt shtetndërtimit, drejt antarësimit në institucionet EuroAtlantike, kompromise të cilat tash e disa vite e kanë bllokuar formimin e ushtrisë.
Çka mund të ketë më të dhimbshme si kjo pako, çfarë kompromisi tjetër do të lind tash, ndoshta edhe shpallja e autonomisë për serbët në komunat që jetojnë, pavarësisht asaj se ne i kemi krah edhe Londrën, Berlinin, Washingtonin po qesim hapa të gabuar, duke e fuqizuar vetën në dëm të shtetit. Apo mendojnë këta liderë se kompromiset e reja mund ta dëmtojnë funksionalizimin e shtetit, gjithashtu ndarja e brendshme përmes një entitetit ashtu siç kërkojnë me asociacion është shumë e rrezikshme, sepse liderët tanë kanë prerë pa e matur, me atë matësin e paushalit apo si thot populli me “Tahmin”, duke harruar së Kosova nuk ka më hapësirë për kompromise. Çdo ditë po provokohen qytetarët nga liderët me fjalë të ndryshme si ndarje, shkëmbim territoresh, autonomi për serbët në veri, korrigjim i kufijve, karta shumë të rrezikshme, cila do nga këto që qitet në tryezë mund ta rihap çështjen e statusit. Mos ta harrojmë amanetin e atyre që ranë për më të shtrejtën liri, e jo ta bëjmë gabimin siç e bënë me Maqedoninë dhe Malin e Zi, duke falur territore.