Kur dështimet e instancave politike iu faturohen policisë së Kosovës

Opinione

Kur dështimet e instancave politike iu faturohen policisë së Kosovës

Nga: Mihane Hoxha – Hana Më: 12 gusht 2018 Në ora: 18:31
Mihane Hoxha – Hana

I.

Viteve të fundit apo më saktë ditëve të fundit Policia e Kosovës, është bërë target i fyerjeve dhe sharjeve nga individë qëllimkeq, të cilët po mundohen të shtrembërojnë “funksionin” e kësaj organizate.

Të gjithë e dijmë që objektivat e Policisë së Kosovës, janë: të mbrojë jetën dhe pronën, të mbaj rendin dhe qetësin publike, të parandalojë dhe zbulojë krimin, të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, t’i trajtojë në mënyrë të  barabartë të gjithë qytetarët pa dallim race, ngjyre, religjioni, gjinie dhe moshe.  Gjithashtu e dijmë fare mirë që PK është një hallkë në sistemin e drejtësisë, me këtë dua të them rastet e natyrave të ndryshme nuk fillojnë e mbarojnë vetëm nga policia mirëpo në të përfshihen dhe mekanizma tjerë si prokuroria, gjykatat, qendrat sociale përkatëse etj.. Andaj, nuk është etike që t’u drejtohet gishti dhe të njolloset kontributi dhe uniforma e kësaj policie, uniformë kjo e cila meriton respektin tonë maksimal.

Fatkeqësitë janë prezente në secilin vend madje edhe në shtetet më kapitale, por para se të fajësojmë tjetrin për mos veprim adekuat, le të bëjmë pjesën tonë që na takon, të japim kontributin në parandalimin e dukurive të këqija duke bashkëpunuar pikërisht me forcat e rendit.

Është për të ardhur keq sesi disa femra të cilat më mirë se to askush tjetër nuk e njeh natyrën e policisë, sakrificat dhe problemet që Policia e Kosovës, ballafaqohet në 24 orë, në katër stinë,  dhe pikërisht ato zonja bëjnë “fushatë” kundër dhe mundohen që të ndjellin urrejtje tek masa për uniformën që bartë simbolet e shtetit të Kosovës. Në mesin e tyre është edhe ish presidentja Atifete Jahjaga. Krejt po harron znj. Atifete Jahjaga, që sa ishte edhe vet nën petkun e kësaj uniforme kanë ndodhur vrasje të femrave dhe dhuna në familje ka mbizotëruar më shumë se kurrë. E në anën tjetër Mimoza Kusari, e cila në shtatorin e vitit 2015 ka qenë e siguruar 24 orë, pikërisht nga këta djem e vajza që sot ajo shpreh mllefin, ku sipas saj Policia e Kosovës  po neglizhon rastet e paraqitura të femrave të cilat po ballafaqohen me dhumë familjare e që po përfundojnë të kanosura… E njohim fare mirë Mimozën e cila është gjeloze karshi femrave të suksesshme, kurse në fatkeqësitë e tyre marshon duke ia numëruar “dështimet” policisë!

Secili nga ne në ditët e sotme ballafaqohemi me probleme qoftë familjare apo shoqërore, por është e pamundur të kemi “polici për kokë banori”.

II.

Si ka mundësi, ne si shoqëri asnjëherë nuk organizuam “protestë” për të përkrahur Policinë e Kosovës, e cila ballafaqohet me kushte jo të mira pune.  Policia e Kosovës, akoma punojnë pa shërbime shëndetësore, gjithashtu akoma nuk është miratuar ligji për pensione i cili dotë ulte moshën e policisë, e kjo do të kontribuonte në një polici më efikase, ku vlen të theksohet që një ligj të tillë e “gëzon” FSK-ja.

III.

Jeta e Policisë së Kosovës është në rrezik edhe nga makinat të cilat ju ofrohen përmes tenderëve dyshuese, jo serioz, pra tenderë që kanë lidhje me ngërzitë e politikës – pushtetit.

Për të qenë më e qartë;  në muajin maj të këtij viti Policia e Kosovës është pajisur me 58 makina patrulluese (tipi skoda), ku gjatë servisimit këtyre makinave iu është vendosur një pajisje (nuk e di saktë sesi e ka emrin kjo pajisje, në anën e pasagjerit ), e cila bën matjen apo tejkalimin nga ana  e qytetarëve. Pra, kjo pajisje ka një gjerësi të tepruar, që në rast të ndonjë aksidenti polici që është i ulur në anën e pasagjerit mund të përfundon me fatalitet. Do të thotë, kjo pajisje ka kosto të lartë, e kundërligjshme dhe vdekjeprurëse.

Ky është shkrim personal i imi në cilësinë e qytetares, domethën jo në cilësinë e gazetares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat