A munden shqiptarët e Kosovës me mbledhë veten edhe një herë – për të fundit herë?

Opinione

A munden shqiptarët e Kosovës me mbledhë veten edhe një herë – për të fundit herë?

Nga: Jakup Azemi Më: 13 gusht 2018 Në ora: 12:48
Jakup Azemi

Që nga prezantimi i pakos së Ahtisarit në vitin 2007 për statusin e Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë në shkurt 2008, nuk e di nëse diçka tjetër të ketë ngritë emocionet e shqiptarëve sikur propozimi i ditëve të fundit i presidentit Thaçi për ridefinimin (titull pezhorativ për ndarje) e kufijve të Kosovës me Serbinë.

Nuk ka shqiptarë, dhe ndoshta as serb, të cilët po të pyeteshin nuk do të deklaroheshin për një zgjidhje të problemeve midis dy kombeve një here e përgjithmonë, dhe të dy kombet të jetojnë në fqinjesi normale dhe pa frikë nga njëri-tjetri. Prandaj, ne këtë kontekst, edhe mundë të shqyrtohet propzimi i presidentit Thaqi. Por, ashtu siq kan observue shumica e analistëve, ky propozim nuk është original i presidentit Thaçi, por vjen si rezultat i pa-aftësisë së tij dhe establishmentit në fuqi për të qenë më kreator në bisedimet tashmë të stërgjatura me Serbinë, por është rezultat i një kompromisi të tij (dhe Edi Ramës) me palën serbe.

Deri tani pala shqiptare nuk ka qenë në gjendje të imponojë zgjidhje të favorshme për Kosovën në bisedimet me palën ndërkombëtare dhe atë serbe. Rezultat është progresi dhe  kohezioni vazhdueshëm i çështjes së associacionit të komunave serbe në Kosovë.

Pak histori rreth propozimit ë asociacion të komunave serbe!

Kurë asoekti i rregullimit të statusit të serbëve të Kosovës ishte shpalosë si pjesë e propozimit të Maarti Ahtisarit, një pjesë e analistëve dhe publikut ishte deklarue kundër associacionit. Por pjesa më e rëndësishme e establishmentit politik, (ekipi negociator, etj) e kishin pranue idenë duke konsiderue si zgjidhje të paevitueshme, pasi vinte nga Marti Ahtisaari, i cili kishte sjelle nje pako si kompromis midis shteteve që atëherë përbënin grupin e kontaktit. Segmentet të cilat e kundërshtuan atë, përfshirë edhe autorin e këtij teksti, deklaruen që ky associacion do të jetë mollë sherri në të ardhmen dhe do të paraqes probleme serioze për Kosovën. Përmes associacionit, Serbia do të shkaktojë probleme në mënyre të përhershme në Kosovë, kishim deklarue atëherë.  

Vetvedosja ishte e vetmja force politike në vend e cila e ngriti këtë çështje si rrezik potencial në nivel publik. Por, në momentin kurë përkrahja e opinionit filloi të kalonte në anën e argumentimit të VV, Tina Kajdanov, ish-përfaqësuese e ShBA-ve në Kosovë e deklaroi VV si “armike të së ardhmes së Kosovës”. Sakaq, opinion publik ndryshoi!

Qëllimi këtu nuk është të kritikojë qëndrimin amerikan, e as të i thur lavdata VV, por vetëm të vëjë në spikamë lehtësinë me të cilën opinionin publik Kosovar/shqiptar kishte evolue për një çështje aq fundamentale! Duhet theksuar që ka munguar, dhe vazhdon të mungojë një qasje kritike (vendimtare) nga ana e opinionit publik në Kosovë për çështjet me rëndësi vitale për kombin, që sigurisht duhet të jete edhe si rezultat i një lodhjjeje intelektuale dhe fizike, si pasojë e ballafaqimit me Serbinë për një kohë shumë të gjatë.

Si të kthehet situata e “ri-definimit” të kufijve në një moment të favorshëm?

Kjo situatë mundet, dhe duhet kthyer në një moment të favorshëm. Ajo çfarë mund të hetohet nga propozimi i Thaçit/Ramës dhe Vuçiqit demonstron një lëvizje të opinionit, e mbase edhe potencialisht munësinë e dryshimit të qëndrimit të qarqeve të vendim-marrjes në Europë, dhe mbase edhe në administratën e presidentit Trump, lidhur me zgjidhjen e dallimeve midis Prishtinës dhe Beogradit. Shqetësues mund të jetë qëndrimi eventual i ShBA-ve, në radhë të pare, por edhe kjo mundë ketë përgjigjjen. Muajve të fundit SHBA-t, nën drejtimin e presidentit Trump kanë ndërmarrë një seri vendimesh dhe aksionesh diplomatike me synim normalizimin e marrëdhënjeve me Rusinë. Prandaj, nuk do të ishte befasi, sikur një kompromis me palën ruse të jetë arrirë edhe lidhur me rastin e Kosovës. Indikative për një mundësi të tillë është vet qendrimi i ambasadorit Delawie i cili jo vetëm nuk e kundërshtoi propozimin e Thaqit, por me një far doze gati edhe e stimuloi atë.

Por, kjo nuk do të thot qëndrimi amerikan rreth Kosovës të ketë ndryshue në realitet. Vet Departamenti i Shtetit (US State Department) duket që nuk ka një qendrim në unison me administratën e presidentit Trump në shumë çështje. Javen e kaluar (S.D) aprovoi sanksione kundër Rusisë pa aprovimin e presidentit Trump, i cili e kaloi çështjen në heshtje!

Prandaj, nëse qëndrimi amerikan rreth Kosovës në dukje ka ndryshuar, nuk do të thotë që në realitet të ketë ndodhë ashtu. Së paku ende jo!

Por, ajo çka është më e rëndësishmja nga krejt saga e “ri-definimit” të kufijve, është të kuptuarit që qëndrimet ndërkombëtare nuk janë rigjide. Ato evoluojnë varësisht nga ndryshimet e konstelacioneve politike, ekonomike, gjeo-strategjike etj., por edhe ndryshimeve të elitave të vendim-marrjes. Në këtë kontekst, pala kosovare duhet të mësoj dhe të shfrytëzoj ndryshimet e qëndrimeve të fuqive ndërkombëtare. Nëse ato, ndryshokan për një qështje aq madhore, siç është ajo e modifikimit/ndryshimit të kufijve, pse atëhere të mos ndryshoj rreth modifikimit të rregullimit të statusit të serbëve të Kosovës – ri-shikimin, deri tek eliminimi i plotë i asociacionit të komunave serbe në Kosovë, i cili paraqet problemin kryesor për mungesën e një normalizimi të tillë. Trajtimi i barabartë/simetrik i pakicave respective, serbe në Kosovë dhe shqiptare në Luginën e Preshevës është zgjidhja e vetme dhe afatgjatë e dallimeve midish dy kombeve, e jo “ri-definimi”/ndarja.

Por, për një qasje të tillë nevojitet një evoluim i qëndrimit të palës kosovare. Kjo mundë të arrihet në dy mënyra: njëra, me një presion të madh public, në formë të protestave dhe debateve publike dhe me qëndrime nga institucione politike e akademike dhe të shoqërisë civile; dhe tjetra, me ndërrim të qeversjes – zëvendësimin e elitës politike aktuale. Që të dyja format kërkojnë domosdoshmërisht ri-energjizimin (mbledhjen e vetes) të popullit shqiptarë të Kosovës edhe një herë – për të fundit here, duke i dhënë shtysën e fundit zgjidhjes së problemeve madhore të vendit. Nëse nuk bëhet kjo, ai (populli) do të mundë të pendohet, për humbjen e kësaj mundësie plotësisht legjitime. Kjo elitë nuk do të arrij ta bëj këtë në mënyrë fatlume. E kundërta është e vërtetë. Po ashtu, letargjia e stilit “s’ del hajr prej këtyre njerëzve në pushtet”, por duke qenë pjesëmarrës në jetën publike, ekonomike, dhe politike, pa gjenerue ndryshime, nuk mjafton më tutje. Koha është për të imponue ndryshime.

Për fund, qeverisë së Shqipërisë po ashtu duhet dhënë një mësim kundër përzierjes negative të saj në qështjet madhore që kan të bëjnë me Kosovën, por kjo është një temë në vete, dhe duhet trajtue veçant një here tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat