Referendumi është interes i përgjithshëm dhe gjithëpopullor - Bota Sot
Referendumi është interes i përgjithshëm dhe gjithëpopullor

Opinione

Referendumi është interes i përgjithshëm dhe gjithëpopullor

Nga: Halim Hyda Më: 14 gusht 2018 Në ora: 18:37
Halim Hyda

Për herë të parë pas 27 viteve pavarësi në Republikën e Maqedonisë, u ipet rasti gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë nacionale të tregojnë se janë për të ardhmen dhe perspektivën e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Ky është një rast i veçant dhe mundësi e vetme për të cilën duhet të dalin të gjithë qytetarët në Maqedoni dhe në Diasporë dhe ti thonë po Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonis dhe Greqisë. Po për NATO dhe Bashkësinë Europiane. Për një perspektivë të re në familjen e përbashkët europiane. Për një perspektive të Re për rininë dhe gjithë popullatën e vendit. Duhet ti thuhet jo politikave dhe partive politike që dojnë të bëjnë hamulli në popullatë se nuk është koha e duhur për referendum. Nuk ka shumë kohë për të humbur dhe për tu marrë me vetvehten.

Kësaj marrëveshje i qendron mbrapa Vashingtoni dhe Brukseli. Të gjithë ata që mendojnë ndryshe kokën e kanë të kthyer nga Moska.

Anëtarësimi në NATO dhe BE luan rolin kyç për ngritjen e ekonomisë së vendit dhe stabilitetin rajonal dhe me këtë ngritet interesi i kompanive të huaja për investime në vend.

Me këtë shkrim të shkurtër i drejtohem gjithë qytetarëve të Maqedonisë e me theks të veçant qytetarëve në diasporë – Zvicër.

Web adresa për tu regjistruar për votim: https://dijaspora.sec.mk/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test