Karakteristikat e tregut të punës dhe politikat e punësimit në Kosovë 2002-2013 - Bota Sot
Karakteristikat e tregut të punës dhe politikat e punësimit në Kosovë 2002-2013

Opinione

E premte, 16 nëntor 2018

Karakteristikat e tregut të punës dhe politikat e punësimit në Kosovë 2002-2013

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 17 gusht 2018 Në ora: 16:58
Artan Haziri

Hyrje

Niveli i zhvillimit ekonomik të Kosovës reflektohët më një ngecje të shumë parametrave ekonomik në vend  gjë që rezulton edhe në ngulfatjen e tregut të punës si sfida më  e madhe në Kosovë.

Nuk do mend se aspekti më shqetësuës i tregut të punës në Kosovë është shkalla e lartë e papunësisë e cila reflektohët më probleme të shumta në shoqërinë kosovare.

Tregu i punës në Kosovënga përiudha 2002 deri në 2013 në vazhdimësi është përciellë më një sërë anomalish të ndryshme të cilat kanë quar në ngritjen e shqetsimeve për popullsinë e Kosovës të cilat janë reflektuar jo vetem nga të papunët por edhe të pjesa aktive e popullsisë e cila në mungesë të funksionimt të kontratës kolektive, mosfunksionimit të sindikatave,nivelit të ulëtë te pagës mesatare si dhe një sër shkeljesh së të drejtave të punëtoreve gjithënjë e më tepër po thellon hendekun e zhvillimit të tregut të punës.

Kosova është vendi më shkallën më të lartë të papunësisë në rajon e cila sillët rreth 50%. E kur kihet parasysh edhe përbërjen e kontigjentit të punës siq është popullsia shumë e re e cila çdo vit bën që të rritet kontigjenti i punës e në mënyrë paralele me këtë edhe të rritet edhe shkalla e kërkesës për punë si dhe emigracioni si karakteristikë në vete, atëherë qasja duhet bërë shumë më serioze.

Shkalla e papunësisë sipas ESK ka shenuar rritje prej vitit 2002 e deri në vitin 2012 më një mesatare të përqindjes rreth 0.8% për vit. Kjo përqindje në fillim ishte më e ndjeshme mirëpo nga viti 2005 ka filluar të kët një rritje më të vogel.

Nga të dhënat statistikore shohim se papunësia më e lartëështë të përsonat në moshë të re (16-24 vjec), kjo moshë përfshinë rreth 40% të numrit total të papunëve. Poashtu shkalla e papunësisë paraqitet tepër e lartë edhe të femrat edhe pse nuk jane shumë aktive. Duke parë këto të dhëna kuptojmë se papunësia në Kosovëështë kryesishtë afatgjate e që vlerësohët se rreth 80% e të papunëve janë të papunë afatgjatë për më shumë se 12 muaj.

Kjo gjëndje e papunësisë si duket do të mbetet për një kohë të gjatë sfida kryesore e ekonomisë dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Për ta bërë më të qartë këtë gjëndje marrim të dhënat e departamentit të makroekonomisë në kuader të ministrisë sëekonomisë dhe finanacave që tregon se për të mbetur në nivelet e njëjta të tanishme papunësia duhë që të ketë një rritje reale të Bruto Produktit Kombëtar prej 4.7%, ndërsa nëse deshirojmë përgjysmimin e të papunësisë deri në 2025 do të duhej një rritje reale e Bruto Produktit Kombëtar më shumë se 7.3%.

Zhvillimi

Tregu i punës në Kosovë karakterizohët më disa karakteristika që e bëjnë të dallojë nga vendet tjera të rajonit. Ajo që e bën ketë dallim është se nga të gjitha të dhënat tregohët se një e treta e popullsisëështë nën moshën 16 vjeqare dhe mbi 50% është deri në 24 vjeq . Pra ajo që ndikon në nivelin e papunësisë nga viti në vit është hyrja e madhe e të rinjeve në tregun e punës edhe pse emigracioni i lartë mundohët që të zbus një gjëndje të tillë prap se prap ndikimi i hyrjeve nuk mund të zbutët.

Për shkak të karakteristikave të veqanta të tregut të punës nëKosovë  siq është popullsia shumë e re atëherë nga kjo kuptojmë se ata të cilët janë të papunë janë të moshës 16-24 vjeq që e përben rreth 40% të numrit total të papunëve. Shkaku për këtëështë ajo që cekem më lartë për shkak se ata për herë të parë hyjnë në tregun e punës. Këtë mund ta shprehim edhe përmes kësajë tabele.

Struktura e moshës së të papunësuarve

Image

 

 

Papunësia si një smundje e rëndë makroekonomike është shkaktar domethënës i varfërisë në një vend. Më 2004, pagat përbënin 55.2 përqind të të ardhurave mujore të ekonomive familjare, ndërsa remitencat në të gatshme nga jashtë përbënin13.2 përqind ndërsa 10 përqind ishin burime të paspecifikuara të të ardhurave

. Sistemi i mbrojtjes sociale në Kosovë përbëhet nga beneficionet e asistencës sociale, sistemibazik pensional dhe pensioni invalidor, të komplementuara me skema speciale për invalidë të luftës

. Shpenzimet për transfere sociale janë baras me 27 përqind të buxhetit publik dhevlerësohet të pësojnë një rritje vjetore prej 3 përqind gjatë periudhës 2008-20013 (nga 113 mil. €në 125 mil€).

Reformat fiskale dhe buxhetore të ndërmarra qysh më 2001 kanë gjeneruar fitime domethënëse vendore, që i ka mundësuar Kosovës të rrisë shpenzimet buxhetore, pavarësisht zvogëlimit të donacioneve nga donatorët. Ndërmjet viteve 2003 dhe 2004 rritja e shpenzimeve kapitale dhe në paga e rroga publike – këto të fundit janë rritur për 20 përqind – rezultuan me një deficit fiskal prej 5.4 përqind të GDP-së. Të dhënat nga mbledhja e tatimeve zbulojnë se mbi tri të katërtat etë hyrave mblidhen në pika kufitare dhe vetëm 11 përqind në nivel komunal.

Sektori i ndërmarrësisë në Kosovë dominohet nga mikrondërmarrjet. Shumica e firmave janë të organizuara në formë të ndërmarrjeve me pronësi vetanake apo partneritete me më pak se pesë punëtorë, dhe ku 75.2 përqind të tyre janë biznese individuale. Në bazë të të dhënave nga zyra e regjistrimit të bizneseve, përqindja e aktiviteteve prodhuese ka pasur një rritje gjatë pesë viteve të fundit me rreth një deri në dy përqind në vit. Më 2005 janë regjistruar rreth 54,000 ndërmarrje, 57 përqind të tyre në tregti, hotele e restorante; 8.7 përqind në prodhimtari dhe më pak se 1.6 përqindnë bujqësi.

Informatat rreth kontributit të sektorit të prodhimtarisë në GDP janë jo të plota për shkak tëmungesëës së regjistrimit të ndërmarrjeve prodhuese dhe informatave të pakta rreth ndërmarrjeve publike e shoqërore (NP-ve dhe NSH-ve). Këto dy llojet e fundit të ndërmarrjeve përballen me probleme si asetet e demoduara, performanca e dobët financiare dhe marrëdhëniet e paqarta të punësimit. Më 2003 vlerësohej se ekzistonin rreth 16,000 punëtorë aktivë në NP dhe rreth 18,000 në NSH, me një numër pothuaj të barabartë të punëtorëve në pushim administrativ14. Likuidimi ikëtyre ndërmarrjeve dhe spin-off-i i aseteve të tyre filloi më 2005, ku gjatë të të njëjtit vit u shitën rreth 239 ndërmarrje me një kapital prej €160 milion.

Kosova është vendi më shkallën më të lartë të papunësisë në rajon e cila sillët rreth 50%. E kur kemi parasysh edhe përbërjen e kontigjentit të punës siq është popullsia shumë e re e cila çdo vit bën që të rritet kontigjenti i punës e në mënyrë paralele me këtë rritet edhe shkalla e kërkesës për punë, domosdo fillimisht duhët ngritur disa shqetsime të cilat e karakterizoinë tregun e punës gjatë viteve 2002-2013

Aspekti më shqetësuës poashtu janë edhe politikat joadekuate të udhëhequra nga institucionet përkatëse deri më tani apo thënë qartë mostrajtimi i plotë i problemeve të krijuara nder vite dhe grumbullimi dhe zgjidhja e  tyre që po bëhet qdo herë e më komplekse.

Lidhur më këtë do të përmendim disa karakteristika që ndër vite e kanë përcjellë ekonominë e Kosovës nga e cila në mënyrë direkte është e prekur edhe tregu i punës.

Shtrengimi i taksave –sidomos në sektorin privat duke filluar nga prodhimi apo imorti i lëndës së parë e deri të produktet finale , ka bërë që ky sektor si rrjedhojë të këtë zvoglimin e numrit të punëtorëve  ose edhe nëse nuk është zvogluar numri i punëtorëve atëherë shumica e punëtorëve është përballë dhe përballët më problem dhe shkelje të të drejtave të tyre në mënyrë të vazhduëshme.

Karakteristikë tjetër është mos harmonizimii një politike të përshtatshme makroekonomike për të siguruar kushte të favorshme të veprimit të tregut të punës në aspektin kombëtar, i cili do të krijojë vende të reja të punës por edhe që të krijojë vazhdimësi për vendet e tanishme të punës.

Oraret e stërgjatura të punës , pagat e ulëta, ndërprejët e punëve sezonale janë faktorët kryesor të cilët qojnë në keqësimin e gjendjës psokologjike dhe fizike të popullsisë e cila qdo ditë përballët më shqetsime, depresione edhe smundje më pasoja afatgjata të cilat janë një kosto në vete për individin,familjen dhe shoqërinë në përgjithësi.

Mos aplikimi i reformave arsimore apo mungesa e strategjive afatmesme dhe afatgjata për arsimimin profesional i cili do të mund të pregadiste kuader të kualifikuar dhe adekuat për vetë punësim sidomos në sektorin e agrobisznesit.

Nga të gjitha këto që u përmenden më lartë shohim se nga përiudha 2002 deri në 2013 nuk kemi ndonje straregji të punësimit më objektiva dhe priorite konkrete të cilat do të shtonin motivin dhe pritjën për të ardhmen e afërt që do të mund të ulët apo të paktën të zbutët niveli i papunësisë në Kosovë.

Duke pasur parasysh specifiat e Kosovës në aspektin e resurseve natyrore të cilat paraqesin potenciale të konsiderueshme për një zhvillim të kënqëshëm ekonomik dhe njëkohësisht për një treg të punës të favorshem shfrytëzimin e tokës punuese e shohim si një zgjidhje e cila do të ndikonte në uljën e papunësisë.

Territori i kosovës përfaqësohët më 53% tokë bujqësore, 41% është tokë pyjore dhe 5.2 është siperfaqe tjetër. Andaj duke shfrytëzuar këtë fond të tokës duhët kushtuar vemendje të madhe promovimit të bujqësisë (agrobiznesit) dhe aftësimit profesional si një mundësi e vetëpunësimit.

Lidhur më këtë, rekomandimet janë strategjike dhe konkrete të cilat përafërsisht i kan ndjekur vendet e rajonit edhe pse më specifika të ndryshme;

Hapja e vendeve të reja të punës është njera ndër sfidat më të rënda më të cilat ballafaqohët një ekonomi e një vendi, mëgjithëatë duhët bërë përpjekje të vazhdueshme që të arrihët një gjë e tillë e për kët duhët hartuar një strategji punësimi të planifikuar më objektiva dhe prioritete;

Përmirësimi i përformances së rrjetit të shërbimeve të punësimit brenda kapaciteteve ekzistuese;

Investimi në kapitalin njërzor në mënyrë të vazhduëshme është njëra nga prioritetet e organeve qeverisëse;

Përmirësimi dhe formimi profesional gjatë gjithë jetës;

Hartimi i programeve për hapjen e vendeve të reja të punës dhe mbajtjën e atyre ekzistuese;

Krijimi i një klime pozitive për zhvillimin e biznesit dhe investimeve, rritja konkurrencës në mes të SME-ve fillimisht në tregun vendor e më pastaj në atë rajonal dhe global, duke aplikuar zhvillimin e teknologjisë dhe informacionit;

Reduktimin e barrjerave administrative dhe krijimin e lehtësirave për biznesin;

Ngushtimin e fytit të sektorit informal.

Duke i ndjekur keto rekomandime, tregu i punës do të mund të bëhet shumë atraktiv dhe i favorshem për të gjithë punëkërkuesit si dhe për të punësuarit aktual të cilët energjitë e tyre do ti kanalizonin më produktivtet të lartë në punë.

Është karakteristikë se punësimi në sektorin publik në Kosovëështë i ngrirë deri në vitin 2015 kështu që barra kryesore për absorbimin e armatës së të papunëve pa dyshim që i i bie sektorit privat sepse korniza buxhetore e shpenzimeve 2013-2015 nuk parashe një gjë të tillë. Për të ndodhë një gjë e tillëështë e nëvojshmë që të kriohën mundësi më të mira për bizneset në mënyrë që të rritet punësimi.

Shikuar nder vite sektoret sekondare dhe terciare kanë pasur renie në numër të vendeve të lira të raportuara perveq sektorit primar i cili ka pasur ngritje sidomos per vitin 2008 që ishte 3% dhe viti 2009 në 17% që edhe për vitet në vazhdim trendet kanë qënë shumeë të ngadalta që nuk do të jepte ndonjë shpresë që për një të ardhme të afert të mund të krijonte ndonjë shpresë pozitive drejtë zbutjes së nivelit të papunësisë .

Përfundim

Duke analizuar tërë atë që u përmend më lartërreth tregut tëpunës në Kosovë konkludojmë se shkalla e lartë e papunësisëështë si rrezultat i ekonomisë jo të zhvilluar ku në masë të madhe mbetet mosshfrytëzimi i fuqisë punëtore në disponim.

Kosova duhët të krijoj politika favorizuese për tërheqjen e kapitalit të jashtemnëmënyrë që të shfrytzohën përparësitëqë ofrohën sidomos në aspektin e popullsisë së re.

Orientimi strategjik i ekonomisë kosovare duhët të jetë politika shtetrore e favorizimit të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si gjenerator të zhvillimit ekonomik më ç’rast do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës sidomos për të rinjët kosovar.

Poashtu edhe menaxhimi i buxhetit dhe kontrollimi i tije është njëri ndër elementet qënsore sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës sidomos në uljen e shpenzimeve në rrjetin e sigurisë sociale duke u përqëndruar vetëm tek ata që më të vertet kanë nëvojë.

Shfrytëzimi i resurseve natyrore si potenciale të konsiderueshme në zhvillimin ekonomik sidomos i fondit të tokës punuese është një faktor më rëndësi drejt zbutjës së nivelit të papunësisë si një smundje akute në Kosovë që edhe ashtu absorbon numrin më të madh të të puësuarve apo thenë të vetpunësuareve gjatë këtyre viteve.

Duke pasur parasysh shkallën e papunësisë e cila është në korrelacion negativ më nivelin e arsimit duhët ndërmarrë mas drejt rritjës së nivelit kualifikuës për profesine përkatëse që një rol dominuës do të luanin shkollat profesionale në përgaditjen e të rinjeve për lemënjë të caktuar në mënyrë që të rritet produktivitei si dhe vetiniciativa për hapjen e bizneseve dhe vetëpunësime individuale.

Pra i tërë ky proces kërkon një angazhim të tërë aktoreve themelor që operojnë në Kosovë duke filluar nga qeveria, përfaqësusëit e bizneseve , grupeve të ineresit në mënyrë që të hartojnë strategji përkatëse për të mundësuar rritje të shendetshme ekonomike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test