Kundër atyre që kundërshtojnë Bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën - Bota Sot
Kundër atyre që kundërshtojnë Bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën

Opinione

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Kundër atyre që kundërshtojnë Bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 18 gusht 2018 Në ora: 14:58
Skënder S.Kapiti

Ata të cilët janë kundër bashkangjitjes së Luginës së Preshevës, Kosovës Lindore me Kosovën janë edhe kundër Bashkimit Kombëtar pasi Bashkimi kombëtar do të thotë bashkim i të gjithë trojeve shqiptare, ku troje shqiptare janë edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

Me bashkimin e tyre me Kosovën nuk bëhet ndarja e Kosovës por bëhet Bashkimi i Kosovës, pasi Kosova edhe sot pa Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin është e ndarë, prandaj ato duhet t’i bashkohen Kosovës, trungut prej së cilës shovinizmi serbo-sllav i shkëputi, gjë të cilën ashtu sikurse edhe shumë ngjarje e histori të tjera po  themi se nuk i dinë, por edhe , edhe  bëjnë sikur nuk i dinë disa nga ata politikanë, pushtetarë, shtetarë, opinionistë, analistë e media nga Shqipëria të cilët flasin dhe shprehen kundër këtij bashkimi por që kurrë  shumica e po këtyre për të mos thënë  se të gjithë  ata  as nuk duan  Bashkim Kombëtar.

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë pa qenë Lugina e Preshevës  e bashkuar me Kosovën do ta lë Preshevën, Medvegjen dhe Bujanocin përfundimisht jashtë Bashkimit Kombëtar pasi nuk do të jetë më  mundësia për rishikim, korigjim apo ndryshim kufijsh që të bashkohej pastaj Lugina me shtetin shqiptar të bashkuar.

Në Shqipëri filloi të flitet për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën vetëm kur doli në skenë UÇPMB-ja.

Askujt mos t’i duket habi se përse politika ,opinionistët dhe mediat në Shqipëri, shumica e tyre  nuk e duan Bashkimin e Preshevës me Kosovën si dhe pse edhe jo pak politikanë kosovarë janë kundër këtij bashkimi.

Arësyeja kryesore është kjo: se politika e Tiranës në tërësi nuk e do Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por  bashkimi i shqiptarëve do të jetë i pashmnangshëm duan apo nuk duan ata shqipfolës të cilët haptazi por edhe me hipokrizi janë dhe punojnë kundër Bashkimit. 

Politika e Tiranës me shumë finesë punon në mënyrë të tillë që ta provokojë, nxisë dhe ta bëjë si veten e saj edhe politikën e Prishtinës, pra që ta infektojë edhe atë me indiferencën dhe me neglizhencën ndaj Bashkimit Kombëtar.

Koha, patriotët dhe populli shqiptar si dhe aleatët e shqiptarëve, SHBA-të, nuk kanë për t’i pyetur politikën dhe politikanët shqiptarë, por vullnetin dhe të drejtën e shqiptarëve për shtetin e tyre të bashkuar.

Politika e Tiranës ne pergjithesi me djallëzinë e saj dhe me hipokrizi nuk është e vështirë për ta lexuar e kuptuar se ajo ka punuar dhe punon me qëllim që të rritet distanca dhe largësia kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke nxjerrë vonesa, pengesa dhe bllokime e “indiferenca”si p.sh. në marrëdhëniet ekonomike, në dogana ku fakt real është  së fundi edhe vendosja e taksës së rrugës së Kombit  si një kufi e barrierë mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe jo më shumica  nga politika  e Tiranës si pozitë dhe opozitë të jetë e interesuar  dhe se dëshiron bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e jo më Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.

Bashkimi Kombëtar do të bëhet kundër vullnetit të kësasoji politike, pa i pyetur këta të tillët, do të bëhet për inat të tyre sepse atë do ta bëjnë shqiptarët dhe aleatët e shqiptarëve .

Politika dhe politikanët e kundër bashkimit kombëtar  të Tiranës duke e ditur këtë fakt: se Bashkimi shqiptar  është i pashmangshëm bëjnë tjetrën përpjekje, bëjnë  atë që: në këtë Bashkim Kombëtar Kosova të jetë sa më e vogël me popullsi dhe me territore, pasi politika e Tiranës ka bërë edhe politikën e njerkës me shqiptarët në trojet e tyre jashtë shtetit shqiptar që edhe ata i ka shfrytëzuar vetëm për interesa politike e pushteti.

Politika e Tiranës si gjithmonë ka akoma edhe sot vetëm interesin e vet për pushtet dhe jo atë kombëtar, dhe politika e politikanët e Tiranës shpresojnë se Bashkimi Kombëtar me një Kosovë sa më të vogël do t’u mundësonte atyre edhe në të ardhmen dominimin dhe sundimin mbi politikën dhe pushtetin edhe pas Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Prandaj politikës së Tiranës nuk u dhimbset as Çamëria dhe as Mitrovica dhe po prandaj ata nuk e duan as Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.

Politika e Tiranës e shikon dhe i trajton pushtetin, politikën dhe shtetin si prona dhe çifliqe të tyre  dhe prandaj Tiranës nuk i ka interesuar kurrë Bashkimi Kombëtar pasi një Bashkim Kombëtar i shfronëson ata nga të qënurit pronar e çifligar të shtetit e të pushtetit dhe të bërit  prej tyre çfarë ata  duan me to si dhe me pronat ,pasuritë, me pushtetin dhe me drejtësinë e shtetin.

Po për interesa të tilla politike, pushteti e pasurimi, korrupsioni e hajnije ka edhe në Kosovë politikanë dhe pushtetarë  po të tillë të cilëve nuk u intereson as atyre Bashkimi Kombëtar.

Këtë politikë antikombëtare të Tiranës e konstatuan edhe ndërkombëtarët dhe sidomos SHBA, të cilët e detyruan dhe e mposhtën atë dhe politikanët e Tiranës duke i detyruar  ata  me presion që të miratojnë ligjin e VETTING-ut , ligj i cili do ta pastrojë politikën shqiptare edhe prej individëve jo vetëm të korruptuar e të kriminalizuar por edhe prej atyre antikombëtarë dhe antiamerikanë.

Dhe me këtë politikë të tillë për vetëm interes e pushtet personal Tirana deri diku ka infektuar edhe politikën dhe politikanët e Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoni.

Bashkimi kombëtar është sfidë dhe ndëshkim për politikën dhe politikanët shqiptarë  dritëshkurtër dhe pa vizion si të Shqipërisë dhe të Kosovës; Bashkimi do të realizohet si sfidë  kundër  politikës së  interesit personal, korruptiv dhe kunder asaj të pa interesuar për interesin publik dhe kombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test