Dështimi i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare

Opinione

Dështimi i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare

Nga: Shpend Salihu Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:06
Shpend Salihu

Politika e jashtme e Kosovës është duke pësuar fiasko në rrafshin ndërkombëtar si pasojë e mungesës së lobimit dhe avokimit të drejtë në rrafsh ndërkombëtar, si dhe si pasojë e përcarjeve politike në parlament.

Mungesa e kursit të brendshëm politik për luftimin e fenomeneve negative sic janë krimi i organizuar politik, korrupsioni i zyrtarëve të lartë shtetëror që me megalomaninë e tyre, kane akumuluar kapital të lartë finansiar dhe e kanë monopolizuar tregun ekonomik në Kosovë, që përmes shpëlarjes së parave, mundohen ta justifikojnë kapitalin e pistë finansiar që e kanë perfituar në mënyrë të paligjshme si dhe zvarritja e plotësimit të kritereve të brendshme siç janë asociacioni i firmosur nga zyrtarët e lartë shteteror i cili ende nuk u hartua, mandej mungesa e kontrollit parlamentar dhe institucional etj të gjitha janë barriera që ndikojnë në rrafsh ndërkombëtar që ka ngecie të aderimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar.

Derisa kapitali finansiar ndërkombëtar nuk po injekton në ekonominë frigjide Kosovare, kjo është brengosëse, dhe sa i përket liberalizimit te vizave do na duhet të presim edhe një kohë të gjatë pasiqë i kemi treguar opinionit ndërkombëtar se nuk jemi te pjekur të administrojmë pushtetin shtetëror dhe të jemi garant i stablitetit regjional e si të tille nuk mund të depërtojme në rrafsh ndërkombëtar, e pos tjerash klithmat dhe kuazi patriotizmi i disa zyrtarëve shtetëror në Kosovë dhe Shqipëri për krijimin e nje shteti etnik vetëm sa e acaron më tepër Brukselin dhe andaj mungojnë ndihmat dhe përkrahja ndërkombëtare. Duhet të kuptojmë se jemi shumë të vogël të kërcënojme Brukselin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat